"Fajin"
e ka populli, politika lugė e larė
Shkruan : Dr.Hasan Luēi
"Fajin e ka Shqipėria e shqiptarėt" ėshtė njė avaz i vjetėr nėpėr
shekuj i paguar me flori nga fqinjėt shovenė dhe fuqitė e mėdha koloniale e
pushtuese tė kohėve. Ende sot shpenzohet, shumė prej tyre pėr t'ia mbushur
mendjen top opinionit publik botėror se shqiptarėt qenkan njė racė pa ligje
njerėzore e shoqėrore, ku kreun e shpifėsve e zėnė serbėt e grekėt, por edhe
kasnecėt e ithtarėt e tyre brenda e jashtė vendit, qė po i fryjnė erėrave tė
ēmendura si sirenat mitike.
Tė parėt qė i fryjėn erėrave barbare, qenė helenėt e romakėt qė njeri pas
tjetrit vėrshuan si pushtues, njeri pas tjetrit nė hapėsirat e trojeve
pellazgo-ilire-shqiptare duke mohuar e shkatėrruar visaret e monumentet e kulturės
sonė autoktone parėsore nė trojet e veta, duke ngritur kurthet e muret e
mbulimit, mashtrimit e tjetėrsimit tė gjurmėve tė qytetėrimit tė gjuhės sonė
amtare qė u dha sisė gjuhėve europiane dhe mė gjerė. Kėtu kaluan edhe barbarėt
qė vijuan rrėnimin e veprave tona kulturore, veē atyre tė parėve duke i kthyer
nė gėrmadha. Kėtė bėnė edhe vėrshimet e sllaveve tė jugut si tė tjerėt mė parė
qė na rrudhėn shumė trojet tona autoktone e historike natyrore deri kėtu ku
mbijetojmė sot, duke ngritur mite tė pėrbindshme dhe platforma politiko-ushtarake,
qė ende sot bota e ashtuquajtur e qytetėruar i gėlltit si meze nga miqtė e tyre
fqinjėt tanė antishqiptarė smirėzinj tė pandreqshėm brez pas brezi, nė shkollat
fetaro-politiko-ushtarake me famė tė zezė nė Ballkan, Europė dhe nė botė duke
mbivlerėsuar dhe nderuar pa tė drejtė kulturėn greko-romake, qė u zhvillua mbi
atė pellazgo-ilire, qė tekstet e sotme historike i quajnė mite tė shekujve tė
errėt, siē i quajtėn qysh herėt mashtruesit heleno-romakė. Pasi na pushtuan osmanėt,
po kėta fqinjė ziliqarė, smirėzinj e armiq, qė u shėrbyen me zell e pėrulje
osmanėve, na quajtėn ne shqiptarėve dhe turq tė mėrguar nė trojet e tyre, ku
nuk janė rrėnjės por janė ardhacakė pushtues nė shtėpinė tonė etnike nė shekuj
siē na njeh kjo botė e qytetėruar, siē kanė dėshmuar edhe historianėt e
gjeografėt e tjerė njerėz tė ditur objektivė grekė dhe romakė etj rreth
kontinentit tonė.
Grekėt dhe sllavėt e jugut etj. bashkėpunuan
ngushtė me pushtuesit osmanė sidomos pėrmes fesė pėr ta ndaluar mėsimin e
gjuhės shqipe qė nė fakt ia arritėn duke hapur shkollat osmane, greke etj., dhe
pėrndoqėn atdhetarėt qė pėrhapnin shkronjat shqip dhe fetarėt qė pėrdornin
gjuhėn shqipe ne kasha e xhami si dhe more masa shtrėnguese pėr t'i dėbuar
shqiptarėt nga trojet e veta etnike, duke i shkėmbyer edhe me pazaret mes tyre
dhe pėr tė bėrė pastrimin etnik ermes luftėrave ballkanike e botėrore,
genocideve etj., deri nė vitin l999 nė Kosovė si njė pėrpjekje e hapėt para
syve tė botės. Ende sot fqinjėt dhe miqtė e tyre tanė nuk rreshtin sė pėrhapuri
mitet e tyre antishqiptare,bėjnė sikur nuk e din ė
ē'janė pellazgėt,ilirėt e shqiptarėt, na quajnė si etni mė vete si toskė, gegė,
kosovarė etj., etj., na quajnė se kemi mėrguar kėtu ku jemi si turq etj., dhe
bėjnė sikur se dine se ne jemi shumicė nė trojet tona ku kryesisht grekėt e
sllavėt erdhėn si pushtues apo si bujq apo si kolonizues mbi bazat e
platformave antishqiptare te njohura. Kėta fqinjė, pėrfshi edhe historianė
mashtrues nuk i pėrmendin perandorėt, papėt, kryeministrat, filozofėt,
arkitektėt, gjeneralėt, shkrimtaret, poetėt etj. Shqiptarė tė shquar qė kane
drejtuar nė ēdo fushė nė formacionet shtetėrore e publike tė kohėrave nėpėr
shekuj, duke i pėrvetėsuar si prone tė tyre nė Greqi, Romė, Bizant, Iliri e
Arbėri, Turqi, etj., nė tre kontinentet. Harrojnė
qėllimisht tė thonė tė vėrtetėn se shqiptarėt luftuan dhe siguruan lirinė e
pavarėsinė nė Greqi, bashkimin e Italisė dhe nė vendet e tjera ballkanase.
