Polifonia e shqiptarizmit aristokrat: Teqeja shumėplanėshe e Frashėrit


Shkruan : Dr. Laurent Bica

 

Teqeja e Frashėrit printe nė ballė tė shqiptarizmės, nė ballė tė teqeve shqiptare nga Gjakova e Kosovės, nė Durballa tė Thesalisė, e deri nė Kavallė tė Selanikut! Nderime e respekte pafund Frashėrit dhe Frashėrllinjve pėr atė ndihmesė tė paēmuar qė kanė dhėnė nė altarin e ēėshtjes kombėtare, dhe pėr njerėzit e shquar qė i kanė dhėnė Panteonit Kombėtar me nė krye vėllezėrit zulmėmėdhenj Frashėri, Abdyl, Naim, Sami, Mehmet!

 

Sallonet e aristokracisė shqiptare nė Shqipėri dhe nė Stamboll

 

Evlija Ēelebiu nė veprėn e tij “Sejahatname”, mbi tre shekuj mė parė, tregonte pėr medresetė e kohės nė Berat, Elbasan, Prizren, etj., dhe kafenetė ku ajka e inteligjencės sė kohės bėnte diskutime filozofike, teologjike, letrare etj. Poetėt, dijetarėt e kohės ishin tė shumtė dhe ata i jepnin tonin jetės intelektuale nė fund tė shekullit XVII. Mbi dy shekuj e gjysėm, sipas Hafiz Ali Korēės, “Elbasani ka qenė qendra e ulemave (dijetarėve) nė Shqipėri. Atje shkruanin vjersha tė ēdo lloji si edhe rubai (Ēdo rubai pėrmbledh njė mendim ose ide tė plotė ose pohon njė tė vėrtetė morale apo filozofike tė shprehur nė vargje). Atje shkruanin vjersha tė ēdo lloji, si dhe rubai nė gjuhėn arabe, perse, turke dhe shqipe. Nga nami i madh dhe buja e pėrhapur qė ka pasur Elbasani, i vinin vizitues nga Arabia, Persia dhe Turqia”. Hafiz Ali Korēa u referohet dy dijetarėve tė mėdhenj, shqiptarėve Hasan Zyko Kamberit nga Kolonja dhe mistikut me famė Ibrahim Nezim Frakulla tė Beratit, qė vdiq nė Stamboll.

Siē na njoftojnė udhėtarėt e huaj apo diplomatėt qė lėvizėn nė pashallėkun e Ali Pashė Tepelenės, nė sallonet e sarajeve tė tij nė Janinė dhe Tepelenė, ata hasėn aty apo jashtė tyre njerėz tė dijshėm, dijetarė, intelektualė tė ndryshėm. Po jo vetėm nė Pashallėkun e Jugut. Edhe nė atė tė Veriut, tė Bushatlinjve, apo dhe tė Ahmet Kurt Pashės sė Beratit. Nė Shkodėr gjejmė njė dijetar si Isuf Tabaku, nė jug, nė Filat, njė Osman Hoxha (i ati i Hasan Tahsinit) apo njė Muhamet Kyēyku Ēami nė Konispol...

Ky zhvillim u reflektua edhe nė qytete malore si Voskopoja, Vithkuqi, Frashėri, Leskoviku, Konica, etj. Nė Frashėr nga shtėpitė e bejlerėve, oxhakė me emėr si Sulejmanbellinjtė, Vilakėt, Skėnderajt etj., njerėzit e shkolluar nga fisi i tyre nė Teheran, Stamboll, Kajro apo ndonjė edhe nė Perėndim, qė pėrbėnin elitėn e qytetit tė vogėl malor, mblidheshin nė teqenė e Nasibiut qė ishte bėrė njė qendėr kulture, sidomos tė kulturės lindore. Nė kėtė vatėr diturake “mori pagėzimin” e parė dhe poeti ynė kombėtar Naim Frashėri. Aty, nė kėtė “sallon” tė Frashėrit malor, mori edukatėn orientale. Aty ai dėgjoi nga baballarėt e kulturuar tė Teqesė frashėrjote divane tė tėra poezish nė persisht, arabisht e osmanisht. Aty atij i ranė nė dorė libra nė tre gjuhėt e lindjes qė ndodheshin nė bibliotekėn e Teqesė. Aty ai mėsoi poemat e Dalip e Shahin Frashėrit nė shqip.

