Udhėtimet tė profesorit tė
Harvardit, George Ticknor dhe takimi me Ali Pashė Tepelenėn
Njė amerikan nė oborrin e Ali Pashės
Historia e rrallė e mardhėnieve tė Luanit tė Epirit me kontinentin e ri
Shkruan : Auron Tare
Kur Lordi Bajron dhe miku i tij i udhėtimeve, Hobhouse, i dhanė lamtumirėn
rojeve shqiptare atė pranverė tė 1810-ės, ata nuk mund tė mendonin kurrė se si
udhėtimi i tyre nė Shqipėri dhe Greqi do tė influenconte njė numėr tė madh
personalitetesh evropiane tė shek. tė 19, tė cilėt do
tė donin tė ndiqnin gjurmėt e tyre. Ėshtė e vėrtetė se territoret shqiptare tė
asaj kohe ishin vizituar nga disa evropianė, si agjenti i shėrbimeve sekrete
britanike, William Martin Leake, apo konsulli i Francės Pouqueville, por askush
deri mė atėherė nuk kishte shkruar me aq vėrtetėsi dhe madhėshti mbi kėto vise
malore tė ashpra. Lordi Bajron dhe miku i tij, Hobhouse, jo vetėm kishin udhėtuar
nė rrugėt dhe shtigjet e vėshtira, shpesh tė sulmuara nga banda hajdutėsh qė
plaēkitnin udhėtarėt, por kishin mundur tė ēanin midis malesh tė egra pėr t'u
futur nė territoret e thella tė viseve shqiptare pėr tė takuar pashain e
famshėm tė Tepelenės. Ali Pasha, njė figurė sa kontraverse aq edhe ekzotike pėr
shumė personazhe tė asaj kohe, falė edhe vargjeve tė pavdekshme tė Bajronit, do
tė kthehej nė njė pikė referimi pėr kėdo qė do tė kėrkonte tė eksploronte viset
qė kontrolloheshin nga pashai shqiptar. Megjithėse disa figura interesante tė
shek. tė 19 vizituan oborrin e pashait shqiptar, shumė
pak prej tyre kanė mundur tė hedhin nė letėr, nė mėnyrė aq brilante, bukurinė e
natyrės dhe karakterin e njerėzve; tė gjitha kėto me njė sy aq tė qartė dhe
mendje aq kritike sa Bajroni dhe Hobhouse. Publikimi i Kėngės sė Parė tė
"Child Harold Piligrimage" nė Londėr, pas kthimit tė Bajronit nė
Angli jo vetėm bėri tė famshėm poetin anglez, por pėr herė tė parė njė publik i
gjerė kishte mundėsi tė lexonte mbi viset dhe banorėt e njė vendi, i cili nuk
njihej mė parė nga askush. Shqiptarėt dhe Shqipėria, e panjohur deri mė atėherė
pėr publikun evropian, papritmas gjeti bardin e saj, i cili i shkroi me plot
dashur, duke krijuar kėshtu njė lloj kurioziteti dhe kėrshėrie pėr tė gjithė
ata qė do tė udhėtonin nė kėto vise. Dhe kėshtu, nė gjurmėt e njė poeti, i cili
arriti tė frymėzonte disa breza me radhė njė numėr udhėtarėsh, artistėsh, agjentėsh
e aventurierėsh filluan tė arrinin nė oborrin e pashait, i cili kishte
frymėzuar "Poetin Gjeni" Lord Bajron. Ėshtė i njohur fakti se
gjithkush qė shkruan pėr periudhėn e udhėtimeve tė evropianėve nė territoret e
Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė nė shek. e 19 ka nė
qendėr tė vėmendjes figurėn dominante tė Lordit Bajron. Megjithatė duhet thėnė
se ai nuk ėshtė i vetmi "I ēmendur i Levantit", siē do ta quante ai
shpesh duke qeshur figurėn e tij dhe tė bashkudhėtarėve qė ndeshte nė kėto anė.
Megjithėse udhėtimet nė Turqi e Greqi ishin penguar pėr njė farė kohe, pėr
shkak tė luftėrave evropiane tė Napoleonit, falė kėmbėnguljes sė njė shoqėrie
tė rinjsh aristokratė tė quajtur "Shoqėria Diletanti", njė numėr
arkitektėsh, arkeologėsh, shkrimtarėsh e aventurierėsh ndėrmorėn udhėtime nė
kėto territore, me synim studimin e monumenteve antike, popujve kulturės dhe
traditave tė kėtyre vendeve. Njė grup "tė ēmendurish levantinė", po
aq entuziastė e po aq kėmbėngulės sa Bajroni, do ndiqnin gjurmėt e tij nėpėr
Athinė nė shtėpinė e motrave Makri, nė monumentet antike tė Nicopolis apo do tė
kėrkonin qė tė takonin personazhin enigmatik tė Ali Pashė Tepelenės, i cili
tashmė, falė poemės "Child Harold Piligrimage" (qė kishte shitur 20
mijė kopje nė njė ditė) ishte njė nga figurat mė tė njohura nė qarqet intelektuale
evropiane.