Kėto fakte historike nuk pėrmenden nė
historitė e kėtyre vendeve, veē ndonjė dashamirėsi tė shqiptarėve apo me
origjinė shqiptare. Dihet se nga armiqėsia nuk pritet miqėsi e bamirėsi,
tolerancė e objektivitet shkencor,por veē ligėsi,
smirė e racizėm hapur apo fshehtazi, por qė s'mbulohet dot gjatė. Por ēfarė t'u
bėjmė zengjinėve tanė demokratė zero karatė qė nė gjurmėt e bashibozukėve e
mercenarėve bashkėpunėtorė tė fashizmit apo kateve agjenturore tė huaja nė
trojet shqiptare nė shėrbime tradhtare, kur njė pjesė e tyre u kthyen gjallė nė
atdhe si ēlirimtarė demokratė tė pėrvėluar pasi shpėtuan nga lufta dhe arratia
pėr tė pėrmbysur komunizmin pa asnjė meritė tė vetėn dhe ia hedhin sėrish fajin
shqiptarėve atdhetarė qė kurorėzuan LANC-in, qė ēelikosi lirinė e pavarėsinė e
Shqipėrisė me pjesėmarrjen ne luftėn antifashiste botėrore, por kėta sharlatanė
politikanė gjoja feudofisnikė tė kulluar, s'kanė turp tė pohojnė me gojė e me
shkrime paēavure se nuk duhej luftuar as Musolini as Hitleri dhe kuislingėt e
tyre kudo, se gjoja fashizmi ishte kalimtar nė Shqipėrinė ariane dhe sot do tė
ishim si bota tjetėr demokrate, duke u munduar kot tė tjetėrsojnė rrugėn e
historisė sė kaluar me sofizmat e tyre dale boje dhe sidomos antishkencore edhe
pėr ish aleatėt e tyre gjatė luftės sė dytė botėrore dhe pas saj deri nė vitet
'90. Por kėta ithtarė demokratė tė njė mijė e njė hileve thonė se pas ēlirimit
u shqelmua demokracia perėndimore, kur ajo vet, nuk respektoi vullnetin e
popullit tone pėr vetėvendosje nė vendin e vet dhe demokracia perėndimore
komplotoi qysh pa mbaruar lufta ēlirimtare dhe pėrligji pėrpjekjet e ethshme
pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri e gjetkė siē dėshmojnė arkivat
tona dhe tė botės. Siē dihet Toni Bler, ish kryeministri anglez dhe miku i
shqiptarėve pėr Kosovėn deklaroi botėrisht duke kėrkuar tėrthorazi falje pėr
tentativat e ethshme tė 'botės sė lire' pėr tė pėrmbysur regjimin popullor nė
Shqipėri.
Po kėta demokratė akuzojnė pėr tradhti
bashkėpunimin internacionalist tė Shqipėrisė sė Re popullore me vendet aleate
antifashiste nė kuadrin e luftės sė pėrbashkėt dhe pėrparimtare tė kohės dhe
Shqipėria eci shpejt para me ndihmėn e tyre pavarėsisht mangėsive e pengesave
gjatė asaj rruge tė vėshtirė pėr tė gjithė dhe me ballafaqimet e luftės sė
ftohtė tejet tė ashpėr kundėr shqiptarėve nė tėrėsi. Po kėta demokratė safi e
qortojnė rėndė qeverisjen socialiste shqiptare pse u prish me Titon e Hrushovin
e kompani deri me Kinėn duke mbrojtur pikėrisht interesat e kombit tone faqe
botės mbarė duke i ngritur lart dinjitetin Shqipėrisė Socialiste nė arenėn
ndėrkombėtare kur ish miqtė u sollėn si kolonizatorė tė vjetėr apo tė rinj siē
po luhet edhe sot nga disa fuqi me kombin shqiptar dhe demokratėt modernė kanė
rėnė nė gjunjė para tyre dhe bashkėpunojnė nė aferat koruptive brenda e jashtė
vendit tashmė l8 vjet duke e ēuar vendin nė tragjeditė e komeditė qė i
pėrjetojmė ēdo ditė. Urdhėroni e bėni pak krahasimet se jini bashkėkohės tė dy
sistemeve ekonomike.
