FISI KARPATIAN KRIJON IDENTITETIN E VET KOMBĖTAR

 

Nė vend se tė forcojmė identitetin kombėtar, ne po e shkatėrrojmė dhe po e pėrbaltim mundin, djersėn dhe gjakun e brezave qė luftuan pėr liri dhe bashkim kombėtar. Ne qė dikur ishim krenaria e kombit dhe flamurtar pėr gjithė historinė e begat dhe tė dinjitetshme, sot po e fundosim duke iu falėnderuar honxho-bonxheve, tė cilėt tė yshtur nga lakmia pėr pushtet e para, kanė marrė guximin tė flasin nė emėr tė popullit. Ne, qė dikur kritikonim krijimin e historisė nė falsitet dhe tė mbėshtetur nga mitet, sot as qė dėshirojmė tė dėgjojmė zėrin e atyre qė i vunė gjoksin furtunave dhe bėjnė thirrje qė realiteti tė mos bishtnohet, por historia tė jetė ajo qė ka ndodhur, sot has nė veshė tė shurdhėr. Njė komb kur mohon historinė e vet dhe gjithnjė e nis nga e para, ai komb ėshtė i dedikuar tė vdes. Ne nuk do tė lejojmė qė nė kėtė hapėsirė jashtė Shqipėrisė londineze tė vdes kjo pjesė e kombit dhe tė zhduken atributet e tij, pėrkundėr pėrpjekjeve tė ndryshojnė rrjedhat historike, tė ndryshojnė gjuhėn dhe atributet tjera kombėtare.

 

Shkruan: Afrim Morina


Fisi karpatian krijon identitetin e vet kombėtar


Dikur njė fis barbar zbriti nga Karpatet pėr tė gjetur tokė pune sa pėr tė mbijetuar. Ky fis dalėngadalė filloi edhe tė krijojė historinė e vetė, duke u thirrur nė legjenda dhe mite. Nėpėrmjet kėtyre krijoi identitetin e vet fetar, kombėtar dhe truall. Ky fis u ndesh me njė civilizim me pėrmasa botėrore qė i kishin rėnė mė qafė tė gjithė pushtuesit, pėr t’ia pėrvetėsuar kulturėn, pėr t’ia hequr gjuhėn dhe pushtuar territorin, por mė tragjikja edhe pėr ta fshirė nga kujtesa e tė gjithėve, se nė kėto troje kishin jetuar dikur ilirėt.

 
Fisi Karpatian krijoi idhullin Shėn Savė dhe e dėrgoi nė qiell, qė nga atje tė merrte porosit fisi nėpėrmjet tij prej Zotit dhe ai u tha, se ju jeni fisi mė i zgjedhur i Zotit dhe keni gjuhė mė tė bukur qė ka ditur Zoti tė krijoj. Kėshtu krijuan identitetin fetar, duke shkatėrruar gjithēka qė nuk ishte e tyre, por pėrvetėsuan tempujt, e ato mė tė vjetrat ua ndėrruar ikonografinė, i shpallėn si mė tė shenjta, pėr mes tė cilave mė vonė mundoheshin tė tregojnė lashtėsinė nė kėto troje dhe filluan tė krijojnė mitin mbi shpirtin, djepin, kulturėn, zemrėn etj. tyre pėr trojet shqiptare. Serbėt mė vonė i besuan kėtyre miteve dhe tash luftojnė pėr tė ruajtur Shėn Saven dhe tokėn e shenjėt.


Krijuan mitin mbi Kraleviq Markun, tė cilit pėr bėmat e tij i kishte shkuar zėri edhe nė Japoni, sa mbreti Japonez i dėrgon dhjetė samuraj pėr tė parė kėtė kreshnik dhe pėr ēudi tė nėntė luftėtarėt Japonez i vret dhe njė e lė tė gjallė pėr ti treguar popullit tė tij se ai ishte i pathyeshėm. Pėrsėri serbet i besuan edhe kėtij miti dhe kudo, kur zihet nė gojė Kraleviq Marku mundohen qė tė identifikohen me te.


