ETNONIMI
KOSOVAR DHE KUPTIMI HISTORIK I TIJ
Shkruan: Begzad Baliu
Emri i Kosovės si toponim dhe emri kosovar si
etnonim janė dy elementet onomastike tė cilat do tė mund tė diskutoheshin jo
vetėm duke iu qasur nga aspekti gjuhėsor e historik, por edhe nga aspekti
semasiologjik, shoqėror, politik, diplomatik, motivor etj. Le ti shikojmė
njėherė emėrtimet Kosovė si toponim dhe kosovar si etnonim:
-Kosovė, emėr historik pėr territorin jo aq tė
pėrcaktuar tė Dardanisė antike;
-Kosovė, emėr i krahinės sė Kosovės nėn
regjimin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė;
-Kosovė, emėr i Republikės sė Kosovės nė vitet
1989-1999;
-Kosovė, emėr i sotėm i Kosovės;
- Mala Kosova (Kosova e Vogėl), emėr i njė
pjese tė Kosovės qė kap kryesisht krahinėn e Llapit dhe njė pjesė tė Rrafshit
tė Kosovės;
- Kosova dhe Metohija: nė trajtė
administrative serbe e shekullit XX.
Ndryshe ndodh ndėrkaq me rrafshin historik dhe
gjeografik tė etnonimit kosovar:
-Kosovar: etnonim. Njėri prej etnonimeve
shqiptare, si dibran, mirditor, shkodran, llapjan etj. Nė shumė kėngė shqipe tė
Kosovės, thuhet: Jam shqiptar, kosovar.
-Kosovar: pėrcaktues i popullatės shqiptare nė
territoret e ish-Jugosllavisė nga nėnshtetasit shqiptarė tė Shqipėrisė londineze;
-Kosovar: etnonim i pėrbashkėt pėr tė gjitha
etnitė qė jetonin brenda Kosovės nga regjimi i ish-Jugosllavisė;
Kosovar: pėrcaktues etnik pėr vetveten nga
shqiptarėt e Kosovės sė dėbuar dhe tė vendosur me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare
nė shtetet e treta, pėr tu dalluar nga emri shqiptar (albanian) tė cilėn
administrata ndėrkombėtare nuk e pranonte, prandaj si kompromis ndėrmjet
etnikut jugosllav, (i cili imponohej pėrdhunshėm nė Maqedoni dhe insistohej nė
vendet e treta) arrihej nė kompromisin kosovar;
-Kosovar: pėrcaktues i tė gjitha etnive qė
jetojnė nė Kosovė nga administrata ndėrkombėtare e UNMIK-ut, megjithėse edhe
ky nuk ėshtė stabilizuar plotėsisht.
Nė kuadėr tė fenomeneve motivuese, gjatė kėsaj
kohe ka kaluar edhe vetė etnonimi kosovar. Nėse shikojmė rrugėtimin historik tė
tij, etnonimi kosovar, deri nė fillim tė shekullit XX, ka mundur tė barazohet
me etnonimet e krahinave etnografike: gegė, toskė, ēam, kosovar, drenicas,
labriot, dukagjinas, rugovas, gallapas, llapjan etj., por pas shpalljes sė
pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe pushtimit tė Kosovės nga shteti serb, etnonimi
kosovar nga shqiptarėt e Shqipėrisė sė lirė ka pėrfshirė banorėt shqiptarė tė
mbetur nėn ombrellėn e mbretėrisė serbo-kroato-sllovene qė quhej Jugosllavi.
Pėr tė njėjtit, ky etnonim ka vazhduar tė mbulojė tė gjithė shqiptarėt deri nė
fund tė kėtij shekulli edhe nga politika shtetėrore shqiptare.
Ndryshe nga shqiptarėt e Shqipėrisė londineze,
shqiptarėt e pushtuar nga sllavėt e kanė quajtur veten e tyre shqiptar dhe kur
e kur edhe kosovar, vetėm pėr atė pjesė tė popullatės qė ka jetuar brenda
kufijve tė Kosovės, ndėrsa sllavofolėsit i kanė quajtur me emrin e vjetėr arbanas,
ose edhe shiftari e shiptari (eufemizmė) dhe albanci, nė tė gjitha rastet nė
shkallė tė administratės shtetėrore.
Nė shėnimet gazetareske dhe nė fjalorin
diplomatik tė Europės nga tė huajt etnonimi kosovar ka filluar tė pėrdoret pėr
shqiptarėt qė migruan kėto dhjetė vjetėt e fundit, mbase mė shumė pėr tė
dalluar nga migracioni po kaq vėrshues nga Shqipėria.
Tradita gojore shqipe e ka shqiptar
kosovar dhe anasjelltas: jam shqiptar e kosovar thotė rapsodi, mbase njė
shprehje e traditės, sė ruajtur si italo arbėror dhe italo-shqiptar. E
ndihmuar edhe nga njė ndėrhyrje politie, pas vitit 1981, nė traditėn gojore
emri mal(ė)sor nė shumė raste erdhi e u bė sinonim i
emrit shqiptar. Kėngėtari popullor nė shumė raste pėr toponimin Shqipėri
pėrdorte toponimin Mal(ė)si, ndėrsa pėr etnonimin shqiptar
pėrdorte etnonimin malėsor. Kjo trajtė, megjithėse jo nė administratė,
pėrdorej nė bisedimet e pėrditshme edhe brenda qarqeve politike e shkencore
serbe. Njė drejtues i Bibliotekės Universitare tė Beogradit, duke mė njoftuar
pėr ardhjen e njė punėtori tė ri nė Bibliotekėn e albanologjisė, mė thoshte:
Kemi pranuar njė punėtor nga Mali i Zi, por ai ėshtė malėsor e jo cėrnogorac
(sic!), me ēka mė jepte tė nėnkuptoja se, megjithėse punėtori i bibliotekės ishte
nga Mali i Zi, ai nuk ishte me kombėsi malazeze, por shqiptare.