Mė pas me transferimin nė Janinė, nė vitet ’60 tė shekullit XIX, Janinė e cila ruante ende kujtimin e Luanit Shqiptar, Ali Pashė Tepelenės; nė sallonin e gjimnazit klasik “Zosimea”, ai me tė vėllanė Samiun do tė mėsonin greqishten dhe latinishten, po dhe italishten dhe frėngjishten. Jashtė tij do tė perfeksiononin gjuhėt e lindjes... Nė kėtė gjimnaz, ku studiuan vėllezėrit Frashėri, nė gjurmė tė shkollimit tė tyre ka qenė njė gjurmues i apasionuar i jetės, veprės dhe ideve tė tyre, si profesor Zija Xholi, dhe sė bashku me tė njė ish punonjės i ambasadės sonė nė Greqi dhe mė pas ambasadori ynė nė Turqi, zoti Jonuz Begaj...

 

Nė sallonin e kėtij gjimnazi, rilindasit tanė Naim e Sami, djelmosha n’atė kohė, u njohėn me klasikėt greko-latinė tė kohės sė vjetėr dhe me klasikėt italianė e francezė nė kohėt e reja.

 

Aty nė gjimnaz apo nė konsullatėn franceze tė Janinės, Naimi ynė mori nga albanologu francez, August Dozon, porosinė pėr tė mbledhur fjalė tė urta nė vendlindje, nė krahinėn e Dangėllisė. Nė mjedisin e teqesė, ku vinin e shkonin njerėz nga tė katėr anėt e krahinės, nė komunikim me ta, po dhe tė krahinave pėrreth si Skrapari, Tomorica, Opari, Kolonja, Pėrmeti, etj., edhe nė fshatin Frashėr midis njerėzve i qėmtoi me kujdes fjalėt e urta dhe ia dha dijetarit tė vyer Dozon, siē na bėn me dije shkrimtari nga Kolonja me banim nė Bullgari, Thoma Kaēorri. Kjo lidhje me konsullin frėng Dozon qysh nė moshė tė re, ėshtė njė tjetėr dėshmi mė tepėr se Naimi i ka pasur lidhjet tė hershme, dhe jo vetėm nėpėrmjet librave por dhe tė gjalla, me kulturėn frėnge dhe njerėzit e kėsaj kulture dhe mė gjerė asaj europiane...

 

Teqeja e Frashėrit dhe salloni i saj ishin njė si mikrokozmos ku dėgjoheshin tėrė gjuhėt qė fliteshin nė Frashėr, kėtė qytetth tė vogėl mes maleve tė Dangėllisė. Ne sot s‘mund ta pėrfytyrojmė statusin e atėhershėm shumėgjuhėsh, ku u lind dhe u rritėn njė Naim, njė Sami, e pėrgjithėsisht vėllezėrit Frashėri e tė tjerė. Nė Frashėr, veē lagjeve muslimane bektashiane, kish dhe njė lagje tė krishterė, e njė lagje vllahe. Nė to kish dhe shkollat pėrkatėse. Veē njė shkolle fillore (mejtepit) nė gjuhėn osmane, aty kish njė shkollė greke (pėr tė krishterėt) dhe kuptohet me mėsuesit pėrkatės nga Frashėri ose jo. Sigurisht qė kishte edhe kishė. Bile, siē na bėn me dije Samiu nė “Kamus-ul Alam” (Fjalori i botės), kish dhe dy teqe, njė e sektit bektashi dhe tjetra e sektit sadi.

 