Demokratėt e orėve tė para tė viteve 1990-2008 ēirren ende, me sharjet mė
banale, se kėta e paskan pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri, kur kėtu
ish-socializėm, dhe kur populli shqiptar vlerėsoi se qe vet gati pėr ndryshimet
demokrate nė pėrputhje me kohėn e rrethanat botėrore, por mos harrojmė aspak se
ky popull nuk ėshtė kaq i lumtur sa siē i bėri llogarit mė pare nė fillesat demokrate
dhe kjo duket tashmė sheshit me rrjedhojat demokrate kaotike dhe te pafunda me
krizat e ēdo lloji dhe me fenomenet negative nė ēdo drejtim brenda e jashtė
vendit. Jo vetėm kaq por kėta demokratė nuk ndoqėn shembujt e vendeve para
tyre, por hapen portat me strategjitė zero ekonomike dhe duke dėbuar popullin
nė migrim, pa kthim nga sytė kėmbėt dhe vetė pėrlanė pasuritė e tundshme e tė
patundshme duke u bėrė milionerė e miliarderė nė ēast dhe ngritėn partitė
qeverisėse pa anėtarė partie dhe qė bėjnė sipas kokės sė tyre me ca kaso ligje
tė bėra sipas interesave tė ekonomisė informale dhe personale klanore.
Qysh nė fillim tė demokracisė kėta tė zgjuarit e botės dėnuan fitoret e LANC-it
dhe arritjet e popullit shqiptar 1945-1990 nė ēdo fushė tė jetės sė vendit dhe
nė mjedisin ndėrkombėtar me strategjinė e yshtur nė veshėt e tyre puthadorė tė
atyre ustallarėve tė vjetėr e tė rinj qė shqiptarėt i kanė hale nė sy dhe i
duan vetėm pėr t'u mbushur ujė dhe pėr t'u bėrė fresk sa here qė u teket, se shteti
socialist ligjor shqiptar e lulėzoi vendin me djersėn e popullit tė vet
kryesisht e jo me atė tė huaj si me planin Marshall, kėta demokrat tė krisur i
kthyen nė gėrmadha fabrikat dhe uzinat, kombinatet e hidrocentralet,
kooperativat e fermat, ujėsjellėsit e kanalet e kullimit tė tokave prodhuese,
prenė pemėtarinė kudo, vodhėn depot plot tė rezervave shtetėrore pėr rastet e
nevojave urgjente, vodhėn depozitat bankare dhe thesarin e floririt etj., pa ua
bėrė syri tėrr se duhej krijuar doemos kapitalistėt tanė tė ēdo kallėpi. Kėta
hodhėn parullėn mashtruese se Amerika do t'ua ribėnte gjithēka tė florinjta.
Pėr popullin kujtohen vetėm nė fushatat zgjedhore pėr t'i vjedhur votėn me ēdo
mashtrim dhe demagogji trashanike. Dhe kėto strategji primitive s'kanė tė sosur
edhe sot e kėsaj dite,duke varfėruar popullin, duke sulmuar kushtetutėn e bėrė
si top futbolli, duke u ngrėnė si qentė nė kocka pėr kolltukė e trafiqe duke
kaluar nga Gėrdeci nė Gėrdec dhe te paktet e kopsitura PD-PS me liliputėt nė
koalicione i thėnēin, Ndėrkohė shqiptarė e gjorė tashmė l8 vjet po kacavaren
gomoneve, maleve e pėrrenjve si klandestine biblike dhe dyerve tė ambasadave tė
huaja duke paguar shuma marramendėse dhe duke u trajtuar si skllevėr e mall pa
zot. Kėshtu floriri e djersa e shqiptarėve shkon nė xhepat e miqve fqinjė se
kėtu s'prodhohet asgjė pėr tė ngrėnė, veēse sherre,grindje e mllefe dhe
korrupsion e trafiqe, gjithkush pasha nė pritėn e ēifligun e vet klanor e
partiak.
