Kushtetuta: Qytetare
Shkruan: Valon
Murati
1. Kohėt e fundit nė
opinionin publik ėshtė manipuluar jashtėzakonisht shumė me qėndrimin se
Kushtetuta e Kosovės ka gjoja karakter qytetar, andaj edhe ėshtė moderne,
demokratike dhe nė trend me pėrcaktimin euro-atlantik tė politikės sonė.
Kėshtu, - vazhdojnė apologjetėt e kėsaj zgjidhjeje, - kjo kushtetutė do tė
ishte anakronike po ta pėrcaktonte Kosovėn nė preambulėn e vet si shtet tė
popullit shqiptar (dhe tė pakicave kombėtare qė jetojnė aty), sepse ajo nė tė vėrtetė
ėshtė e tėrė qytetarėve tė saj pa dallim etnie (thuajse dikush me mend nė kokė
do ta kishte mohuar kėtė!). Kushtetuta jonė, - arsyetojnė ata, - ėshtė e bazuar
nė konceptin e qytetarit si individ dhe jo nė
pėrkatėsinė etnike tė tij. Nė kėtė arsyetim kinse ideologjik
dhe filozofik (qytetari kundėr etnisė) asnjėherė nuk thuhet krejt e vėrteta.
Ajo mbėshtillet me njė tis mjegulle, duke u pėrpjekur tė stiset njė arsyetim
racional pėr zgjidhjen irracionale qė i ėshtė bėrė rregullimit juridiko-politik
tė Kosovės dhe, si rrjedhim, marrėdhėnieve tė popujve brenda
saj. Nuk ka dyshim se sinqeriteti do tė ishte rrugėdalja mė e ndershme nga kjo
situatė. Dhe sinqeriteti do tė nėnkuptonte qė ti sqarohej popullit tė Kosovės,
qytetarėve tė saj, se parimet themelore mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar kjo
kushtetutė nuk i kemi vėnė ne, por ato janė vendosur nė njė proces politik tė
imponuar, qė ka rezultuar me shkėputje nga Serbia, me pavarėsi tė kushtėzuar,
tė kufizuar e tė mbikėqyrur dhe me pak apo aspak sovranitet tė popullit (nė
daēi: qytetarėve) tė Kosovės mbi vendin e tyre. Kjo situatė e
re krijoi njė konflikt tė nxehtė permanent me serbėt e Kosovės dhe konflikt tė
ngrirė me Serbinė. Pastaj, se kush i ka
ndėrtuar teknikisht disa nga pjesėt e kėsaj kushtetute nuk ka fare rėndėsi. I
rėndėsishėm nė kėtė mes ėshtė materiali me tė cilin ėshtė ndėrtuar shtėpia
(kupto: kushtetuta), e jo dizajni i jashtėm i saj. Materiali i brishtė mund tė bėjė qė kjo shtėpi pėr kohė tė gjata tė
qėndrojė nė kėmbė tė qelqta (me rrezik rrėnimi). Si e
tillė, kjo kushtetutė nuk mund tė konsiderohet se ėshtė vullnet i kėtij
populli, nuk ėshtė vullnet i qytetarėve tė kėtij vendi, por vullnet i atyre qė
e kanė bėrė Pakon e Ahtisaarit, rrjedhimisht i koniunkturave momentale ndėrkombėtare.
E tė mos flasim pastaj se funksionimi edhe i vetė kėtij rregullimi
juridiko-kushtetues nė pjesėt ku jetojnė serbėt, pėr shkak tė mosnjohjes nga
ana e tyre e shtetit tė Kosovės, do tė jetė sfida qė do tė na harxhojė shumė
mund e energji nė vitet nė vijim.
2. Nė tė vėrtetė ajo qė
po konsiderohet kushtetutė qytetare nuk ėshtė aspak e tillė. Nė
radhė tė parė, ndonėse ajo pretendon tė jetė akti mė i lartė juridik i
Republikės sė Kosovės, nuk ėshtė e tillė. Kushtetuta
nė tėrėsi i nėnshtrohet Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė
Kosovės, pėrkatėsisht Marrėveshjes sė Ahtisaarit (shih nenin 143).