Megjithėse ėshtė shkruar shumė mbi udhėtimin e Lordit Bajron nė Shqipėri, deri
mė sot nuk njihet aspak interesimi i tij i madh, pasi u kthye nė Angli pėr
ēėshtjet qė kishin tė bėnin me Shqipėrinė apo me "mikun tonė tė
dashur", siē shkruan ai pėr Aliun. Njė sėrė letrash tė shkruara prej tij
nga Londra apo Venecia, tregojnė qartė se poeti i madh jo vetėm vazhdonte tė
interesohej pėr lajme nga Shqipėria, por me sa duket qartė ai ka pasur njė
korrespondencė tė vazhdueshme me Ali Pashė Tepelenėn, deri nė ditėt e fundit tė
jetės sė pashait. Sigurisht, nevojitet njė studim mė i plotė pėr tė pasur njė
ide tė qartė mbi kėtė korrespondencė, por nga letrat qė janė nė dispozicionin
tonė kohėt e fundit nga arkiva personale tė pasardhėsve tė poetit, sjellim
fakte shumė interesante dhe duket qartė se Lordi Bajron dhe Ali Pasha kanė
pasur njė korrespondencė tė vazhdueshme.
Njė fakt ky qė pėr herė tė parė vjen nė vėmendjen e studiuesve shqiptarė, tė
interesuar pėr atė periudhė. Interesimi i Bajronit, pėr personat qė ai takoi nė
udhėtimin e tij nė Shqipėri dhe Greqi, tė habit pėr nga detajet tė cilat janė
edhe pėr gjėra nga mė tė thjeshta. Bajroni kėrkon tė dijė jo vetėm pėr pashain
e famshėm, por edhe pėr rojėn e tij personale, Vasili, dhe marrėdhėniet e tij
me njė prej kushėrirave tė motrave Macri, Dudu Roque, pėrkthyesin qė ju dha nė
Janinė, Andreas Zantachi, si dhe pėr myslimanin Dervish Tahiri, njė tjetėr roje
i tij nga viset shqiptare. "Dje mora njė letėr nga Ali Pasha, dėrguar me
dr. Holland,- Bajroni i shkruan mikut tė tij Tomas Moore- i cili sapo ėshtė
kthyer nga Shqipėria. Letra ėshtė nė latinisht dhe fillon me
"Excellentissime, nec non Carissime" dhe mbaron me pėrshkrimin e njė
arme qė dėshiron tė bėhet pėr tė. Ėshtė nėnshkruar Ali Veziri. Si mendon ēka
bėrė gjithė kėtė kohė? Holland mė thotė se pranverėn e kaluar ai mori njė qytet
kundėrshtar, i cili para 42 vjetėsh i kishin turpėruar nėnėn dhe motrėn. Ai e
mori qytetin, zgjodhi tė mbijetuarit rreth 600 vetė dhe i vrau tė gjithė pėrpara
tij. Megjithatė ai i kurseu tė tjerėt dhe e kontrolloi veten mė shumė se ēdo tė
bėja unė.
Kėto ishin tė rejat pėr mikun tonė tė dashur.
8 shtator 1813, Bajroni
Megjithatė, nė korrespondencėn midis Bajronit
dhe Ali Pashės qė na ėshtė vėnė nė dispozicion, pėrmendet njė fakt
jashtėzakonisht shumė interesant, i cili tregon pėr pėrmasat qė fama e Ali
Pashės kishte marrė tashmė pas botimit tė "Child Harold Pilgrimage".
George Ticknor, njė profesor amerikan i Harvardit, themelues i librarisė sė parė
tė Bostonit, mik i njė sėrė personalitetesh amerikane, pėrfshirė edhe Tomas
Jefersonin, i cili udhėtonte nėpėr Evropė, kėrkon njė takim privat me Bajron
gjatė vizitės sė tij nė Angli. Takimi, sipas informacionit qė disponojmė midis
prof. Ticknor dhe Bajronit, ėshtė kryer nė Londėr, nė prani edhe tė mikut tė
Ticknor, Edward Everett, presidenti i ardhshėm i Harvardit, mė 23 qershor 1815
dhe tema e bisedės ka qenė Ali Pasha dhe udhėtimet e Bajronit nė viset shqiptare.
