Janullatosi dhe Zoti

 

Shkruan : Margarita KOLA


Te gjithe e dine,te pakten ata qe jane orthodoks ose katolik qe Kisha eshte nje vend ku njerezit zgjedhin te mbajne atje ceremonine e marteses ose te pershpirtjes dhe kjo vetem e vetem se kisha eshte nje vend i shenjte dhe njerezit besojne se "zoti" deshiron ti bekoj bijte e vete ne te mire dhe ne te keqe.Dhe ky eshte ai zoti i madh i gjithepushtetshem dhe i njejte per te gjithe mbi toke.


Me ndjeni nese nuk jam duke e interpretuar Biblen dhe aq mire???!!!!


Por kur vjen puna tek sherbetoret e perendise ketu fillon dhe koklavitet nyja.Kjo per faktin se disa zgjedhin te ndjekin zotin e tyre sipas te gjitha thenieve dhe deshirave te shprehura te tij ndersa te tjeret zgjedhin te behen "zot" vete dhe te veshin petkun e pushtetit te gjithanshem.Dhe qe ketu pastaj njeriu i gjore fillon te coroditet dhe te vej ne dyshim nese e ka lexuar Biblen me kujdes apo jo.


Keshtu i ndodhi edhe nje mikut tim kanadez kur une fillova ti tregoj se "Zoti" Janullatos refuzoi te mbante nje ceremoni pershpirteje per Viktimat e Genocitit cam ne nje kohe qe te gjitha Besimet e tjera fetare e pranuan Ftesen me pa te voglen hezitim. Miku im Kanadez patjeter qe u cudit shume dhe ashtu sic nuk eshte shume e shpeshte per ta filloj te ngrej zerin dhe te me thote qe ky njeri nuk mund te jete sherbetor i zotit.


Une kete e dija dhe nuk kisha shume nevoje te ma thoshin,po kur reagimi te vjen i njejte edhe nga nje person tjeter i cili nuk eshte i perfshire emocionalisht ne debat fillon dhe krijon mekanizmin kunderveprues dhe logjikues.


Fillova te mendoj se mos ky "Zoti" Janullatos ngaqe eshte shume i vjeter dhe jo shqiptar nuk e ka kuptuar mire Kerkesen e drejtuar per te mbajtur nje ceremoni pershpirtje per ata te gjore qe u masakruan vetem e vetem se nuk ishin grek.Ngahere me ndodh qe ne fillim te marr nje pozicion mbrojtes dhe shpjegues ndaj rrethanave perpara se te kundershtoj dhe sulmoj.
Por duket qe kjo logjike nuk e justifikonte zotin e madh Janullatos vetem per faktin e thjeshte se nuk eshte e veshtire te gjesh perkthyes te Shqipes sidomos kur mendon se zoti Janullatos shpesh e mban meshen ne Kishe ne "gjuhen shqipe plot gabime".


Nese kjo logjike bije sipas shpjegimeve te mesiperme atehere me lind e drejta te revoltohem edhe une si ai miku im kanadez. Te revoltohem per mosrespektimin e Bibles,te revoltohem per "Zotin" Janullatos qe nuk i sherben mire zotit te te gjitheve dhe mbi te gjitha te revoltohem per te gjitha sherbimet qe ju ka bere "vellezerve te vet" pra fqinjeve tane ne kurriz te vellezerve te mi shqiptar.


Keshtu do te ndodhte kur ne shtepine tende vjen edhe ta bene ligjin nje njeri i cili nuk te ka as far e as fis.Keshtu do te vazhdoj te ndodhi derisa ne krye te "shtepise sone" te vij nje shqiptar sherbetor i "zotit te vertete".Atehere nuk do te kishim me frike qe te vdekurit nuk do te nderoheshin.Vetem atehere nuk do te kishim me frike qe te vdekurit do te zhvarroseshin.


Do te presim qe zoti ti marr "ymrin" ketij sherbetori te tij apo do ti tregojme atij vete se ka fyer perendine kjo eshte nje ceshtje qe ne shqiptaret duhet ta zgjidhim madje edhe shpejt.


Ryerson University - Toronto,Kanada