Pra ky ėshtė regjimi i lumtur dhe shembullor
demokrat qė na e lavdėrojnė edhe ca ndėrkombėtarė trutharė qė majmen nga
korrupsioni vendės e i huaj siē po tregon trafiku i karburanteve Millosheviēit,
trafiqet e armėve, piramidat etj. Mėrgimi pėr ēdo popull ėshtė plagė e
pashėrueshme, por prijėsit tanė e mburrin nė botėn e sotme, megjithse po bėhet
problem tej shqetėsues dhe bota po ecėn drejt pėrkeqėsimit ekonomik, politik,
ushtarak, kulturor, me sėmundje tė pashėrueshme, me kriza nė rritje vijuese, me
luftėra lokale qė mbarsin luftėra tė pashmangshme nė t'ardhmen, qofsha unė i
gabua,se fitilat janė gati pėr t'u ndezur, pasi kompromiset nuk po pine mė ujė
as nė KS tė OKB-sė, as nė NATO, as mes fuqive tė mėdha qė luajnė me njėra
tjetrėn si macja me miun para botės nė institucionet gjoja demokrate. Nė vend
qė kėta demokrat, qė mbetėn dakord pėr kalimin e pushtetit nga dora e djathtė
tek e majta me zor dhe ndėrsjelltas me hile, nuk bėjnė asnjė reagim pėr t'iu
pėrgjigjur poshtėrimeve tė ndryshme tė shqiptarėve kudo brenda e jashtė vendit
pasi e kanė mendjen tek mbushja e xhepave mafiozė, teknikė qė e pėrvetėsuan
mire kėto 18 vjet, duke mos treguar asnjė shenjė dinjiteti kombėtar, pa le
sovraniteti, asnjė reciproritet diplomatik e njerėzor nė marrėdhėniet me
fqinjėt dhe shtetet nė bashkėpunim, veēse servilizėm e gjunjėzim mafioz. Kėta
mbledhin vetėm lėvdata bajate pėr tė mbuluar gjykimet e drejta kundėr
qeverisjes sonė tė keqe nga institucione ndėrkombėtare apo BE. Qeverisjet tona
nuk pyesin pėr standardet qė u kėrkohen drejt integrimit euroatlantik, duke i
kaluar me ca reforma surrogate, me demagogji dhe tė shara e tė qeshura
histerike ndaj klane e partive tė ndėrsjella po nė qeverisjen mafioze 18
vjeēare.
Rrjedhimisht populli braktisi vendin, tė
mbeturit po varfėrohen skajshėm, janė tė pėrēarė sipas partive pas tė cilave
shkojnė qorrazi si puna e dhelprės me rrush nė pjergull, janė tė pėrgjumur dhe
nuk guxojnė tė protestojnė se u presin edhe ndonjė lėmoshė qė u jepet apo nuk u
legalizojnė tokat e vjedhura me pushtim antiligjor me bekimin demokrat, apo
banesat e ngritura nė trojet e pronarėve ligjorė, apo ende livadhisin me lloj
lloj mashtrimesh e trafiqesh, qė kjo demokraci i lejon e i nxit qė tė punojė pa
u shqetėsuar dhe lufta kundėr korrupsionit po quhet arrestimi i peshqve tė
vegjėl, tė cilėt lirohen pasi vilen mire xhepat e tyre ose lirohen pėr mangėsi
provash apo me gjykim tė shkurtuar apo tė ikur nė drejtim tė paditur dhe bėjnė
qejf me parat e grabitura apo tė trafiqeve nė vende ku strehohen pasi
depozitojnė parat e marrin zotim se s'do bėjnė krime. Shkurt, fajtorė mbeten
sėrish shqiptarėt edhe pėr gjėra qė si kanė kryer, por kur ka zė nuk ėshtė pa
gjė, thotė populli se vėrtet fajin e ka ky popull qė ende nuk ngre zėrin
demokrat e liridashės tė protestave ligjore e zakonore tė traditave fisnike
mbarėshqiptare dhe nuk merr masa pėr rivendosjen e shtetit ligjor tė uzurpuar
nga politika klanore primitive. Pėrēarja e thellė e shqiptarėve kudo nė trojet
tona nė dhjetėra parti dhe rendjet pas miqve tė rremė dhe pasurimit amoral e
qejfeve poshtėruese nė kundėrshtim me traditat tona shekullore dhe
shpėrfytyrimi i skajshėm i 18 viteve demokrate me tė drejtė na fajėsojnė rėndė
para botės, por qeverisjet tona turpin e hanė me bukė. Edhe mbledhja e punimet
e parlamentit kėto ditė, tregojnė klimėn dhe qeverisjen qė meritojmė...
(Gazeta Ndryshe)