Krijuan mitin mbi Betejėn e Kosovės, si popull qė i kishte vėnė gjoksin pėrpara otomanėve, pėr tė qenė parzmore e botės sė civilizuar dhe, edhe pse ushtria aleate e krishterė pėsoi humbje nga ajo e Turqisė, ata edhe sot e kėsaj dite e festojnė si fitore, me moton se ne serbėt e bėmė kėtė pėr ju, e ju ēfarė po bėni pėr ne?! Serbėt qe gjashtėqind vjet e festojnė kėtė ditė si mė tė shenjtėn festė edhe kombėtare, duke u krekosur pėr trimėrinė qė kanė treguar, e nė anėn tjetėr fare nuk flasin se ka ekzistuar njė aleancė e krishterė kundėr pushtimeve otomane, nė kėtė aleancė vend mė tė merituar kanė shqiptarėt dhe mu pėr kėtė beteja zhvillohet nė tokėn e tyre.


Kėta shpikėn edhe dyndjen e madhe tė Ēėrnojeviqit, njė dyndje qė ishte kryekėput e shqiptarėve, dhe para botės e frynė aq shumė, sa e shpallėn si dyndje biblike pėr tė larguar serbėt nga toka e shenjėt e tyre. Sot gjithė botėn e kanė mbushur me pamflete politike pėr kėtė “shpėrngulje tė madhe tė shtyrė nga shqiptarėt!”


Kėta inskenuan edhe masakrėn e Kragujevcit, qė mė vonė gjermanėve do tu ndalohet tė bien nėpėr atė qytet, se nė “shpirtin e tyre rėndon masakra e nxėnėsve”. Atėbotė Desanka pati shkruar “Pėrrallėn e pėrgjakshme” dhe po e njėjta do tė shkruaj, po me tė njėjtin stil njė pėrrallė tjetėr viteve tė tetėdhjeta “Nė njė vend tė tė marrėve” pėr shqiptarėt, qė edhe kėta kanė ngritur kokėn kundėr Car Dushanit dhe nuk e lėnė tė prehen eshtrat tė qetė nė vendin e tij.


Kėta ditėn tė vėnė nė shėrbim fenė dhe akademinė pėr tė krijuar toka tė tyre, pėr tė krijuar histori tė tyre, pėr tė zgjeruar territore tė tyre dhe krijuan institucione tė tyre pėr tė jetėsuar kėto qė propagandoheshin si tė tyre. Njė histori e krijuar nė rrena, shpifje, mite e legjenda filloi tė qarkullojė nė gjithė botėn, pėr tė vajtuar, se tash sė fundi ėshtė e sulmuar, se ajo nuk di ēka ėshtė vrasja, se nuk di ēka ėshtė djegia, se nuk di ēka ėshtė tortura, por pėr shkak tė njė historie tė begatė tė kulturės dhe civilizimit tė gjithė shtetet e perėndimit ia kanė mėrinė dhe nuk po e lėnė tė ngre kokėn.


Qė nga ardhja e tyre nė kėto troje pandėrprerė kanė hulumtuar forma tė ndryshme tė presionit pėr zhdukje fizike dhe kur u shterėn forcat pėr njė ndėrmarrje tė tillė, i ranė gurit e drurit pėr tė na paraqitur si dy kombe, kėtej dhe matanė Alpeve shqiptare, si albanci dhe shiftari. Edhe kjo dėshtoi.


