Historia e vėrtetė e Bajo dhe Ēerēiz Topullit
Shkruan : Alma Mile
Nipi i Bajo dhe Ēerēiz Topullit hedh dritė mbi figurat e heronjve. Jo thjesht
komitė, por edhe intelektualė dhe reformatorė. Njė material i dendur me
dėshmitė e kohės mbi vrasjen e Dhespotit tė Korēės, Bimbashit, pėrplasja me
Faik Konicėn, deri tek ceremonitė e lamtumirės pėr tė dy figurat.
Kėngėt, qė iu kushtuan, trashėguar brez pas brezi, i theksuan edhe mė shumė
konturet "fantastike" qė portretizonin kėto dy figura. Por faktet
historike tregojnė qė Bajo dhe Ēerēiz Topulli, nuk janė thjesht komitėt qė
rrėmbyen armėt e dolėn maleve. Nė njė monografi tė zgjeruar, qė Bajo Topulli
(nipi i Topullarėve, qė ka marrė emrin pikėrisht nga xhaxhai Bajo) na tregon se
mė sė pari, Ēerēizi e mė sė shumti Bajoja, ishin intelektualėt, qė luftuan jo
vetėm pėr mėvetėsinė e Shqipėrisė, por edhe pėr gjuhėn shqipe. Janė diplomatėt,
qė shėtitėn kryeqytetet evropiane e Amerikėn, pėr tė gjetur mbėshtetjen
ndėrkombėtare dhe pėr tė organizuar shqiptarėt, kudo qė ishin pėr tė ndihmuar
ēėshtjen e pavarėsisė. Pėr autorin e librit "Topullarėt e Gjirokastrės:
Bajo dhe Ēerēizi - pararendėsit dhe pasardhėsit", botimi i kėsaj vepre
vinte si njė shtysė e brendshme. U rrit me bėmat e heronjve, jetoi nė po ato
oda, ku u ulėn kėmbėkryq ata, nė ēdo gėzim gjirokastrit, dėgjoi tė kėndohej e famshmja
"Tek Rrapi nė Mashkullorė", ndėrsa nė qendėr tė qytetit pa tė ngrihej
madhėshtor monumenti i Ēerēizit. Gjatė jetės sė tij ndoqi sesi politikat dhe
sistemet vepruan me dy xhaxhallarėt e tij heronj, glorifikimin e figurės gjatė
diktaturės, por edhe cungimin e historisė sė tyre, duke lėnė jashtė momente tė
rėndėsishme nė jetėn e dy vėllezėrve, por edhe figura tė shquara qė shoqėruan
nė tė gjallė e nė tė vdekur Topullarėt. Pas ndėrrimit tė sistemit iu desh tė
shihte harresėn e qeverive demokratike, rrėnimin e shtėpisė-muze, dėmtimin e varreve.
Njė gjendje pėr tė ardhur keq, qė nuk mund ta linte mė indiferent. Nė njė volum
prej rreth 460 faqesh na ofrohet njė material i bollshėm mbi historinė e
familjes sė madhe Topulli, por mė sė shumti tė Bajos dhe Ēerēizit. Njė material
i mbledhur nga burime gojore dhe arkivore. Janė shfrytėzuar Arkivat e Shtetit,
por edhe shtypi i kohės, ku bėmat e dy heronjve gjetėn hapėsira tė mėdha. Ka edhe
citime nga fjalime e dorėshkrime tė vetė heronjve, nga ato tė pakta qė i rezistuan
kohės.
