A kanė fund koncesionet ndaj nacionalizmit serb?

 

Shkruan : Milazim KRASNIQI

 

Hyrja nė fuqi e Kushtetutės mė 15 qershor 2008, shėnon fillimin faktik tė funksionimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe testimin e mundėsive tė tij, nė klimėn e ashpėr tė rivaliteteve e tė paragjykimeve ballkanike dhe tė kalkulimeve gjeopolitike tė Fuqive tė Mėdha. Fjalėt qė u thanė nga drejtuesit e shtetit tė ri, nė ceremoninė e rastit, lidhur me vlerat e kėsaj kushtetute dhe me shanset e zbatimit tė saj nė tėrė territorin e vendit, patėn nė vete doza tė larta optimizmi. Kjo edhe i shkon njė ceremonie.Por, jashtė Sallės sė Kuqe, ku burra tė veshur si pėr festė, buzėqeshnin nė mėnyrė tė shtirur para kamerave, punėt duken shumė mė tė komplikuara dhe mė pak tė shtirura. Zbatimi i Kushtetutės sė re nė tėrė territorin e vendit, tash pėr tash, nuk duket nė horizont. Pse?

 

Gjatė periudhės tranzitore nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt e deri nė fuqizimin e saj mė 15 qershor, Serbisė iu lejua mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale edhe nė Kosovė. Si konsekuencė e kėsaj, Serbia tashmė ka konstituuar organe paralele komunale dhe pėr datėn 28 qershor, ka paralajmėruar edhe krijimin e "Kuvendit tė Kosovės e tė Metohisė". Kėto sajesa pushteti paralel, synojnė tė riinstalojnė sistemin kushtetues tė Serbisė nė Kosovė. Edhe nėse nuk e arrijnė kėtė objektiv, ato do tė arrijnė ta minojnė shtrirjen e pushtetit tė organeve legjitime tė Kosovės nė pjesėn veriore dhe nė enklavat serbe nė brendi tė vendit.


Pėr ta evituar konfrontimin, qeverisė sė Kosovės i duhet tė zmbrapset nga zbatimi i Kushtetutės dhe i ligjeve tė vendit e tė lėrė nė duart e UNMIK-ut pėrgjegjėsitė pėr pjesėn veriore dhe pėr enklavat.


Nė kėtė rast, Kushtetuta nuk do tė mund ta zbatohet nė tėrė Kosovėn dhe qeveria e Prishtinės nuk do tė ketė pushtetin mbi njė pjesė tė territorit tė vendit. Prandaj, ėshtė e qartė se lejimi i zgjedhjeve serbe nė territorin e Kosovės ka qenė njė projekt pėr ta minuar pavarėsinė e saj, sipas rekomandimeve tė Beogradit dhe tė Moskės. OKB-ja dhe sekretari i saj, Ban Ki Muni, kanė bėrė lėshime tė rėnda nė favor tė pretendimeve tė Beogradit e tė ambicieve gjeopolitike tė Moskės. Letra e Ban Ki Munit i ka drejtuar kryetarit tė Serbisė, me gjithė ato stisje hipokrite, e zbulon pafuqinė e kreut tė organizatės botėrore.


Por jo vetėm OKB-ja dhe jo vetėm Ban Ki Muni kanė bėrė lėshime tė palejueshme dhe tė pamoralshme. Mospranimi i shtetit tė ri tė Kosovės nga disa shtete tė Bashkimit Evropian, ka krijuar plasaritje edhe nė politikat e kėsaj organizate nė Kosovė e nė drejtim tė Kosovės. Bashkimi Europian u detyrua tė pranojė rikonfigurimin e UNMIK-ut, nė dėm tė mandatit qė i ka parashikuar EULEX-it, si i vetmi organ mbikėqyrės qė do tė duhej tė vepronte nė Kosovės pas 15 qershorit. I preokupuar deri nė njė fiksim psikologjik pas "Serbisė evropiane", si njė kundėrpeshė ndaj njė Serbie realisht dhe efektivisht nacionaliste dhe pro ruse, Bashkimi Evropian, ka bėrė lėshime nė parime dhe nė veprime ndaj Serbisė. Dhėnia e marrėveshjes sė stabilizim- asocimit pėr Serbinė, nė kulmin e fushatės elektorale qė zhvillohej nė atė vend, vlerėsimi se Partia Socialiste e Serbisė mund tė jetė pėrbėrėse e njė "qeverie pro evropiane" nė Serbi, e kanė bėrė Bashkimin Evropian tė flashkėt e tė pamotivuar nė Kosovė dhe pa parime nė raport me Serbinė.


Kėtė dobėsi dhe hipokrizi tė Bashkimit Evropian, Serbia dhe Rusia janė duke e shfrytėzuar nė maksimum. Dėshtimi i aktivizimit tė EULEX-it nė kohėn e duhur dhe me mandatin e plotė, ėshtė disfatė serioze e Bashkimit Evropian nė kėto lojėra politike e gjeopolitike. Prandaj, moszbatimi i Kushtetutės sė Kosovės dhe i mandatit tė EULEX-it, duhet tė shikohen si dobėsi e pėrbashkėt e jo vetėm si dobėsi e institucioneve tė Kosovės.


Por, nuk ėshtė puna se kush ka faj mė shumė e kush mė pak nė kėtė situatė. Puna ėshtė si tė frenohet nacionalizmi agresiv qė vjen nga Serbia nė drejtim tė Kosovės dhe qė po nxitė sėrish urrejtjet ndėr etnike dhe dezintegrimin e njė shteti tė ri, i cili qė nė ditėn e parė tė jetės sė vet ėshtė dėshmuar si faktor i stabilitetit nė rajonin e trazuar.


Ky nacionalizėm serb mund tė frenohet vetėm nėse Kushtetuta e Kosovės zbatohet nė tėrė territorin e saj, duke e filluar integrimin e komunitetit serb nė shtetin e ri. Nėse kjo nuk ndodh, atėherė do tė riciklohen krizat dhe konflikti vetėm sa mund tė konsiderohet i ngrirė.