JUP KASTRATI

(1924-2003)

 

Shkruan : Begzad Baliu

 

Mė 22 shtator 2003, nė Shkodėr vdiq njėri prej albanologėve mė tė mėdhenj tė shekullit XX. Gjatė kėtyre 79 vjetėve tė jetės sė tij studimeve shqiptare ai u ka lėnė njė trashėgimi jetėsore dhe shkencore tė jashtėzakonshme, prandja ai sot radhitet nė pantonin e personaliteteve me emblemetike tė kėrkimeve albanologjike.

 

Ka lindur nė Shkodėr, me 15 prill 1924. Shkollėn fillore pesėklasėshe (1930 - 1935), gjimnazin klasik (1936 - 1940) dhe licéun real (1941 - 1944), i ka kryer nė qytetin e lindjes. Pak kohė (gusht - nėntor 1942) ka qenė edhe nė Liceo scientifico “Galileo Ferraris”, Convitto Nazionale “Umberto I”, nė Torino. Gjatė pushtimit italian, si antifashist, ka qenė i persekutuar, i burgosur, i internuar nė Campo concentramento (Fushė pėrqėndrimi), Comando Z, nė Kodrat e Tepes, Shkodėr, ostaggio (peng) nė Kosovė, nė burgun famėkeq tė Prizrenit (korrik - shtator 1943).

 

Ka kryer Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Temė diplome ka pasur: Kontribute pėr studimin e Ndre Mjedės (1958). Relator: Profesor Mahir Domi. Ndoqi aspiranturėn apo kualifikimin shkencor pasuni­ve­rsitar, pėr gradėn: Kandidat i shkencave filologjike me studimin monografik dialektologjik: E folmja e Thethit (1962). Udhėheqės shkencor: Profesor Eqrem Ēabej.

 

Ishtė njė nga themeluesit e Institutit tė Lartė Pedagogjik tė Shkodrės (me 2 shtator 1957). Ka luftuar shumė pėr krijimin e Universitetit tė Shkodrės, me anė promemo­riash dhe kėrkesash nė autoritetet mė tė larta shtetėrore dhe nė shtyp, si dhe nė tubime tė ndryshme. Edhe emėrtimi i kėtij Ateneu “Luigj Gurakuqi”, ėshtė konceptuar e hartuar prej tij. Ka qenė shef (pėrgjegjės) i Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės (1973 - 1990). Ordinar i Historisė sė albanologjisė.

 

Ka qenė bashkėpunėtor shkencor i jashtėm 50 vjet pa ndėrprerje, Pėrgjegjės i Rrethit letrar tė Shtėpisė sė Kulturės, Shkodėr (1947 – 1957), kryetar i Kėshillit tė Bibliotekės sė qytetit tė Shkodrės (1948 – 1990), kryetar i Kėshillit tė Bibliotekės sė Institutit tė Lartė Pedagogjik dhe i Universitetit “Luigj Gurakuqi” (dhjetor 1957 – janar 1993), kryetar i Kėshillit tė Emėrtimeve, nė Shkodėr,  anėtar i Kėshillit shkencor tė rrethit tė Shkodrės (1988),  kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve, Shkodėr (1989)”. Ndėr themeluesit dhe drejtuesit e revistave shkencore “Buletini i Shkodrės” dhe “Shkodra” etj.

 

Pėr merita tė veprimtarisė arsimore dhe shkencore, ėshtė nderuar me: Arsimtar i dalluar (1954), Medalja e Punės (1959), Urdhėri “Naim Frashėri”, kl. II (1970), Mėsues i merituar (1979), Mėsues i Popullit (Me rastin e 100 - vjetorit tė shkollės sė parė shqipe nė Korēė, me 7 mars 1987), Drejtues kėrkimesh (1995). Ka qenė shef (pėrgjegjės) i Katedrės sė gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės (1973 - 1990). Ordinar i Historisė sė albanolo­gjisė. Ka mbajtur ligjėrata proble­more, universi­tare e pasuniversitare, nė Universitetet e Tiranės, Prishtinės, Shkupit, Tetovės, Kalabrisė, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, si edhe kumtesa nė sesione e simpoziume shkencore jashtė Shqipėrisė.