Kuptohet dhe dihet historikisht qė teqeja bektashiane e Frashėrit qe mė kryesorja, dhe ajo u shndėrrua nė qendrėn intelektuale tė kėtij qyteti malor. Ajo u bė “Akademia” ku rriheshin probleme filozofike, fetare, letrare, shkencore, artistike, kulturore, politike etj. etj. Aty nė teqe dėgjoheshin dhe tėrė gjuhėt qė fliteshin nė fshat, sadoqė tė gjithė ishin shqiptarė. Muslimanėt bektashinj dinin turqisht (dhe jo vetėm ata) se qe gjuha e administratės, shkollės, fesė etj. Ata mė tė shkolluarit, qė kishin shkuar deri nė Iran ose pa shkuar atje flisnin persishten, gjuhė qė e dinin normalisht baballarėt e teqeve po dhe dervishėt dhe tė tjerė. Po edhe arabishten qė mėsohej nė mejtep krahas osmanishtes e persishtes, e dinin shumė njerėz si gjuhė e kuranit, librit tė shenjtė, gjuhė e liturgjisė islame nė xhami, po dhe nė teqe. Tė krishterėt ortodoksė mėsonin “gjuhėn e tyre” greqishten, tė njohur si gjuhė e ortodoksėve tė Ballkanit e tė krejt Perandorisė Osmane, pra dhe tė krishterėve shqiptarė. Shkolla greke dhe kisha ku mėsohej po nė greqisht, shto dhe lidhjet tregėtare me Janinėn e Greqinė mė thellė, e mbanin tė gjallė kėtė gjuhė. Bile atė e dinin dhe e flisnin edhe njė pjesė (veē tė krishterėve) e muslimanėve tė jugut shqiptar, pėrfshi edhe bektashinjtė. Sido qė tė ishte, greqishtja ishte njė gjuhė kulture e vjetėr e trashėguar qė nga antikiteti dhe Bizanti. Jo mė larg se njė vrap pele ajo flitej dhe ishte folur, shkruar e mėsuar nė Voskopojėn e Vithkuqin fqinj, qytete malorė njėsoj kėto si edhe Frashėri, por mė tė mėdhenj. Tė mos themi dhe tjetrėn qė kishin edhe lidhje tė shumllojta si fqinjė qė ishin, lidhje tregėtare, ekonomike, kulturore, tė gjakut, si dhe Voskopoja ishte nė lidhje pronėsie me Frashėrin. Pas rėnies e djegies sė Voskopojės nga derebejtė, figurojnė bejlerėt frashėrllinj, si pronarė feudalė tė qytetit zulmėmadh tė Voskopojės...

 

Pra, nė teqenė e Nasibiut nė Frashėr, si nė mbarė qytezėn e Frashėrit, dėgjohej rėndom tė flitej persishtja, arabishtja, turqishtja, greqishtja, vllahishtja dhe sė fundi, llaēi lidhės ishte gjuha e vetme qė nuk shkruhej, gjuha e “njerkės”, “hirushja e votrės”, qė flitej nė ēdo shtėpi. Nė teqe tė gjithė merreshin vesh nėpėrmjet shqipes, kjo qe “gjuha ndėrkombėtare”, “esperantoja” qė merreshin vesh tė gjithė, por qė pėrbuzej nga pushteti administrativ dhe ndalohej shkrimi i saj. Tė priste burgu po tė mėsoje e tė lexoje e tė shkruaje shqip. Megjithė ndjekjet, prapė shqipja mėsohej fshehurazi, bash nė teqenė e Frashėrit. Bile tregojnė se nė njė fshat tė Skraparit nė derė tė njė teqeje ėshtė gdhendur njė shqiponjė qė ka mbėrritur deri nė ditėt tona e trashėguar qysh nga kohėrat e osmanllisė. Guximi dhe kurajoja nuk u ka munguar shqiptarėve dhe aq mė tepėr bektashinjve. Njerėzit nė sallonin e teqesė i bashkonte jo vetėm gjuha e pėrbashkėt, meqenėse ishin shqiptarė dhe e mėsonin qysh me qumėshtin e nėnės, por dhe traditat shqiptare, si besa, burrėria, ndershmėria, mikpritja, kurajoja, guximi, etj. Nė lidhje me ndershmėrinė tregojnė nė njė fshat tė Skraparit a tė Dangėllisė, se njė mjeshtėr oparak ndėrtoi njė teqe. Si e mbaroi, e thirri Babai i teqesė dhe e pyeti: “Ustabash, sa tė bėn haku?”. Mori njė tas me monedha tė arta e tė argjendta, mexhide turke tė kohės, apo monedha tė arta tė shteteve tė tjerė si korona austriake, mbushur plot e pėrplot, dhe ia vuri pėrpara. “Merr sa tė duash”, - i tha shehu. Por ustai me atė ndershmėrinė qė i karakterizonte njerėzit e asaj kohe qė ruanin zakonet shqiptare, zgjati dorėn, mori disa monedha prej tasit dhe u tėrhoq. “Kaq ėshtė haku im” – i tha. Ndėrsa babai i teqesė me fisnikėrinė qė e karakterizonte, kapi dhe njė monedhė tjetėr ari dhe ia dha: “Kėtė e ke peshqesh nga mua pėr punėn me cilėsi tė mirė qė ke bėrė pėr teqenė”. Tė tillė ishin njerėzit e asaj kohe...