Njėkohėsisht, edhe institucionet e vendit janė tė kufizuara nė fuqitė e veta
qeverisėse, sepse Pėrfaqėsuesi Ndėrkombėtar Civil ėshtė autoriteti
pėrfundimtar nė Kosovė lidhur me interpretimin e aspekteve civile tė Propozimit
Gjithėpėrfshirės (e Propozimi ėshtė mbi Kushtetutėn) dhe se asnjė autoritet i
Republikės sė Kosovės nuk ka juridiksion ta rishikojė, ta pakėsojė ose nė
ndonjė mėnyrė ta kufizojė mandatin, kompetencat dhe detyrimet e pėrcaktuara me
nenin 146 dhe me kėtė nen tė Pėrfaqėsuesit Ndėrkombėtar Civil (shin nenin
147). Duke qenė produkt i Pakos sė Ahtisaarit, kjo
kushtetutė ėshtė etnike nė vetė karakterin e saj. Porse ajo ėshtė
etnike nė njė mėnyrė tė ēuditshme dhe origjinale. Ajo
ėshtė etnike nė dhėnien e privilegjeve pakicės, nė veēimin e pakicės ndaj
shumicės dhe nė de-sovranizimin e shumicės. Ajo ėshtė etnike nė mėnyrėn
sesi ėshtė planifikuar tė bėhet decentralizimi, sesi i ėshtė dhėnė karakteri
krejtėsisht etnik trashėgimisė ortodokse serbe nė Kosovė dhe sesi i veēon serbėt
nga shumica dhe nga pakicat e tjera (ndonėse nuk janė pėrcaktuar nė mėnyrė
eksplicite nė kushtetutė, nė Pako qė ėshtė mbi Kushtetutėn kėto janė tė
pėrcaktuara shumė qartė dhe si tė tilla po rregullohen me ligjet e Kuvendit tė
Kosovės, pra janė pjesė e rregullimit kushtetues-juridik tė Kosovės).
3. Nėse do tė kishim
kushtetutė tė pastėr qytetare (p.sh. tė tipit francez apo amerikan), ashtu siē
po trumbetojnė pėrkrahėsit e saj, atėherė nė kushtetutė nuk do ta kishim tė
pranishėm nė kėtė masė konceptin e komuniteteve, sepse aty do tė mbizotėronte
fryma se tė gjithė qytetarėt pa dallim etnie janė tė barabartė si qytetarė tė
Kosovės dhe si tė tillė do tė duhej ti realizojnė tė drejtat e tyre
individuale dhe si rrjedhim edhe ato kombėtare. Koncepti i pastėr qytetar i
kushtetutės nuk do ta duronte konceptin e komuniteteve. Pėr
mė tepėr ėshtė e palogjikshme dhe absurde qė tė thirremi nė vlera tė konceptit
qytetar pėr shtetin e Kosovės kur kemi tė bėjmė me shumicėn dėrrmuese
(shqiptarėt), e ta etnizojmė konceptin kur i trajtojmė pakicat (sidomos serbėt).
Nuk mundet Kosova tė jetė shtet qytetar kur bėhet fjalė pėr
shqiptarėt dhe shtet etnik kur bėhet fjalė pėr serbėt. Njė qasje e tillė
vetėm sa e rėndon situatėn dhe krijon burime tė
pafundme tė konfliktit. Dhe atė jo vetėm nė relacionet
shqiptarė-serbė, por edhe brenda vetė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė (kujto
situatėn e tensionuar qė u krijua gjatė miratimit tė Ligjit pėr Festat Zyrtare
nė Kosovė nga ana e Kuvendit tė Kosovės). Pastaj, po tė shtrihej nė kushtetutėn
e vendit tonė edhe koncepti qytetar nė tėrėsinė e tij, do ta kishte bėrė sovran
qytetarin e Kosovės, e rrjedhimisht koncepti i vullnetit tė shumicės as qė do tė
vihej nė dyshim. Edhe me kėtė koncept qytetarėt e Kosovės do tė mund tė
bashkoheshin me ndonjė shtet tjetėr. Ajo qė e cenon atė ėshtė sanksionimi nė
kushtetutė i shprehjes sė vullnetit abstrakt tė kosovarėve pėr tė mos u
bashkuar me njė shtet tjetėr. Nga ku buron ky vullnet
asnjėherė i matshėm, pėrveē nė Pakon e Ahtisaarit, nuk e kanė shpjeguar
asnjėherė apologjetėt e kėtyre zgjidhjeve krejtėsisht tė imponuara politike tė
kushtetutės. Dhe nėse njėherė ky vullnet matet dhe si
rrjedhim realizohet e drejta e vetėvendosjes sė popujve me tėrė kuptimin e saj
(pėr shqiptarėt dhe pėr serbėt nė veriun e Kosovės), atėherė rezultati edhe
mund tė mos jetė i rėndėsishėm. Sepse atij populli, atyre
qytetarėve qė njėherė u garantohet kjo e drejtė, nuk mund tu merret mė.