 

Ėshtė pėrfshirė nė Enciklopedinė Ndėrko­mbėtare tė Biografive, Edicioni i Trembėdhjetė i Intelektualėve Botėrorė (Kembrixh, dhjetor 1997): International Biogra­phical Centre, Cambridge: Dictionary of International Biography (1998). Thirteenth Edition of the International Who’s Who of Intellectuals etj.

 

Me rastin e 75-vjetorit tė lindjes, Presidenti i Republikės e dekoroi me titullin e lartė “Mjeshtėr i Madh i Punės”. Kohė mė parė qyteti i tij i lindjes, Shkodra nga i cili nuk u largua asnjėherė edhe atėherė kur bėheshin pėrpjekje pėr ta dėrguar pėr shėrbime tė ndryshme nė Tiranė, e shpalli “Qytetar Nderi”.

 

Nė njė periudhė prej 60 vjetėsh, Profesor Jup Kastrati ka bėrė njė punė titaniku nė fushė tė kėrkimeve, studimeve dhe sintezave shkencore tė albanologjisė. Rreth 40 vepra tė botuara e tė ribotuara nė njė hark kohor prej mė shumė se 40 vjetėsh, janė rezultat i kėrkimeve tė dendura ndėr biblioteka dhe arkiva, punė sistematike e studimit tė kėsaj lėnde dhe pjesė e veprimtarisė sė tij pedagogjike e studimore.

 

Nė bibliografinė prej rreth 1000 njėsish tė Profesor Jup Kastratit gjenden edhe kėto vepra: Faik Konica (Jeta dhe veprat). Monografi, Nju Jork,1995; Fedri, Fabula, pėrkthyer nga latinishtja. Tiranė, 1958; Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare. Shkodėr, 1962, Prishtinė 2003 (i plotėsuar); Filip Shiroka, Zani i zemrės, Tiranė, 1958 (bashkautor); Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Bibliografi (1454 - 1835). Vėllimi I. Tiranė, 1997 (Bashkautor); Histori e gjuhėsisė shqiptare. Instituti i Lartė Pedagogjik Shkodėr, Shkodėr, 1989. (Dispensė); Histori e gramatologjisė shqiptare (1635 - 1944), Prishtinė, 1980; Historia e albanologjisė (1497-1997). Vėllimi I (1497-1853), Tiranė, 2000; J. De Rada, Kėngė tė Milosaut, Tiranė, 1956; Prishtinė, 1965, 1968; J. De Rada, Publicistika, Letėrkėmbimi. Autobiografia, Tiranė, 1987; Prishtinė, 1988; J. De Rada, Skanderbeku i pafanė. Tiranė, 1987; Prishtinė, 1988; Jeronim de Rada (Jeta dhe veprat). Tiranė, 1962; Jeronim de Rada (Jeta dhe veprat). Version i plotėsuar. Monografi, Tiranė, 1979; Prishtinė, 1980; Jeta shkencore nė Shkodėr (kronikė, 1962-1990), Instituti i Lartė Pedagogjik Shkodėr; Kolė Mirdita (Helenau), Trėndafila qė s’ēelin pėr ne, Tiranė, 1959; Kontribute pėr studimin e Ndre Mjedės. Shkodėr, 1958; Ndre Mjeda, Ēėshtje gjuhėsore. Tiranė. 1967; Ndre Mjeda, Vepra II. Prishtinė, 1982; Pėr historinė e ortografisė shqipe, Shkodėr, 1969/1970; Prishtinė, 1971; Sintaksa e gjuhės shqipe (1974), konspekt-leksone, dispensė, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr; Studime pėr De Radėn. Monografi, Prishtinė, 2003; Studime pėr De Radėn, monografi, Nju Jork, 2003; Zef Jubani (Jeta dhe veprat). Monografi. Tiranė, 1987; Zef Jubani Ndokilia, Vepra tė zgjedhura. Tiranė, 1966; Autobiografia e De Radės, Tiranė, 2002; Autoreferat i disertacionit pėr mbrojtjen e gradės “Doktor i shkencave filologjike”, Shkodėr, 1982; Bibliografi albanistike I, Prishtinė, 2003; Bibliografi e Profesor Eqrem Ēabejt 1929-1981”, Prishtinė, 2003; Bibliografi shqipe, Tiranė, 1959; Bibliografia e Ndre Mjedės. Shkodėr, 1967; Botimet shkencore tė Doktorit tė shkencave filologjike, Jup Kastrati, propozuar pėr titullin shkencor Profesor (1945 - 1986). Shkodėr, 1986.

