“UDHA E KRIPĖS” , poezi tė Isuf SHERIFIT

                                                                   

Shkruan: Mehmet BISLIMI


Edhe nė pėrmbledhjet e tij poetike mė tė hershme, por edhe nė kėto mė tė vonshme poeti Isuf Sherifi, lexuesit i jap diēka mė shumė e mė pėrtej mendimit dhe imagjinatės sė tij krijuese. Tashmė, ėshtė bėrė gati e zakonshme qė nga njė dorė krijuesish dyert e poezisė tė hapėn ca mė “vonesė”, nga se nė rrugėn e tyre krijuese valėt e jetės kishin goditur dhe trazuar rėndė ėndrrat e bukura rinore. Ata qenė detyruar t’i mbanin tė fshehura thellė nė gji dėshirat dhe aspiratat e tyre tė fuqishme nėpėr qelitė e errėta tė pushtuesit serb, pėr tė shpėrthyer ato njė ditė fuqishėm me ngjyrat migjeniane, qė nuk do tė shuhen kurrė! Edhe krijuesin e ri Isuf Sherifin e pėrcolli fati i njėjtė, fati i luleve tė atdheut i cili nė moshė tė re u pėrlesh me peshėn e mureve dhe grilave tė robėrisė, ai dha nga vetja e tij diēka nė shėrbim tė atdheut, si edhe tė gjithė ne, pra tė gjithė nga pak, mė ndjenjėn e lartė qė atdheut mos t’i hymė nė hak!...


Poeti i ri Isuf Sherifi, atdheut dhe kulturės sonė nė pėrgjithėsi i dha muzėn e shpirtit tė tij krijuese nė lėmin e poezisė, por edhe tė prozės nė veprat e tij qė ka botuar deri me tani ( 5 pėrmbledhje poezish dhe 2 monografi), shumė nga poezitė e Sherifit janė tė botuara edhe nė botime tė veēanta antologjike.

 
Pėr ta thėnė fjalėn e bukur artistike, nuk ėshtė edhe aq e lehtė, nga se atė duhet ta veshim edhe me petkat e kuptimit tė saj filozofik, estetik, alegorik, retorik dhe metaforik... Duhet ta veshim me qartėsinė, porosinė dhe pėrmbajtjen e saj letrare nė rrafshin kombėtare pa dyshim, por mbi tė gjitha me atė porosinė e urtė njerėzore.


Ndoshta pa dashur, por mė duhet qė para sė tė flas pėr mes letrash me autorin e kėsaj pėrmbledhje t’i uroi atij ecje vertikale dhe tė matur, tė kujtohet pėr atė qė e kemi harruar ne, gjeneratat e mė hershme! Kjo pėr ne, ani pse ėshtė njė kujtesė e hidhur, vėrtetė pėr brezin tonė ka shumėēka tė kujtojmė dhe duhet tė kujtojmė: Robėrinė qė na kishte zėnė derėn me ferrė, vuajtjet, torturat, internimet, vrasjet e mizoritė e mbi tė gjitha varfėrinė shpirtėrore tė disa “intelektualėve” tė pa kurriz, burgjet erė myku, shokėt e rėnė nė fushėn e nderit dhe vargjet e tyre- amanet, pėrgjysmė lėnė!...


Poeti Sherifi, objektin e poezisė e ka futur brenda vetės nė mėnyrė qė tė pėrpėlitet me shpirtin e tij krijues e luftarak drejt marshimit pėr tė pushtuar majat mė tė larta tė muzave, tė zanave, tė shtojzovalleve, tė idileve, tė odave dhe tė bukurisė artistike qė ai e pėrjetėson nė letrat tona. Mos tė harrojmė, sot letrave tona tė shkruara mė shumė sė kurrė i duhet poezia qė rrėzon shkėmbinj, qė ndez zjarr zemrat djaloshare, qė shembė diga e kufij, poezia qė ka shpirt, poezia qė tė futė thellė nė rrugėt e aspiratave tona kombėtare, poezia qė tė ngritė nė kėmbė! Nė kėtė pikėvėshtrim si pikė reference edhe tek poeti Sherifi kėrkohen fuqishėm gjėra tė reja, qė thuhen me shpirt e zemėr, gjėra tė pa pritura e tė pa pėrsėritshme qė nė thelb ruajnė lidhjen e tyre tė ngushtė tė shprehjes dhe tė bashkėjetesės sonė me hutėn dhe ashpėrsinė e saj, por edhe me muzėn e butė dhe me tingujt e bukur tė ēiftelisė nėpėr dasmė e po edhe nė mort! Morti nuk duhet tė na i pres udhėt tona dhe qėllimin final tė tyre, dhe kurrė nuk ka arritur tė na i pres!... Ėshtė kjo poezia e Isuf Sherifit “ Udha e Kripės”, titulli me tė cilin autori pagėzon rrugėtimin e tij nė kėtė pėrmbledhje drejt ecjeve tjera nė liqenin e tij krijues.