 

Pra, nė njė qytet tė vogėl si Frashėri, as mė pak e as mė shumė fliteshin gjashtė gjuhė, persisht, arabisht, osmanisht,. Greqisht, vllahisht dhe shqipja qė e dinin tė gjithė, qė ishte si ndonjė gjuhė qė e kemi sot nė pėrdorim por qė nuk shkruhet nėpėr qytetet tona, p.sh. gjuha qė flasin arixhinjtė, ciganėt... Kish njerėz qė kishin bėrė nė shtėpitė e tyre, apo dhe kishin mbaruar licetė, gjimnazet apo dhe universitetet nė Europė, nga oxhakėt e Frashėrit, qė dinin dhe gjuhėt e perėndimit, kryesisht frėngjishten, italishten, ndonjė dhe gjermanisht e shumė rrallė dhe anglisht...

 

Nė kėtė mjedis u rrit nė dekadėn e parė tė jetės sė tij Naimi, Samiu e vėllezėrit e tjerė, dhe mė pas nė dekadėn e dytė tė jetės sė tyre ngjiteshin deri nė Frashėr, sidomos Naimi nė pushimet e verės tė shkollės. Pasi shlodhej nė Bredhat e Hotovės tek burimi, i ngjitej malit tė Kokojkės, dhe pastaj pėrmes tė tatėpjetės e mbante frymėn nė Teqe pėr tė takuar Baba Alushin, mikun e shtėpisė e tė zemrės dhe tė gjakut tė Frashėrllinjve, pa shkuar nė shtėpinė prindėrore. Pastaj shkonte tek shtėpia e vet, e Dukollarėve dhe shkonte nė gjėri, nė farefis, nė “akraba”, dhe mė pas ēmallej me shtėpitė e njerėzit e lagjeve apo mėhallave nė tėrė Frashėrin. Nuk harronte tė shkonte tė shihte dhe kopetė e bagėtive e tė dėgjonte zilet e tyre, sidomos nė mėhallėn e vllehėve. I tillė ishte Naimi.

 

Vite mė vonė kėto mbresa tė ngulitura nė kujtesė nė mėnyrė tė vetėdijshme apo tė pavetėdijshme mbi bagėtitė, mbi malet, apo pishat, lisat, bredhat e drejtė si qiriu tė Hotovės, ai do tė derdhte si ndoca statuja e do t’i gdhendte me shpirt “ustai”, nė vargjet e veprės sė tij tė pavdekshme “Bagėti e Bujqėsia”. Nė tė ai do t’i kėndonte Tomorrit tė lashtė antik e Tomorrit mal i shenjtė tek rrinin perėnditė e shqiptarėve dhe tė bektashinjve....

 

Frymėzimi i tij nga Tomorri do tė frymėzonte dhe elektrizonte me shqiptarizėm mbarė shqiptarėt:

 

O Tomorr, o mal i lartė, ku rrij zoti

Pas fesė qė kishin shqiptarėt qėmoti...

 

Nė “Akademinė” e Teqesė sė Frashėrit, nė kėtė vatėr diturake me bibliotekė tė pasur e me dijetarė me emėr e me kulturė solide lindore dhe vendore, nė kėtė strehė ku pėrcillej brez pas brezi kultura shqiptare dhe kodet e zakonet morale tė shqiptarėve, nė kėtė vatėr kulture ku zhvilloheshin biseda nė gjuhė tė ndryshme nga elita e Frashėrit, sidomos bejlerėt e shkolluar tė shėtitur e tė gjesdisur tė tij, nė kėtė “univers” gjuhėsh, nė kėtė vend ku vinin e rrinin e zhvillonin biseda nga mė tė ndryshmet, nga filozofia e feja e deri tek letėrsia dhe kultura e orientit po dhe e oksidentit, duhen kėrkuar bazat e kulturės poliedrike, enciklopedike, tė kryepoetit tonė, Bilbilit tė Frashėrit. Bilbil i Frashėrit duhet ta marrim jo vetėm nė kuptimin se prej andej ka prejardhjen, ėshtė ky qytet e kjo trevė e Dangėllisė apo Pėrmetit qė e nxorri, domethėnė nga rridhte edhe nė kuptimin mė tė thellė se ėshtė Frashėri, teqeja e tij e bektashinjve, dhe “salloni” i saj, qė i hodhėn themelet e formimit tė tij si njeri, si humanist, si panteist, si shqiptar me Sh tė madhe, dhe po kėtu u hodhėn bazat e kulturės sė tij tė ardhshme si poet po edhe si dijetar, si njė erudit e poliglot qė zotėronte mbi 10 gjuhė...