Etnonimi kosovar u bė pjesė e shtypit tė
pėrditshėm, e fjalorit diplomatik ndėrkombėtar dhe mė nė fund edhe e
dokumenteve personale tė shqiptarėve nga Kosova. Natyrisht, kjo nuk ndodhi nė tė
gjitha rastet. Deri sa nė Shqipėri, nė rubrikėn e dokumenteve zyrtare nacionality
shkruante: kosovar, nė tė njėjtin dokument nė Maqedoni, pėr tė njėjtėn rubrikė,
shkruante: YU (jugosllav), sikur edhe nė tė gjitha shtetet ku punonin
shqiptarėt nga Kosova qė nė fillim tė viteve 60.
Pėrkundrazi, refugjatėt e luftės, si duket,
qenė tė parėt qė e thyen kėtė rregull. Pėr herė tė parė, nė dokumentet me vlerė
ndėrkombėtare, shumė refugjatėt e luftės nuk pranuan tė nėnshkruhen nė
dokumentet e tyre shtetėsinė jugosllave, por kėrkuan qė ajo tė jetė shqiptare-kosovare,
ose kosovare, siē arrihej me kompromis.
Shikuar nga aspekti juridik, me sa dimė ne, nė
kėto dokumente (me vlerė ndėrkombėtare), pėr herė tė parė shtetet ku u
vendosėn tė dėbuarit, brenda sistemit juridik dhe legjislativ tė tyre kanė
pranuar identitetin dhe etninė e kosovarėve, pra, para se tė pranohet shteti i
Kosovės.
Pas mbarimit tė luftės dhe vendosjes sė
administratės ndėrkombėtare, nė Kosovė, disa tė ashtuquajtur teoricientė tė
kombit kosovar, kanė marrė nismėn pėr pėrkufizimin e kombit kosovar. Pėrdorimi
i emrit kosovar nuk ka munguar as nga institucionet ndėrkombėtare, me tė cilėn
ata kanė emėrtuar tė gjitha nacionalitetet nė njė etnitetet tė Kosovės.
Kujtimi i krijimit tė kombit kosovar na kujton
edhe njė tregim nga historia. Sipas disa historianėve, nė vitin 1966, qeveria e
Beogradit kishte arrtitur nė njė vlerėsim tė caktuar sa tė besonte se nė
Kosovė, pėrveē udhėheqėsve politikė, ishte krijuar edhe njė inteligjencė e
mjaftueshme qė ti kundėrvihej politikės dhe kulturorės sė Tiranės, prandaj
duhej krijuar edhe kombi kosovar, e madje edhe shteti i Kosovės.
Pavarėsisht nga historia, shqiptarėt nė Kosovė
duhet tė krijojnė konceptin e tyre rreth etnonimit kosovar, sepse kam
pėrshtypjen qė etnonimi kosovar nga ndėrkombėtarėt ka filluar tė konceptohet
si njė emėrtim qė deri dje mbulonte konceptin pėr etnonimin jugosllav, dhe
mbulonte tė gjitha etnitė e ish-Jugosllavisė. Nė pasqyren e regjistrimit tė
vitit 1972 u krijua njė rubrikė e veēantė nė kuadėr tė tė gjitha etniteteve:
sllovenė, kroatė, malazez, shqiptarė, maqedonas, jugosllavė, serbė, hungarezė
etj. Teoricientėt e krijimit tė kombit kosovar, jo rrallė janė nisur nga konceptet
ēintegruese nė shkallė kombėtare tė dala dhe tė reklamuara shumė dhjetė vjetėt
e fundit pėr gegėt dhe toskėt, pėr Veriun dhe Jugun e Shqipėrisė etj., prandaj
ėshtė e kuptueshme pse mendimet e tyre janė pritur me reagime, me ftohtėsi dhe
madje me frikė.
Njė gjė ndėrkaq ėshtė mėse e vėrtetė. Sot edhe
analistėt qė merren me studimin e ēėshtjes shqiptare dhe ballkanike guxojnė tė
thonė se njė komb i ri po lind. Kjo dėshmon se brenda strukturės sė kėtyre
teoricienėve sot nxisin, kontribuojnė dhe lobojnė edhe njė numėr i caktuar i tė
huajve.
Pėr ne tashmė shtrohet nevoja e diskutimit tė
kėsaj ēėshtjeje me vetėdije kritike pėr tė sotmen dhe me vetėdije historike pėr
tė ardhmen. Ky ėshtė problem kombėtar qė duhet diskutuar me pėrmasat historike
tė ēėshtjes e kurrėsesi me pikėpamje dhe vetėdije krahinore ose rajonale. Ky
ėshtė problem qė do njė diskutim tjetėr, nė studim tė ri.