Po ruhet
e forcohet shteti i madh
Shkruan : Bashkim Kopliku
Nė Shqipėri po ruhet e po forcohet shteti i
madh, i nisur pas vitit 1994, i shtuar nga socialistėt gjatė viteve 1998-2005,
dhe i rritur mė tej nga berishizmi, me hipokrizinė e qeverisė sė vogėl. Shteti i madh, jo vetėm qė ndėrhyn aty ku nuk
duhet, por edhe kushton shumė, si nga ana materiale, si dhe nga ana e dėmit qė
i bėn xhepave tonė, por edhe mendėsive tė shoqėrisė sonė.
Shteti i madh ėshtė njė term qė pėrdoret
kryesisht pėr shtetet qė ndėrhyjnė me tepri nė jetėn e individit, nė vendimet e
tij, nė biznes, e kudo, qė janė joeficientė dhe tė korruptuar (qeverisje e
madhe, Big government). Shteti i madh
shoqėrohet rėndom edhe me njė burokraci
tė madhe (shumė nėpunės). Me kėtė
tė fundit do tė merremi sot.
Kemi folur se mėnyra mė efikase e zvogėlimit
tė punonjėseve tė shtetit, ėshtė privatizimi i thellė i ekonomisė. Por sot do tė ndalojmė nė nevojėn urgjente tė
uljes sė numrit tė punonjėsve tė shtetit, kėshtu siē ėshtė, pa pritur privatizimin
e reforma tė tjera, qė po rezulton se tani nuk bėhen mė si nė 1993-94-shin,
pėr disa muaj, por duan disa vjet, bile dhe mbi dhjetė vjet.
Shumica dėrrmuese e punonjėseve tė shtetit
Shqiptar, nuk bėjnė asnjė punė, pra marrin pagėn kot. Raportet globale tė
formės numri i punonjėsve tė shtetit/numri i popullsisė, shpesh shpien nė
opinione tė gabuara, sikur nuk ėshtė se kemi dhe aq shumė punonjės. Kjo sepse detyrat qė kryejnė nėpunėsit e
shtetit nė Shqipėri, ndryshojnė shumė me ato tė vendeve me tė cilat bėhen
krahasimettanėt kanė shumė mė pak detyra. Konkluzionet janė mė tė sakta, nėse
bėhet njė sondazh i punės qė kryejnė nėpunėsit konkretė shqiptarė.
Po tė dėgjosh retorikat e kryeministrave, ku
kampioni i tyre ėshtė z. Berisha, ka rrezik tė tė rrehet mendja, se vėrtetė po
e ulin burokracinė, por nė fakt ndodh e kundėrta: po e rrisin. Merrni njė zyrė tė caktuar, apo njė
ndėrmarrje tė caktuar qė e njihnimos dėgjoni pėrgjithėsimet, apo kėshillat si
mosngatėrrimi me hollėsira tė panevojshme.
Do tė konstatoni se nė shumicėn e
rasteve, numri i tė punėsuarve tė shtetit, ėshtė rritur vazhdimisht, apo sė
paku nuk ėshtė ulur nė proporcion me liberalizimin e ekonomisė.
P.sh., nė Durrės qarkullojnė fjalėt, se numri
i punonjėsve tė administratės sė Portit tė Durrėsit, ėshtė rritur nė nja 200
vetė, pas ardhjes sė berishizmit. Flitet
se puna nė Port do tė bėhej rehat, me maksimumi nja 20 vetė. Pra rezulton se 180 vetė janė kot. E mendoni, se flitet se ata kanė rroga, mbi
50 mijė lekė nė muaj: mendoni se kryeministri ynė sillet rrotull Shqipėrisė,
duke u mburrur se nga fundi i 2009-ės, nė prag tė zgjedhjeve, do tua bėjė
pagat 40 mijė lekė arsimtarėve qė u bie bretku nė punė.
Shihni kėshillat mbikėqyrėse tė SHA shtetėrore
(shoqėritė aksionare, apo ndėrmarrjet qė praktikisht u kanė ndėrruar emrin
kot). Me qindra njerėz qė marrin
shpėrblime (apo paga) kot: pėr pjesėmarrje nė kėshillat mbikėqyrės kot. Themi kot, sepse nėse kėto kėshilla nuk do
tė ekzistonin, praktikisht SHA-tė shtetėrore mė shumė do tė fitonin, sesa do tė
humbnin. Pėr ta kuptuar kėtė fakt, nuk
duhet tė lexoni detyrat e kėshillit, qė gjenden tė shkruara nė ligjin e
shoqėrive tregtare, apo nė ndonjė udhėzim ministrie. Jo, duhet tė ndaloni nė njė ndėrmarrje qė e
njihni, dhe nė drejtuesin e kėshillit, dhe anėtarėt e tij. Do tė shihni se nė shumicėn dėrrmuese tė
rasteve, ata janė ose njerėz kot, ose njerėz qė me punėn e tyre, veēse i
prishin punė ndėrmarrjes. Pra ata, jo
vetėm qė i marrin ndėrmarrjes paratė kot, por edhe e pengojnė ndėrmarrjen
shtetėrore nė punėt e saj, duke futur burokraci, apo duke futur njė komponent
korruptiv nė aktivitetin e sajsecili anėtar i kėshillit, gjėja mė e vogėl, ka
ndonjė tė vetin pėr ta futur nė punė kot.