Ajo nuk ėshtė njė e drejtė e konsumueshme. Sot mund tė vendosin pėr tė mos u bashkuar, por nesėr mund tė
vendosin ndryshe. Pikėrisht hartuesit e Pakos sė
Ahtisaarit dhe shkruesit e vėrtet tė Kushtetutės i janė frikėsuar moskonsumimit
tė saj. Kėshtu qė pėrgjigja mė realiste ndaj
pretendimeve se Kosova ka njė kushtetutė qytetare, ėshtė se sot Kosova ka njė
kushtetutė ku as qytetari, e as populli i saj nuk janė sovranė tė vendosin pėr
fatin e vet.
4. Sidoqoftė, po luhet
dhe po manipulohet edhe me vetė termet kushtetutė me koncept qytetar a etnik. Nė tė vėrtetė, sot tėrė
kushtetutat moderne janė qytetare nė thelbin e tyre edhe kur nė preambulė pėrcaktohen
si shtete tė kombeve tė caktuara. Tė gjitha
kushtetutat moderne dhe demokratike pa dallim, nė thelbin e vet mbrojnė liritė
dhe tė drejtat e qytetarit dhe qytetari pa dallim etnie apo feje ėshtė i
barabartė para ligjit. Nė parimin e barazisė para
ligjit tė tė gjithė qytetarėve, nė tė gjitha kushtetuat moderne konsiston
karakteri qytetar i tyre. Nė kėtė pikė nė shoqėrinė tonė ka pasur njė
pajtueshmėri tė plotė, duke pasur parasysh se askush nuk ka qenė dhe nuk ėshtė
i interesuar tė ndėrtojė shtet qė nuk do ti plotėsonte parimet themelore
demokratike. Kėshtu, duke e ditur historinė e Kosovės, trashėgiminė e diskriminimit
shekullor tė shqiptarėve, si dhe pėrpjekjeve titanike e tė vazhdueshme pėr liri
kombėtare dhe njerėzore, si dhe duke e ditur pėrkushtimin e shumicės sė
qytetarėve tė Kosovės pėr tė ndėrtuar njė shoqėri demokratike ku do tė
respektoheshin tė drejtat dhe liritė e individit, por edhe tė drejtat dhe
liritė e pakicave kombėtare qė jetojnė nė Kosovė, nuk ka pasur asnjė arsye qė
Kosova tė jetė pėrjashtim nė mėnyrėn sesi e ka tė rregulluar sistemin e vet
kushtetues-juridik. Pra, nuk i ėshtė dashur ti vendosen
popullit tė Kosovės pengesa dhe kufizime nė ushtrimin e sovranitetit mbi
Kosovėn. Nuk do tė ishte kundėr parimeve demokratike qė Kosova nė
preambulėn e kushtetutės sė vet tė pėrcaktohej si njė shtet i popullit shqiptar
tė Kosovės dhe tėrė pakicave qė jetojnė nė tė. Pėrkundrazi.
Nuk ėshtė dashur tė jetė problematike qė Kosova tė jetė njė
shtet i qytetarėve tė lirė qė mund tė vendosin lirshėm pėr tė ardhmen e tyre
dhe tė shtetit tė tyre. Kėshtu siē ėshtė rregulluar sistemi
politiko-juridik i Kosovės, ne jemi njė vend sui-generis, ku shumė parime (ai
qytetar, etnik dhe multietnik) janė pėrzier nė njė dokument, pėr ta prodhuar
njė amalgamė, qė do tė mund tė jetė me pasoja tė mėdha pėr funksionimin e vetė
kėtij shteti dhe pėr marrėdhėniet nė mes tė popujve brenda tij. I vetmi shpėtim
pėr kėtė vend do tė jetė kur tė shpėtojė nga prangat e Pakos sė Ahtisaarit. E kjo mund tė bėhet vetėm me veprime dhe vendime tė pėrgjegjshme
dhe tė guximshme politike.