Identiteti mbi dallimet
Shkruan : Ndue Ukaj
Vizita e kryeministrit tė
Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Kosovės jo
rrallė herė janė trajtuar sipas prirjeve negative duke u shpėrfaq tendenca
pėrēarėse, si dhe njė retorike qė synonte dhe synon tė krijoj ndarjes nė vend
tė bashkėrendimit dhe bashkėpunimit. Njė paradoks i ēoroditur nė vete, qė nuk
gjen pandehmė, edhe pėrkundėr faktit se politika e Tiranės dhe e Prishtinės,
sikundėr edhe populli pėrgjithėsisht gjithmonė kanė ndjek dhe kultivuar njė
linjė kombėtare. Dėgjojmė dhe lexojmė jo rrallėherė teza se Kosova duhet tė
krijoj identitetin kombėtar kosovar dhe ky model i ri automatikisht domethėnė
"ne" jemi kėta dhe duhet tė ndahemi nga "ata", pra tė mos
jemi sikur ata. Kjo ndarje, nė perspektivėn e zhvillimeve globale, nė kohėn e
integrimeve tė gjithanshme nė Europė dhe Ballkan pėr shqiptarėt ka konsekuenca
tejet negative. Madje, pėr mendimin tim ėshtė njė ide krejtėsisht naive dhe
ndaj sė cilės duhet reflektuar me menēuri.
Lexojmė shpeshherė nė shtypin shqiptar,
sidomos nė Kosovė se idetė nacionale tanimė na qenkan tė vjetruara, sė kėndejmi
edhe primitive. Ky soj i interpretimit mė duket qesharak, ngase ėshtė pikėrisht
e kundėrta ajo qė i bėn shtetet perėndimore aq tė fuqishme. Janė idetė
nacionale ato qė i motivojnė italianėt dhe francezėt tė synojnė majat e
kulturės, sportit, ushqimit, dizajnit, ashtu sikurse janė pikėrisht ndjenjat
nacionale ato qė i bėjnė gjermanėt tė jenė superfuqi ekonomike, apo britanikėt
e amerikanėt "policė" tė rendit botėror. Tek ne pikėrisht nga
mospasja e mirėfilltė e ideve dhe ndjenjave nacionale kemi pėsuar deri tash,
duke u bėrė shpeshherė si armiqtė, duke i imituar ata pavetėdijshėm, apo nė
raste me tė kėqija edhe duke u identifikuar me ta.
Ėshtė moment qė ne shqiptarėt tė ngrehim kokėn
lartė dhe tė dėshmojnė botės qytetarinė dhe civilizimin e lashtė, duke
ngadhėnjyer kundruall tė kaluarės sė vrazhdė. E ardhmja varet nga e sotmja.
Andaj nuk duhet abuzuar.
Tė unifikuar dhe duke ruajtur civilizimin tonė
perėndimor, mund tė jemi pjesė respektabile e kombeve tė qytetėruara.