 

Pjesa mė e madhe e veprės sė tij gjendet nė dorėshkrim. Ajo ėshtė menduar dhe ėshtė pėrgatitur pėr shtyp nga Profesor Jup Kastrati me titujt e pėrgjithshėm: Histori e albanologjisė, Studime linguistike, Studime filologjike, Studime arbėreshe, Vepra historiko-filologjike e De Radės, Bibliografi albanistike, Epistolari, Ditari shkencor, tė gjitha nė disa vėllime.

 

Njė anė tė pėrkushtuar tė angazhimeve tė tij nė jetėn kulturore, shkencore dhe botuese. Ka themeluar dhe drejtuar 3 organe kulturore e diturake: Buletin pėr shkėmbimin e eksperiencės, Shkodėr (1954); Buletin shkencor i Institutit tė Lartė Pedagogjik (1957 – 1958, 1964 – 1990). Pėrmes tij, 45 pedagogė kanė marrė gradėn shkencore “Kandidat i shkencave”; Shkodra (1961 – 1976), botim vjetor i Degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė pėr Shkodrėn.

 

Ka marrė pjesė nė redaksitė apo kolegjiumet e kėtyre botimeve: Anėtar i redaksisė sė revistės Gjuha jonė (1981 - 1985), organ i Akademisė sė Shkencave; Anėtar i redaksisė sė revistės Lidhja (L’Unione), Kozencė (1991 - 1992); Anėtar i Kėshillit botues tė gazetes Besa, Organ i Shoqatės atdhetare kulturore “Kosova”, fletore e pėrjavshme, Shkodėr (1991); Anėtar i Kėshillit redaktues tė botimit: “Meshari” i Gjon Buzukut - Monument i kulturės shqiptare (Material nga Sesioni shkencor, mbajtur me 19,20 maj 1995 nė Ulqin, ART-CLUB, Ulqin (1995); Anėtar i redaksisė sė botimit shkencor: 90 - vjetori i Kongresit tė Manastirit, Gostivar (1998); Anėtar i Redaksisė sė gjuhėsisė tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisė sė Shkencave, Tiranė, 1998 / 1999;

 

Ka qenė projektues, redaktor ose anėtar redaksie apo zv/kryeredaktor a pėrgjegjės redaksie i 15 botimeve shkencore e kulturore: 10 - vjetori i themelimit tė Institutit tė Lartė Pedagogjik, Shkoder (1967); Kongresi i Manastirit, Instituti i Lartė Pedagogjik Shkodėr (1969); Pėr pėrvetėsimin dhe zbatimin e normės gjuhėsore letrare, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1972); Ēėshtje tė folklorit, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1973); Pashko Vasa - Luigj Gurakuqi, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1976); Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1978); 100 - vjetori i lindjes sė Luigj Gurakuqit, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1980); Aleksandėr Xhuvani, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1980); Instituti i Lartė Pedagogjik: 25 - vjetori i themelimit, 1957/1982, Shkodėr (1982); Anton Xanoni, Universiteti Shtetror i Tiranės, Tiranė (1962); Instituti i Lartė Pedagogjik: 30 - vjetori i themelimit, 1957/1987, Shkodėr (1987); Miss Edith Durham, Koplik (1997) etj.