Nga njė komb me histori tė pasur u bėmė dy kombe


Si njė nga popujt mė tė civilizuar tė Evropės, ndoshta edhe mė gjerė, sepse Katapano zbulon shumė gjėra tė civilizimit botėror, rrallė herė kemi ditur nė histori ta vlerėsojmė kėtė. Nėpėr shekuj jemi pėrballur me lufta tė ndryshme shfarosėse, por ato mė kobzezat ishin nė tri perandori tė mėdha: Romake, Turke dhe Ortodokse. Asnjėherė nuk jemi ndalė pėr tė analizuar: vallė ēka i shtynė gjithė kėto alamet fuqi tė merren me trojet tona? A nuk kanė popuj tjerė dhe vende tjera pėr tė pushtuar?! Sikur tė kishim analizuar tė gjitha kėto do tė pėrfundonim nė pozitėn gjeostrategjike dhe gjeopolitike qė zė hapėsira kombėtar, e cila ėshtė anashkaluar edhe dekadave tė fundit dhe kjo domosdoshmėrisht na kishte shtyrė pėr tė bėrė njė platformė kombėtare tė mbrojtjes dhe ēlirimit. Tash sė fundit del se shteti shqiptar nė vitin 1982 kishte paraparė shumė gjėra dhe ishin bėrė pėrgatitjet e duhura pėr njė pėrballje historike pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, qė edhe do tė vendoseshin kufijtė kombėtar njėherė e pėrgjithmonė.


Nė kohėn e romakėve bėmė qėndresa, por fundi ishte robėria, e cila robėri do tė jetė shumė jetėgjatė, pra deri nė prishjen e perandorisė Romake.


Qė nė fillim tė pushtimeve turke i vumė gjoksin pėrpara dhe pėr kėtė periudhė kemi njė histori pak mė tė begatė pėr qėndresė luftarake dhe ruajtjen e kultivimin e kulturės, deri nė artikulimin e krijimit tė atributeve kombėtare, pėr tu renditur krahas kombeve tjera Evropiane. Kėtė periudhė e karakterizojnė shumė konferenca e kongrese nėpėr metropolet e Evropės, qė secila fuqi ushtarake pėr interesa tė veta, troje tona i vente nė aeropag.


Ne civilizimit Evropian nė tė gjitha fushat i kemi dhėnė personalitete qė ata krenohen me punėn e tyre. Koēi Petriti bukur i pėrshkruan bėmat e shqiptarėve dhe gjurmėt qė i lėnė nė historitė e popujve tjerė te poema “Firma e popullit tim”, dhe me tė drejtė konstaton se ne mbetėm me disa kilometra rrugė asfalti. Athua ēfarė thotė sot ky poet, kur dihet se pas vitit 1990 truri i inteligjencės shqiptare filloi tė bredh nėpėr metropolet e Evropės dhe Amerikės pėr kothere buke!? Ndėrsa pjesa tjetėr qė mbeti u bė artikuluese e politikanėve bajraktarė qė pėrfaqėsonin fisin e vet, duke u rregulluar platforma politike pėr feudet e tyre me sugjerime nga jashtė, pėr tė mos e dėmtuar rendin dhe qetėsinė nė botėn demokratike dhe kėshtu harruan atė qė kishin mėsuar nėpėr shkolla dhe nga baballarėt e tyre, se ende jemi tė robėruar.


Nga gjithė kjo histori e begatė, qė gjurmėt tona mund tė shihen gjithkund nėpėr pore tė jetės sė pothuaj tė ēdo kombi tė madh, vetėm pėr tė mirė, nė shėrbim tė njerėzimit, harruam dhe u bėmė tė mjerė “e shkon bota sipri, me kėmbė tė shklet, e njė fjalė tė bukur, kurrkush se fletė” (P.V.SH.)! Pse e lejuam kėtė turp dhe a patėm forcė tė luftojmė pėr tė pasur njė tė ardhme tė sigurt dhe fatin tonė tė mos na “zgjidh Stambolli”?!