Pėr ta drejtuar lexuesin deri tek Bajoja e
Ēerēizi, autori ofron disa faqe histori, qė lidhen me paraardhėsit e
Topullarėve, qė nga zbritja e tyre nga veriu i Shqipėrisė, nė jug tė vendit,
ndėrrimi i fesė nga katolike, nė ortodokse e mė pas nė islame. Kėtė e dėshmon
edhe njė pllakė varri, ku i pari i familjes quhej Vasil Sulioti (gėrma V fshihet
mė pas), brez pas brezi, me shndėrrimin e mbiemrit nė Karagjozi e mė tej Topi-
Topulli (pėr shkak tė njė beteje tė ashpėr qė Mehmet Karagjozi bėri me Ali
Pashė Tepelenėn). E mė pas tregohet mbi njė dokumentacion tė dendur jeta e Bajo
dhe Ēerēizit, dy nga 15 djemtė e Ago Topullit.
Mėsohet se qysh 11 vjeē Bajo niset pėr tė studiuar nė Stamboll, ku brumoset me
idetė pėrparimtare dhe patriotike tė vėllezėrve Frashėri, Samiut dhe Naimit,
por edhe Jani Vretos, tė cilin ai e vlerėsonte shumė. Sipas kėshillave tė tyre
ai hidhet nė Selanik, ku fillon njė aktivitet tė gjerė si propagandues i gjuhės
shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtė, duke qenė se ndodhej mes dy zjarresh,
atij turk e atij grek. Mė pas, nė vjeshtėn e vitit 1904, Bajon do ta shohim nė Manastir,
ku bėhet pedagog dhe nėndrejtor i gjimnazit tė Manastirit. Bashkė me lėndėt
mėsimore, nisi t'iu mėsonte edhe gjuhėn shqipe djemve tė gjimnazit e tė
shpėrndante libra nė gjuhėn shqipe, edhe pse ishte gjithnjė nė shėnjestėr.
Gjatė qėndrimit tė Bajos nė Manastir solli ngritjen e "Komitetit pėr
Lirinė e Shqipėrisė"(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotė shqiptarė. Nė
nyjėn (nenin) e parė tė Kanonizmės sė komitetit thuhej se "qėllimi i kėtij
komiteti ėshtė tė ngjallurit e Shqipėrisė, duke mbjellė vėllazėrimin,
dashurinė, bashkimin, duke pėrhapur udhėn e qytetėrimit me anėn e librave qė do
tė shtypen, duke dėrguar njerėz nė tė gjithė anėt e Shqipėrisė tė mbjellin kėto
mendime
pėr mbrothėsinėkombit dhe tė shpėtuarin nga zgjedha dhe errėsira nė tė
cilėn gjendet sot". Do tė ishte po Bajo Topulli, qė disa muaj mė pas do tė
ishte vullnetari i parė, nė tė parėn ēetė ēlirimtare, duke u quajtur
"Garibaldi i Shqipėrisė". Pas aktivitetit nė Jug tė Shqipėrisė dhe
vrasjes sė Dhespotit tė Korēės, pėr tė larė gjakun e Papa Kristo Negovanit,
Bajo Topulli e pati shumė tė vėshtirė qėndrimin nė Shqipėri, ndaj dhe nė fund
tė nėntorit, Bajo i shoqėruar nga Ēerēizi dhe Zeman Haskua udhėtojnė drejt
Sofjes, ku e priti njė grup shqiptarėsh me nė krye Shahin Kolonjėn. Aty gjejnė
njė situatė po aq tė ndezur patriotike, nė Sofje e Bukuresht u njohėn me figura
tė njohura, mes tė cilėve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Redaksia
e gazetės "Drita" do tė bėhej njė shkollė e vėrtetė pėr Ēerēizin, i
cili pėrmes faqeve tė saj u bėnte thirrje shqiptarėve pėr luftė. Pasi nis
Ēerēizin, Mihalin dhe lufttarė tė tjerė drejt Shqipėrisė, Bajo ndėrmerr njė udhėtim
tė gjatė nė kryeqendra tė Evropės dhe nė Amerikė (ku u shoqėrua nga Fan Noli), pėr
tė gjetur mbėshtetje pėr ēėshtjen shqiptare. Ndėrsa Bajo Topulli merrej me
propagandė jashtė vendit, ēeta e drejtuar nga Ēerēiz Topulli, kishte nisur
veprimtarinė e saj, madje ishte vėnė nė shėnjestėr.