 

Por le tė lemė pakėz, pėr pak ēaste Teqenė e Frashėrit, kėtė “Akademi tė Vogėl”, qė na pėrgatiti Naimin e Samiun tonė tė madh, dhe tė ecim nė rrugėtimin e tyre jetėsor drejt Stambollit, kryeqytetit tė Perandorisė Osmane, ku i hodhėn valėt e jetės dy korifenjtė tanė, por dhe shumicėn e rilindasve tanė mė tė rėndėsishėm... Nė kėtė qytet tė stėrmadh, kryqėzim veē tė tjerash tė kulturave tė popujve tė ndryshėm tė Ballkanit, Anadollit, Kaukazit, jugut tė Europės e Mesdheut e mė gjerė, tė Lindjes sė mesme, Afrikės Veriore, Azisė sė mesme, Ukrainės e Krimesė, Iranit, Indisė etj. etj. Aty, nė atė pikėtakim tė kulturave tė lashta me ato tė reja, tė Lindjes dhe tė Perėndimit, tė Veriut e tė Jugut, aty nė atė pikėpjekje tė tre kontinenteve, do tė konsolidoheshin ata si filozofė e dijetarė, si poetė e shkrimtarė tė pėrkushtuar ndaj popullit tė vet, si shqiptarė tė vėrtetė...

 

Naimi nė Stamboll ka qenė mysafir i shpeshtė nė dy “konakėt”, sallonet e Munif Pashės, ministėr i arsimit nė kohėn kur ai punonte nė kėtė ministri, por dhe mė parė nė fillim tė viteve ’70 tė shekullit XIX, bashkė me Hoxha Tahsinin dhe tė vėllanė Sami Frashėrin... Kėto dy sallone ishin fare pranė Ministrisė Osmane tė Arsimit, njėri nė Nuriosmanije e tjetri nė Sulejmanije. Nė tė merrnin pjesė edhe gra tė arsimuara, intelektuale, poetesha plus dhe dijetarė si nga Persia, Pakistani, India, Arabia, Egjypti, por dhe nga Norvegjia...

 

Nė medresenė e Hasan Tahsinit nė Stamboll vinin intelektualė tė vendit, personalitete tė arsimit dhe kulturės osmane si Munif Pasha, por vinin siē na bėn me dije Sami Frashėri dhe dijetarė tė huaj, si gjermani Pol Gronifel apo dhe tė tjerė.

 

Naimi nė Stamboll do tė punonte pėr dy dekada nė Ministrinė e Arsimit tė Perandorisė, dhe aty nė sallonin e saj ai do tė kish rast tė dėgjonte e tė merrte pjesė nė pritjet e pėrcjelljet e personaliteteve tė vendit e tė huaj. Unė kam qenė nė katin e tretė apo tė katėrt tė kėsaj ndėrtese, sot Muzeu i Shtypit tė Stambollit (Press Museum apo Basin Muzesi), dhe aty ndodhet salla e bibliotekės sė kėtij institucioni. Po unė e pėrfytyroj kėtė sallon tė stėrmadh, ku bėheshin konferenca, nė tė cilin vinin tė huaj nga mbarė bota e asaj kohe, dijetarė hungarezė si Arminius Vamberi, mik shtėpie i Sami Frashėrit etj. Naimi nė rolin e zėvendėsministrit ndofta nė krah tė Munif Pashės, titullarit tė asaj ministrie, priste e pėrcillte kėta njerėz tė shquar tė kombeve tė ndryshėm, si akademiku i Akademisė sė Shkencave tė Budapestit, Vamberi etj.

 

Ėshtė interesant se para njė muaj e gjysėm kur isha nė Stamboll, mė ra nė dorė njė material i cili konfirmonte se nė tė njėjtėn ndėrtesė ku ka qenė Ministria Osmane e Arsimit, aty mė tepėr se njė dekadė mė parė, ishte ēelur universiteti i parė osman, dhe nga ballkoni i saj rektori i parė i tij Hoxha Tahsini u qe drejtuar mbi 1000 e ca studentėve (talebeve) nė inagurimin e tij. Aty ishin mbajtur nė sallonin nė fjalė dhe disa prej konferencave shkencore qė mbaheshin nė muajin e Ramazanit pėr studentėt e mė gjerė.

 

Naim Frashėri, Naimi ynė, shkonte dhe nė sallonet e tė krishterėve armenė apo rumė tė Stambollit tė lagjeve Fener apo Balata etj., nė sallonet e tyre ku mblidhej ajka e inteligjencės sė Stambollit. Ėshtė me interes tė theksoj njė fakt kuptimplotė. Pas vdekjes sė Hoxha Tahsinit, nė medresenė e tij pas vitit 1881 ka qenė instaluar njė drejtori e Ministrisė sė Arsimit ku ndofta mund tė ketė punuar Naimi. Ēka ndjerė poeti ynė, duke qenė nė tė njėjtėn ndėrtesė ku kish jetuar rilindasi Hasan Tahsini, apo fakti tjetėr qė nė ndėrtesėn e Ministrisė sė Arsimit kish qenė mė pėrpara ndėrtesa ku u ēel universiteti i parė osman nga Tahsini.