Nė dorėshkrimet e botuara nga George Ticknor ėshtė edhe njė pėrshkrim i takimit
tė tij me Bajronin, ku ndėr tė tjera ai shkruan: "Ai mė tregoi detaje tė
shumta mbi historinė, ndjenjat, mendimet dhe impresionet e vėshtirėsitė nėn tė
cilat shkroi `Child Harold". Me sa duket profesori i Harvardit, i
frymėzuar nga "Child Harold" kishte ndėrmend tė udhėtonte pėr nė
Shqipėri dhe pėr kėtė arsye i ka kėrkuar Bajronit jo vetėm tė dinte pėr figurėn
e Pashait tepelenas, por edhe njė letėr rekomandimi tė firmosur nga Bajroni. Bajroni,
me ē'kuptohet, e ka mbėshtetur kėtė udhėtim, pasi nė dorė ne kemi njė letėr tė
shkruar prej tij, drejtuar Aliut, ku i flet pėr vizitėn e udhėtarit shumė tė
rrallė nga Amerika e largėt, pėr tė cilėn nuk dimė nėse Aliu kishte njohuri apo
jo. Kjo letėr mban datėn e 25 qershor 1815 dhe ėshtė shkruar vetėm njė javė
mbas betejės sė famshme tė Vaterlosė. "Vezir Jam i nderuar nga letra e
Lartėsisė Suaj dėrguar me dr. Holland. Jam i lumtur tė dėgjoj pėr shėndetin dhe
mirėqenien Tuaj - shpresoj se do tė vazhdojė pėr shumė vjet. Njė xhentėlmen
amerikan (z. Ticknor) mė ka premtuar se do t'ju sjellė njė dhuratė nga unė pėr
Shkėlqesinė Tuaj, njė armė shumė tė veēantė (pėrdorimin e sė cilės ai do t'ua
bėjė tė ditur), tė cilėn do tė isha shumė i nderuar nėse Ju do ta pranonit.
Shpresoj se njė ditė do tė mund pėrsėri tė vizitoj Shqipėrinė - njė vend pėr
tė cilin kujtimet e pėrkujdesjes pėr tė huajt qė Ju tregoni, janė shumė tė
dashura pėr mua.
Me respektin mė tė madh mbetem shėrbėtori i
Juaj Bajron
25 qershor 1815
Deri mė tani, nga studimi i letrave tė Bajronit nuk kemi njė ide tė qartė, nėse
prof. George Ticknor e ka ndėrmarrė udhėtimin e tij nėpėr viset shqiptare. I
pajisur me rekomandime tė shkėlqyeshme dhe me dhuratėn e veēantė qė Bajroni i
dėrgonte Ali Pashės, duket se ky udhėtim do tė ishte shumė i mundshėm pėr
profesorin amerikan, megjithatė deri mė tani nga dokumentet qė disponojmė nuk
kemi fakte tė mjaftueshme se Profesori i Harvardit e ka takuar pashain plak tė Janinės.
Studimi i mėtejshėm i letrave dhe i korrespondencės sė prof. Ticknor do tė na
sjellė njė informacion mė tė detajuar pėr tė mėsuar nėse ai e ndėrmori
udhėtimin e tij nėpėr malet shqiptare pėr tė takuar mikun e Bajronit, pashain
tepelenas. Megjithatė, pėr herė tė parė ne biem nė gjurmėt e njė fakti mjaft
interesant pėr figurėn e kėtij shqiptari tė famshėm, i cili me sa duket kishte
tėrhequr edhe interesin e personaliteteve amerikane, ndėrmjet tė cilėve prof. Ticknor,
Everett dhe Joseph Coolidge, dhėndri i ardhshėm i presidentit amerikan, Thomas
Jeffersonit. Deri mė tani informacioni qė kemi ėshtė mjaft i pakėt, pėr tė
kuptuar qartė pėrse studiuesi i Harvard dėshironte tė takonte pashain shqiptar.
Megjithatė, nėse do tė marrim parasysh se emri i Bajronit ishte i njohur nė
sallonet aristokrate amerikane dhe poezitė e tij lexoheshin nga njė numėr i konsiderueshėm
lexuesish, mund tė themi me bindje se figura e Aliut ishte njė figurė e njohur
midis inteligjencės amerikane. Sigurisht, deri mė tani nuk kemi asnjė fakt pėr
tė mbėshtetur kėtė hipotezė, por nėse do tė kemi parasysh se nė takimin e prof.