Ndodhi pikėrisht nė kėtė kohė, nė 9 mars tė
vitit 1908 kur nė Gjirokastėr vritet Bimbashi turk Halil Musa Beu. Njė ngjarje qė
do tė bėnte bujė tė madhe nė atė kohė, por qė do tė shėnohet nė histori si bėma
mė e madhe e Ēerēiz Topullit. Nėntė ditė mė vonė, do tė zhvillohej dhe beteja e
famshme e Mashkullorės. Por njė ngjarje mė e madhe do tė ndodhte nė po atė vit.
Ėshtė Kongresi i Manastirit, ku merrte pjesė dhe Bajo Topulli, madje ai u
zgjodh nė komisionin e ngushtė tė Alfabetit, prej 11 vetėsh, ku ndėr tė tjerė
bėnin pjesė edhe Fishta, Mjeda, Mit'hat Frashėri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli
ishte pėrkrahės i variantit tė alfabetit me gėrma latine, i cili u pranua si
njė nga dy variantet, bashkė me alfabetin e Stambollit, qė tė pėrdoreshin mes
shqiptarėve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve tė
gjuhės shqipe.
Nga autori i librit, por edhe historianė tė tjerė enigmė mbetet mungesa e Bajos
dhe Ēerēizit nė ngjarjen e madhe tė shpalljes sė Pavarėsisė, njė moment pėr tė
cilin ata kishin luftuar pėr vite tė tėra. Ishte njė tėrheqje e vetė
Topullarėve, apo njė "gabim" i Ismail Qemalit? Tė dhėnat historike
janė tė mangėta dhe nuk hedhin dritė mbi kėtė fakt. Emri i Ēerēiz Topullit do tė
ndeshet sėrish pa shpalljes sė Pavarėsisė, nė disa kryengritje tė armatosura,
pėr sprapsjen e grekėve nga tokat e pushtuara nė jug (pas konferencės sė
Londrės), por edhe kundėr rebelimit tė Haxhi Qamilit nė Shqipėrinė e Mesme. Nė shtator
tė vitit 1914 Ēerēiz Topullin e Muēo Qullin i gjejmė nė Shkodėr, ku mendohet tė
kenė shkuar pėr t'ju bashkuar mbrojtjes sė trojeve nga pushtimi serbo-malazez.
Arrestohen pėr tė parėn herė nė 28 qershor dhe lirohen shumė shpejt. Por
arrestohen sėrish nė 7 korrik. Tre ditė mė vonė do tė ekzekutoheshin duarlidhur
rrugės pėr nė Ēetinė. Pėr 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetėn pa varr, nė
Shtoj tė Shkodrės, deri sa u zbuluan nė vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fėminie
me Ēerēizin dhe prefekt i Shkodrės aso kohe. Ishte pikėrisht ai qė identifikoi
dhe eshtrat e Ēerēizit nga njė dhemb floriri, qė e kishin tė dy tė njėjtė.
Autori na thotė se nė zhvarrimin e eshtarve tė tyre mori pjesė edhe Enver
Hoxha, i cili mbajti edhe njė fjalė lamtumire nė emėr tė Gjirokastritėve. (Dy
vjet mė pare, nė 18 mars 1934, nė Gjirokastėr do tė ngrihej monumenti i tij, i
realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar tė shqiptarėve brenda
e jashtė vendit.) Madhėshtore ishte pėrcjellja e eshtrave tė heronjve nė
Shkodėr. Prekėse janė fjalėt e mbajtura nga patėr Anton Harapi e Ernest Koliqi,
tė pabotuara mė parė nė kohėn e diktaturės.