Gjatė historisė mė tė re tė shekullit tė kaluar, pra vetėm gjatė periudhės sė ish-Jugosllavisė, pushtetarėt na vunė nė sprova tė nduarnduarta dhe tė rrezikshme, qė disave u kushtoi me jetė dhe vuajtje nėpėr burgje. Po tė ishim nėnshtruar shumė do tė kishin pranuar kombin jugosllav (sikurse Vllasi me tė tjerėt), e pjesa tjetėr do tė ishte shkruar turq e mysliman dhe shqiptarėt do tė ishin numėruar nė katėr shifror. Mirėpo kundėrvėnia e politikės shfarosėse rankoviqiste, titiste (me vasalėt e tyre Fadilin, Aliun, Veliun, Xhavitin, Sinanin, Mahmutin, Azemin etj) dhe millosheviqjane (Rrahmanin, Ilazi Kurteshin etj)- rogoviste (bashkė me Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės), na ka bėrė qė tė krijojmė epokėn mė tė lavdishme kombėtare pėrmes UĒK. Gjithė kėta nė forma tė ndryshme u munduan tė na ndalin shkollimin, flamurin, himnin, folklorin, pra tė na topitin ndjenje kombėtare, por dėshtuan falė pėrkushtimit tė militantizmit idealist kombėtar.


Po sot?!


Territoret shqiptare fuqi baruti


Pas njė lufte vetmohuse tė gjeneratave dhe nė fund me luftėn e armatosur ēlirimtare nėn udhėheqjen e UĒK u kurorėzua njė pjesė e ėndrrės sė kahershme, mirėpo qė nga Rambujea filloi tatėpjeta e nėpėrkėmbjes sė dinjitetit kombėtar gjer nė heqjen e atributeve tė saja.


Logjika e thotė se miqtė i kanė sugjeruar pėr tė krijuar njė bashkėsi multietnike dhe pėr tė hequr dorė nga pėrfaqėsimi kombėtar shqiptar, pėr tė krijua shtet komb, por kjo do tė kishte logjikė sikur tė njėjtėn gjė ta bėnin edhe pėr pakicat tjera qė popullojnė kėto territore. Njė model amerikan. Mirėpo pakicave, sidomos serbėve u njihen tė gjitha atributet e shtetėformimit,duke u garantuar territore, gjuhė, flamur, pushtet horizontal ndėrmjet tyre, e vertikal me Beogradin. I mbajtėn dy parė zgjedhje, lokale e parlamentare. Qytetari i Kosovės shkon deputet nė Parlamentin serb, bartė mesazhin pėr zgjidhjen e problemeve tė qytetarėve tė Kosovės, kėrkon financa e alaborime pėr pėrballje krize me shqiptarėt etj. Njė absurd i llojit tė vet! Kėtė e lejojnė faktorėt e jashtėm dhe pushtetarėt tanė nuk marrin guxim dhe t’i thonė mjaftė kėtyre djallėzive rikolonizuese tė njė pjese tė territorit tonė dhe shkėputjen nėpėrmjet projektit tė regjionalizimit, si fazė e dytė e bisedimeve, pėr t’ia bashkėngjit Serbisė.


Kjo lojė ėshtė lojė me zjarrin.. Ėshtė thėnė shumė herė, se trojet shqiptare janė fuqi baruti dhe mund tė eksplodojnė nė ēdo moment. Ėshtė thėnė se nuk ka qetėsi nė Evropė pa zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė kėto hapėsira. Kėta dy faktorė duhet marrė parasysh jo vetėm ne shqiptarėt, por edhe matrapazėt e qendrave tė vendosjes, se nė kėtė kohė krize morale pėr shqiptarėt, se shlyerjen e historisė sė lavdishme dhe heqjen e atributeve kombėtare nuk do ta lejoj askush dhe pėr kėtė marrin pėrgjegjėsi nė rast tė shpėrthimit tė kėsaj fuqie baruti-bombė qė vet e kanė kurdisur dhe nuk marrin mundin pėr ta ēaktivizuar.


Prishtinė, 12.06.2008“