 

Sallonet e Vlorajve, qoftė tė degės sė Ismail Qemalit, diplomatit mė tė madh tė Perandorisė Osmane, apo tė degės tjetėr tė Syrja e tė Eqerem bej Vlorės, qoftė nė Vlorė apo nė Stamboll, nuk u linin gjė mangut atyre tė kryeministrive osmane. Sallonet e sadrazemėve si Ali Pasha etj., qė patėn lidhje edhe me rilindasit tanė, ku ulej e ngrihej sofra pėr 200-300 vetė ēdo ditė, ishin ēerdhe intelektuale tė ajkės sė elitės osmane po dhe shqiptare…

 

Shtėpitė e Pashko Vasės, Ismail Qemalit, ofiqarė tė lartė osmanė, tė Abdyl Frashėrit (deputet nė parlamentin osman) nė Bejollė, nė zemėr tė Stambollit, ishin qendra tė lėvizjes atdhetare shqiptare. Nė sallonet e tyre zhvilloheshin biseda politiko-atdhetare e merreshin vendime historike, siē ka qenė ai pėr shpalljen e pavarėsisė, 30 vjet pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė shtėpinė e Abdyl Frashėrit, nė Merxhan Jokushu (E tatėpjeta e Merxhanit), sa del nga Kapallė Ēarshia (Pazari i floririt nė Stamboll), u mbajt mbledhja historike qė shėnoi themelimin e Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip. Nė sallonin modest tė saj u mblodhėn firmėtarėt e kanonizmės (statutit) tė saj.

 

Shtėpitė e Naim e Sami Frashėrit nė pjesėn europiane, e mė pas nė pjesėn aziatike tė Stambollit, ishin vende tubimesh intelektuale e atdhetare. Aty vinin dijetarė nga Lindja e nga Perėndimi. Nė to rrinin pranė e pranė prifti dhe hoxha, po dhe shehu bektashi e rabini ēifut, siē na bėjnė me dije albanologu Piter Bartl apo Mithat Frashėri, e ndonjė burim tjetėr. Kur s’i nxinte salloni i pritjes, kalohej nė kopėsht.

 

Pėr rilindasit tanė s’kanė qenė tė huaja sallonet e mėdha. Kėshtu Naimi kish qenė shumė herė nė sallonin e Liceut francez tė Gallatasarajt, ku nė tubime shkencore asistonin profesorė frėngj, ambasadorė e konsuj tė huaj, liceistė e tė tjerė. Tashmė ėshtė e njohur pjesėmarrja e Naim Frashėrit nė fund tė shekullit XIX nė kolegjin amerikan tė vajzave nė Ysqydar (rajon i Stambollit nė pjesėn aziatike), nė ceremoninė e dhėnies sė diplomave maturantėve tė tij, midis tė cilave dhe Sevasti Qiriazit. N’atė sallon ndodhej dhe vetė ambasadori amerikan i kohės.

 

Rilindasit tanė, kur e solli rasti e koha dhe e patėn mundėsinė, vizituan dhe sallonet mondane tė Europės, si tė Vjenės, Romės, Parisit, Londrės, Madridit, Moskės, Amsterdamit etj., siē ndodhi me njė Abdyl Frashėri, Abedin Dino, Mehmet Ali Vrioni, Pashko Vasa, Turhan Pashė Pėrmeti etj. E dimė nga historia se me kėto sallone kanė qenė tė “familjarizuar” mirė dhe Dora d’Istria dhe Faik Konica tė zonės sė Pėrmetit e pėrreth… Zonjės sė madhe Elena Gjika i kushtuan njė antologji me poezi njerėz tė shquar tė inteligjencės arbėreshe tė Italisė, arbėrorėve tė Greqisė po dhe nga Shqipėria (Shkodra), qė e njihnin personalisht apo kishin korrespondencė me tė. Nė sallonet mondane franceze, ku mblidhej ajka e inteligjencės sė Francės po dhe nga kombe tė tjerė, nė mjedisin e tyre (dhe tė mos na vijė ēudi) ka pasur dhe dijetarė arbėreshė, shqiptarė, ballkanas, etj., qė i njohim apo s’i njohim aspak.