 

Mė 2001 filloi botimi i veprės sė plotė tė tij, fillimisht e planifikuar nė tridhjetė vėllime: bibliografi, albanologji, linguistikė, letėrsi dhe epistolar, me mundėsi qė mė vonė tė plotėsohej edhe me tema tė tjera nga arkivi i tij i pasur.

 

Vepra e tij sot konsiderohet trashėgimi e paēmueshme e albanologjisė, pavarėsisht se, nė tė gjitha fushat me tė cilat ėshtė marrė, para opinionit ka paraqitur vetėm majėn e Aisbergut. Nga pesė vėllimet e Historisė sė albanologjisė, vetėm vellėmin e parė, nga pesė vėllimet e studimeve deradiane vetėm dy vėllime, nga tre vėllimet e studimeve arbėreshe vetėm njė vėllim, nga pesė vėllimet e e bibliografisė albanistike, vetėm njė vėllim i botuar etj.

 

Nė veprimtarinė e gjithmbarshme tė tij shkencore Profesor Jup Kastrati ka botuar: traktate, monografi, studime, artikuj shkencorė dhe divulgativė, recensione kritike pėr vepra gjuhėsore, pėrkthime diturake, bibliografi shkencore tė karakterit gjuhėsor (pėrshkruese dhe tė arsyetuara, kronologjike dhe tematike), redaktime veprash gjuhėsore autorėsh shqiptarė. Nė to, janė trajtuar probleme nga disiplina gjuhėsore, letrare, historike, folklorike, etnograf­ike, hulumtuese e shkencore-metodike. Ėshtė e kuptueshme prandaj pse vepra e tij do tė mund tė shikohej nga saspekti personal, prej njeriu diturak, prej pedagogu e studiuesi, nga aspekti i shkollės sė studimit, metodės, domeneve, nocioneve etj. Vepra e tij do tė mund tė shikohej veē e veē edhe nga kėndi i kontributit tė tij nė fushė tė studimit tė fonetikės, tė historisė sė alfabetit, tė ortografisė, tė leksikografisė, tė leksikologjisė, tė historisė sė gjuhės sė shkruar, tė dialektologjisė, tė morfologjisė, tė fjalėformimit, tė sintaksės, tė historisė sė gjuhės shqipe, tė gramatikės historike, tė historisė sė mendimit shkencor ndėr dijetarėt arbėreshė tė Italisė dhe tė Greqisė, nė fushė tė studimit tė historisė sė gjuhėsisė shqiptare, nė fushė tė studimit tė filologjisė, tė tekstologjisė, tė toponimisė, tė historisė sė albanologjisė, tė pėrkthimeve gjuhėsore etj.

 

Pėr tė ardhur deri kėtu dhe pėr tė kurorėzuar veprėn dhe jetėn e tij, Profesor Jup Kastrati ka punuar shumė, ėshtė pėrpjekur shumė, ka kaluar shumė shtigje tė vėshtira jetėsore e mendore, ka pasur shumė pėrplasje me rrethe individuale, kolektive, institucionale dhe para se gjithash politiko - shoqėrore. Por, sigurisht qė nė jetėn e tij dhe nė kėtė rrugė gjashtėdhjetvjeēare ka pasur edhe pėrkrahje, vlerėsime dhe pėrshėndetje kolegiale, kolektive, institucionale dhe shoqėrore e politike nė Shqipėri dhe nė botė kryesisht ndėr studiuesit e albanologjisė.

 

Studiuesit si Profesor Jup Kastrati, nė botėn e qytetėruar zakonisht quhen personalitete tė kulturės kombėtare, ndėrsa veprat e tyre quhen monumente tė kulturės sė saj.