Ticknor nė Londėr me poetin anglez, tema e bisedės ka qenė Ali Pasha, atėherė
mund tė themi se kjo hipotezė nuk ėshtė pa baza. Udhėtimi i Bajronit nė Shqipėri,
sigurisht kishte njė rėndėsi shumė tė madhe pėr kohėn, pasi botimet e poetit
anglez sollėn njohjen e kėtij vendi tė mbyllur pėr udhėtarėt e huaj, por edhe
pėr publikun evropian. Megjithatė, pėr herė tė parė ne mėsojmė se Shqipėria dhe
emri i Ali Pashė Tepelenės kishte kaluar oqeanin, duke u bėrė njė objekt
diskutimesh nė sallonet letrare tė elitės aristokrate amerikane.
George Ticknor
Profesori i parė nė Universitetin e Harvardit
pėr gjuhėt moderne.
Shkrimtar, bashkėthemelues i bibliotekės sė
parė publike tė Bostonit. Ai studioi nė Kolegjin e Dartmouth dhe u specializua
nė gjuhėt latine dhe greke tė vjetėr, ku mėsues kishte pastorin John Gardiner i
Trinity Church. Pasi bėri disa klasė nė Universitetin e Masachuset pėr
Magjistraturė, ai vendosi tė udhėtojė nė Evropė, pėr tė marrė njė edukim mė tė
mirė se ai qė mund tė gjente nė Amerikė. Me rėnien e Napoleonit mė 1815-ėn,
kontinenti evropian ishte i hapur pėrsėri, pėr ata qė dėshironin tė lėviznin
lirisht nėpėr shtetet evropiane. Sė bashku me mikun e tij nga Bostoni, i cili
do tė bėhej mė vonė njė prej oratorėve mė tė famshėm tė Amerikės, Edward
Everett, u regjistruan nė Universitetin e Gottingenit, ku ai qėndroi pėr gati
dy vjet. Biblioteka e pasur e kėtij Universiteti, si dhe influenca e librit tė
Madam de Stael De l'Allemagne mbi epėrsinė e filozofisė dhe literaturės
gjermane, me sa duket kanė luajtur njė rėndėsi tė madhe nė vendimin e Ticknor
pėr t'u vendosur nė Gottingen. Megjithatė, pėrpara se Ticknor tė ndėrmerrte
udhėtimin e tij evropian, ai takoi presidentin amerikan, Madison, si dhe shkoi
nė fermėn e Monticelos, ku Tomas Jefersoni i shkroi disa letra prezantimi pėr
njė numėr miqsh me influencė nė qarqet evropiane. I pajisur me letrat dhe
kontakte nga kėta dy personalitete amerikane, kur Ticknor arriti nė Paris, ai u
prit si njė pėrfaqėsues i ri i republikanizmit amerikan, nga qarqet liberale
evropiane. Madame de Stawl, megjithėse shumė e sėmurė, dėshironte ta takonte
patjetėr kėtė amerikan tė ri dhe ndėr tė tjera, nė njė shkrim tė botuar mbi
kėtė takim shkruante pėr Ticknor dhe idetė qė vinin me tė nga pėrtej oqeanit.
"Ju jeni avangarda e racės humane, ju do tė jeni e ardhmja e botės".
Pėr dy vjet me radhė, Ticknor udhėtoi nėpėr Evropė, ku takoi njė numėr tė madh shkencėtarėsh,
historianėsh, shkrimtarėsh dhe persona tė tjerė me influencė. Gjatė qėndrimit
tė tij nė Evropė, Kolegji i Harvardit i ofroi atij katedrėn e gjuhėve franceze
dhe spanjolle. Ticknor qėndroi pėr njė kohė tė gjatė nė krye tė kėsaj katedre
dhe kur mė nė fund dha dorėheqjen nė vitin 1835, u zėvendėsua nga poeti i
famshėm, Henry Longfellow. Njė studiues skrupuloz, ai vazhdoi tė jepte leksione
mbi Danten dhe Shekspirin, si dhe lėndėt e tij tė preferuara spanjisht dhe
frėngjisht. Vila e tij elegante nė Boston u shndėrrua nė njė sallon tė
rėndėsishėm tė kulturės evropiane, ku ai jetonte si njė aristokrat i vėrtetė.
Gjatė gjithė aktivitetit tė tij studiues, ai mbajti njė korrespondencė tė
vazhdueshme me njė numėr tė madh intelektualėsh dhe aristokratėsh evropianė, tė
cilėt kishin interesa intelektuale tė pėrbashkėta. Pėr njė kohė tė gjatė ai
punoi pėr tė pėrgatitur vėllimin voluminoz "Historia e Letėrsisė
Spanjolle", si dhe njė studim mbi arkivat evropiane tė literaturės.
Megjithėse u largua nga aktiviteti i Kolegjit tė Harvardit, Ticknor ishte
gjithnjė prezent nė tė gjitha ēėshtjet qė kishte kjo shkollė, e cila nė tė ardhmen
u kthye nė njė prej universiteteve mė tė rėndėsishme nė botė.
Gazeta Tirana Observer