Ndėrkohė, tė dhėnat janė tė pakta pėr aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes
sė Pavarėsisė. Mėsohet se pėr 15 vjet jetoi e punoi nė Turqi, ku pati poste tė
larta drejtuese nė kohėn e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shėrbeu si vali e
prefekt. Nė vitin 1925 ai kthehet nė Gjirokastėr. Gjirokastritėt shėnuan
kandidaturėn e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmė i sėmurė nuk e dėshironte
njė gjė tė tillė. Megjithė fushatėn e shkurtėr, Bajo Topulli zgjidhet kryetar
Bashkie, tė cilėn e drejtoi pėr tri vjet. Gjatė kohės sė drejtimit ndėrmori njė
sėrė reformash. E nisi qė me pritjen e popullit nė zyrat e bashkisė, pastėrtia
e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriēimi, marrja nėn kontroll e rendit
publik, pėrkrahja e familjeve tė varfėra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e
shkollave, regjistrimi i tė gjitha fėmijėve, heqja e ferexheve tek gratė,
shpallja zyrtarisht e sė dielės ditė pushimi, etj. Gjithashtu ai u bė nismėtar
i ngritjes tė sė parės shoqėri aksionere tregtare nė Shqipėri, e cila u quajt
"Dele".
I sėmurė rėndė, Bajo Topulli u nda nga jeta nė 24 korrik tė vitit 1930, nė
shtėpinė e tė vėllait nė Sarandė. Njė ceremoni lamtumire madhėshtore u
organizua qė nga Saranda deri nė Gjirokastėr. "Nė emėr tė djalėrisė vinj
t'i them Bajo Topullit lamtumirėn e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se
sot nuk ėshtė ditė pėr zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundėr thotė i madhi
Leonardo da Vinēi: "Sikur njeriu gėzon muzgun e mbrėmjes pas njė dite me
punė plot, ashtu dhe vdekja ėshtė lumturi nė fundin e jetės pas njė jete tė
pėrdorur mirė", ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tėrė gazin e jetės
pėr kėtė Shqipėri dhe tani, hero re dhe do flesh nė kėtė tokė qė t'i e deshe
gjithė jetėn mė tepėr sesa shpirtin". Kėshtu do tė shprehej pėr bajo
Topullin, Eqerem Ēabej nė fjalėn e lamtumirės.
Nė ceremoninė
e pėrcjelljes sė Ēerēizit
Nga fjala e lamtumirės sė Pater Anton Harapit
"Ndaluni! Ku veni burra?!
Ēerēiz e Muēo, dy fjalė ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu nė log tė kuvendit para
se tė daheni. Do ta leni Shkodrėn, tė shkoni e tė pushoni atje, ku sė parit pat
t'amblat rreze tė diellit, ku, si filiza tė shndoshtė, gėzueshėm e rritėt
shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!
Veē, o burra, qi, dekun, flitni, tė metun, njalleni, tė hupun, sod ndritni,
kah rreth e rrokull t'i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t'uej
kumbues si tė luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u
mbajti karakterin, shka u bani tė pavdekshėm.
.T'i diftojm, po, botės, se shqyptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi
Toskė e Gegė, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarė tė njimendtė.
Zoti i vėrtetė e atdheu le tė na bashkojn, Zoti e atdheu tė na mbajn, me Zot e
me Atdhe tė lumnojm!"
Nga fjalimi i lamtumirės sė Ernest Koliqit
E ju, o ju Hije madhore tė Ēerēiz Topullit e tė Mustafa Qullit, nisnju kah
vendet jueja tue ngjallun nėpėr tė gjitha buzėt nji kangė shprese. Zgjoni nė
kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kėrkon djalėria
prej Shqypnis? Drejtėsi tė plotė shoqnore.
O ti, Ēerēiz, o ti Mustafa qulli, qė ma t'kuq e batė flamurin tonė me gjakun e
pastėr t'uj, shpallnja djalėris se pėrparimi mė i drejtė se drejtėsia ma e
plotė shoqnore mund t'arrihen n'emėn tė Shqypnis
(