 

Edhe sot e kėsaj dite ndėrtesa stambollite, apo pėrgjithėsisht turkomane, ka nė pėrbėrje sallonin e madh tė pritjes sė miqve ndofta odėn mė tė madhe tė shtėpisė. Ajo si sistem ėshtė institucionalizuar nė shekuj dhe vjen deri nė ditėt tona e trashėguar mė sė miri, ashtu sikurse oda e pritjes nė kullat kosovare e deri poshtė nė Ēamėri e nė Manastir e mė tej. Konakėt e Ismail Qemalit, rilindas shqiptar, e tė Ahmet Refik Pashės, rilindas osman, nė rajonin e Arnaut-Qojit buzė detit Marmara nė Stamboll, ishin model i kėtyre salloneve, dhe jo qė s‘u linin gjė mangut salloneve europiane, po konkuronin me to si nga hapėsirat qė pėrfshinin ashtu dhe nga bukuria e mobilimi. Aty ndėrthurej nė shkallėn mė tė lartė mikpritja me fisnikėrinė shqiptare e osmane dhe bollėkun e menysė sė gjellėve dhe cilėsinė e tyre dhe sqimėn e tė zotėrve tė shtėpisė… Autori i kėtyre rradhėve ka parė me sytė e vet sallonin tepėr tė madh, nė Bejollė pranė Liceut tė Gallatasarajt, tė Shoqatės sė Shqiptarėve tė Stambollit e tė krejt Turqisė, si dhe njė sallon tė stėrmadh tė njė familjeje tė pasur turke nė Jajla (njė rajon tjetėr i Stambollit) me piano e mobilje tė tjera tepėr tė vyera nė ditėt tona…

 

I ndoqėn Frashėrllinjtė, po dhe rilindasit e tjerė shqiptarė, nė rrugėtimin e tyre nga Shqipėria drejt qendrės sė Perandorisė Osmane, Stambollit, dhe pėr njė pjesė prej tyre dhe drejt Europės. I ndoqėn njė Naim, Sami, po dhe njė Abdyl nė trajektoren e tyre tė jetės nga “salloni” apo oda e pritjes e teqesė sė Nasibiut nė Frashėr, nė “konakėt” e Stambollitm dhe Abdylin, udhėheqėsin shpirtėror tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit deri nė sallonet mondane tė Parisit, Vjenės etj. Por pėr ta kudo qė vajtėn, ngado qė shkuan, nga Frashėri nė Janinė, nga Janina nė Stamboll, nga Tripoli I Libisė nė Vjenė tė Austrisė apo nė mbarė Europėn, siē bėri Abdyli, nga kujtesa mbeti e pashlyer ajo, kudhra e parė, Teqeja e thjeshtė e Frashėrit, ku morėn mėsimet e para tė shqiptarizmės e bektashizmės, tė dashurisė pėr njeriun e veēanėrisht atė shqiptar.

 

Naimi dhe Samiu nuk e panė mė Teqenė e Frashėrit se ishin tė internuar e tė izoluar nė Stamboll. Vdiqėn nė mėrgim dhe u varrosėn pranė nė Merdiven Qoj nė varret bektashiane pranė xhamisė sė Sahrai-Xhedid. Por teqe ata patėn nė anė tė Kadiojit, e kontaktet me bektashinjtė e baballarėt e tyre (disa prej tė cilėve shqiptarė) nė sallonet e tyre nuk i ndėrprenė asnjėherė. Kėto u sillnin deri diku nė mendje Frashėrin me teqenė e tij bektashiane, dhe i bėnin tė mos e ndjenin deri nė njėfarė mase mallin e mėmėdheut qė i pėrvėlonte. Nė kujtesėn e tyre mė e dashur se sallonet europiane apo osmane mbetėn ato shqiptare, dhe nė mėnyrė tė veēantė shėmbėlltyra e pashlyer, vizioni i Teqesė sė Nasibiut, aty nė Frashėrin malor, ku bėnė pagėzimin e parė me idetė e misticizmės bektashiane e tė shqiptarizmės.