Ky shtet i pėrgjysmon nėpunėsit e tij fare lehtė:
me njė urdhėr administrativ. E para,
kėshillat mbikėqyrėse duhet tė kenė njė numėr maksimal anėtarėsh prej
tre-vetėsh, dhe shpėrblimet tu pėrgjysmohen.
Kjo derisa tė hiqen fare kėshillat, duke ua deleguar detyrat e tyre, pa
asnjė shpėrblim, nėpunėsve tė dikastereve pėrkatėse, ose tė pushtetit lokal nga
varen SHA-tė pėrkatėse. Kopjimi mekanik
i kėshillave mbikėqyrėse nga vende tė huaja me njė kulturė pune dhe pavarėsie
tė nėpunėsit, krejt larg realitetit shqiptar, ka qenė baza e gafės sė krijimit
tė tyre.
Pastaj, nė ēdo zyrė shtetėrore ku ka disa
vetė, puna duhet tė bėhet me gjysmėn e personave, dhe ku ka vetėm njė person,
tė bashkohen zyrat qė tė krijohen zyra me mė shumė se njė person, qė tė mund tė
hiqen gjysma. Mos tė frikėsohemi, sepse
asgjė nuk do tė keqėsohet nė efikasitetin e shtetit, pėrkundrazi, do tė rritet
eficienca: do tė kryhet e njėjta punė, me kosto mė tė ulėt.
E gjithė kjo burokraci ushqehet nga nepotizmi,
nga klientelizmi: shihni se ata qė futen nė punė tė shtetit, tė gjithė kanė njė
lidhje: ose janė kushėrinjtė e kėtij apo atij, ose janė dhe qė e kanė ndihmuar
gjatė zgjedhjeve, kėtė apo atė. Keni
dėgjuar se ėshtė futur ai/ajo sepse e bėn mirė atė punė? Kurrė, ose nė raste shumė tė rralla.
E kėta parazitė infektojnė tė gjithė shoqėrinė
me dembelizmin e tyre: tė gjithė synojnė tė zėnė njė vend tė rehatshėm nė
shtetin e madh, nė vend qė ti drejtoheshin sektorit privat, ku punohet
realisht. Kjo tėrheqje drejt shtetit,
ėshtė shtuar tani me premtimet e me rritjet tė pagave shumė mė tė mėdha sesa
rritja e ekonomisė, qė po bėn kryeministri aktual, e qė do ti shtojė nė prag
tė zgjedhjeve tė 2009, pa e ēarė kokėn pėr pasojat shkatėrruese, ku inflacioni
ėshtė i parise mos i paguan ai pagat.
Rritja e pagave tė shtetit, po i krijon edhe
njė dumping sektorit privat (rritje artificiale tė tregut tė pagave), gjė qė
faktikisht po bėn qė tė grabitet privatja, dhe tė kanalizohet tek shtetėrorja. Lukunia
e nėpunėsve tė shtetit, ėshtė instrumenti i grabitjes sė privatit, me
tatime-taksa arbitrare, e me gjithfarė pengesash.
E keqja e madhe, ėshtė se kur krijohet shteti
i madh, atėherė ėshtė shumė zor ta zvogėlosh: ai, shteti, burokracia, bėhet njė
pėrbindėsh qė ėshtė shumė i zorshėm tė zvogėlohet. E gjithė ushtria e parazitėve tė punėsuar nė
shtet, do tė bėjnė njė rezistencė tė madhe pėr tė mbajtur vendin e punės:
kėshtu ka ndodhur dhe nė vende mė tė pėrparuara se ne. Nėpunėsit e shtetit janė, si rregull,
militantėt mė kokėbosh tė partisė nė pushtet, qoftė socialistja, qoftė
berishistja.
Ajo forcė politike qė do tė arrijė tė mposhtė
pėrbindėshin shteti i madh, do ti ketė bėrė njė nder tė madh vendit tonėe
keqja ėshtė se akoma nuk po e shohim gjėkundi njė forcė tė tillė: po na mbyt
populizmi.
15.6.2008