Poezia e Isuf Sherifit karakterizohet pėr formėn e saj depėrtuese, pėr pėrmbajtjen, pėr shkurtėsinė e vargut kuptimplotė, qė nė tė shumtėn e rasteve fletė mė shumė se njė shkrim i tėrė proze! Kjo e bėnė poetin Sherifi, mė tė fuqishėm mė tė kapshėm dhe mė tė madh nė kuptimin e filozofisė sė mendimit qė e zbėrthen dhe e vė nė letėr tė kapshėm dhe tė prekshėm pėr lexuesin e ēdo rang renditje e niveli pėrgatitor, kėtu qėndron edhe madhėshtia e tij, bie fjala tek poezia.

 

“Kllapat”

Nė orė tė matematikės

mėsuesi Alimani

na pati mėsuar

si hyjnė dhe si dalin

numrat nė kllapa...

 

Mė vonė, kur u rrita

mėsova se

numrat dhe njerėzit

nuk paskan fort dallim

kur atyre u vihen kllapat

ata mbesin tė njėjtė

numra!...

Poeti Sherifi, e zbėrthen nė mėnyrė kaq tė pėrkryer filozofike nocionin njeri dhe dykuptimėsinė e njeriut numėr- njėkohėsisht tė numrit njeri, tek poezia “Kllapat”, nė tė dyja rastet kur njeriu humbė peshėn deri nė zvenitjen e njė numri para kllapave dhe njėkohėsisht kur numri rritė vlerat e shumėzimit tė tij me vetveten. Poeti Sherifi, duke qenė edhe vet personazh dhe numėr brenda kllapave, ai sė bashku me gjeneratėn e tij, nuk e vejnė veten nė rolin e aktorėve mburravec, por as tė atij zhgėnjyes tė vetėdijshėm pėr filozofinė e kuptimit tė kėsaj loje brenda e jashtė kllapave, qė nė vete ngėrthen sakrificat mė sublime mbi tė cilat poeti dhe brezi i tij numrat, megjithatė i baras vlerėsuan me njerėzit nė mėnyrėn mė triumfale! Poeti nė kėtė poezi, si edhe nė dhjetėra poezi tjera e zbret madhėshtinė e metaforės nė luadhin e krijimtarisė sonė letrare, duke e ulur atė kėmbė kryq nė kullėn e krenarisė dhe tė rezistencės kombėtare, qė nė fakt gjatė rrugės sonė tė pėrgjakjes numrat dhe njerėzit ishin shkrirė nė njė bashkėdyzim tė fuqishėm duke i ndrydhur dhimbjet e shpirtit me dhėmbė!...


Poeti Sherifi, ēėshtjet e shtruara nė vargun e tij, nuk i shpreh vetėm formalisht ( sa pėr t’i krijuar), ai ka ritmin e vet tė rrjedhės, tė metrikės, tė figurės, tė koloritetit, fjalorin e tij tė pasur, metaforėn e fuqishme, rimėn e cila herė- herė qėndron mbi poezinė e tij, ka intonacionin i cili nė tė shumtėn e rasteve shprehet fuqishėm, duke zbuluar nostalgjinė e tij shpirtėrore pėr diēka tė humbur rrugėve tė gjata tė sakrificave dhe labirinteve tė shumta qė poetit dhe popullit tė tonė i kishin dalė pengesė nė rrugėt e tija. Gjėra kėto nga tė cilat pak krijues kanė mundur tė lirohen, fundi i fundit edhe jeta ėshtė e pa kuptimtė, nėse vėrtetė njeriu nuk ndjen nostalgji pėr tė kaluarėn, pėr shokėt, pėr natyrėn, pėr vendlindjen, pėr rininė e dashurinė, pėr idil e cila fshihet diku thellė, madje edhe mes heshtjes, edhe mes vuajtjeve, edhe mes jetės sė lumtur,por edhe mes sakrificave pėr te arritur atje- pėrtej sė  madhėrishmes!

Duke uruar qė fuqia e mendimit tė poetit Sherifi tė hapėroi mė tej, sė bashku me kohėn e duhur pjellore futur thellė mes imagjinatės krijuese, dua qė zilia ime, por edhe e krijuesve tjerė tė shtohet edhe me pėr vargun e tij kuptimplotė!

                                                                   

13 qershor, 2008