 

Naimi, Samiu, e mbarė korifejtė e Rilindjes sonė Kombėtare ishin iluministė tė shquar qė ndriēuan popullin shqiptar nė rrugėn drejt lirisė, pavarėsisė dhe progresit. Pėr kėtė ata janė tė pavdekshėm, si ata vetė bashkė me trashėgiminė qė na lanė. Nuk mund tė mohojmė ndikimin e iluminizmit francez nė ta. Por bashkė me tė dhe vlerat e tij tė padiskutueshme, nuk mund tė mos i japim tė drejtė tė ndjerit padre franēeskan, At Zef Pllumbit, i cili nėnvizon se kemi njė komponente tė iluminizmit shqiptar. Bile, sipas tij, Bushatlinjtė e Shkodrės bėnė njė gjysėm shekulli mė parė para revolucionit borgjez francez, nė mėnyrė paqėsore shndėrrime qė ky i fundit i bėri me dhunė. Prandaj rrėnjėt e iluminizmit shqiptar, sipas Pllumbit, janė edhe mė tė hershme se ato tė atij francez.

 

Sidoqoftė rilindasit tanė tė mėdhenj, me njė Hoxha Tahsin dhe Frashėrllinjtė nė krye, nė formimin e tyre patėn tė gėrshetuar si komponenten vendase ashtu dhe atė europiane tė iluminizmit, dhe tė armatosur me to i hapėn sytė popullit tė vet e nė njė plan mė tė gjerė me veprat e tyre ndikuan mbi popujt e tjerė tė Perandorisė Osmane. I tillė qe Sami Frashėri, i tillė qe Naim Frashėri, e tillė qe dhe Elena Gjika (Dora d’Istria)….

 

Nė rrugėn e tyre tė ndritur kėta rilindas lanė gjurmė tė pashlyera. Ėshtė mirė qė ata tė pėrjetėsohen, dhe kėta njerėz tė pavdekshėm jo vetėm nė Shqipėri po dhe jashtė saj, sepse e tillė ėshtė vepra e tyre, tė tilla janė meritat e shėrbimet qė i kanė bėrė popullit, kombit, atdheut tonė.

 

Sa herė shkoj nė Stamboll ku kam jetuar pėrmbi njė dekadė, kam dy vende tė shenjta tė mijat: medresenė e Hoxha Hasan Tahsinit nė Xhahalollu dhe ndėrtesėn e Ministrisė Osmane tė Arsimit nė Ēemberlitash, tė cilat nuk i lė pa vizituar, sidoqė tė jetė. Nuk bėhet ndonjė qamet, nėqoftėse nė rrugė qeveritare, institucionale, nga Ministria jonė e Jashtme u kėrkohet autoriteteve shtetėrore nė Stamboll vendosja e dy tabelave tė thjeshta, njė me mbishkrimin “Kėtu ka banuar rilindasi shqiptar dhe osman, Hoxha Hasan Tahsini 1871-1881” nė murin e medresesė sė tij, qė sot ėshtė njė librari e M.E.B. – it (Milli Egitim Bakanilgi (Ministria Turke e Arsimit). Dhe nė murin e Muzeut tė Shtypit (Press Museum apo Basan Muzesi) tabela tjetėr: “Nė kėtė ndėrtesė tė Ministrisė Perandorake Osmane tė Arsimit pėr 20 vjet rrjesht (1881-1900) ka punuar rilindasi dhe poeti kombėtar i Shqipėrisė, Naim Frashėri”. Mos harrojmė qė maqedonėt kanė brenda Universitetit tė Stambollit, nė “Edebiyat Fakultesi” (Fakulteti i Letėrsisė), s’e di prej sa dekadash, bustin e njė rilindasi tė tyre qė ka jetuar e punuar nė Stamboll…

 

Pėr tė pėrmbyllur kėto rrjeshta, po them se sikur tė kish gojė Teqeja e Frashėrit dhe salloni i saj do tė na shpalosnin thesare…

 

Teqeja e Frashėrit si sallon

 

E krijuar nga dijetari Tahir Skėnderasi, nė krye tė saj qenė njerėz qė shkollimin e tyre e bėnė nė Iran, si Teheran, Ispahan, Shiraz, Harasan etj; apo Stamboll apo Kairo etj., me kulturė solide lindore dhe qė zotėronin gjuhėt e lindjes, arabishten, persishten, osmanishten, po dhe gjuhė lokale si greqishten, bullgarishten, vllahishten etj., pa folur pėr gjuhėn amtare. Familjet fisnike tė Frashėrit, pėrfshi dhe Dukollarėt (fis i Naimit), merrnin mėsues tė huaj shpesh nga Europa, si Itali, Austri etj., dhe kėtė traditė do ta vazhdonin dhe nė Stamboll nė Turqi (p.sh. Sami Frashėri). Kėshtu bėnin dhe Vlorajt nė Vlorė, Vrionasit nė Berat, Toptanėt nė Tiranė, Gropajt nė Dibėr tė Madhe, Kryezinjtė nė Gjakovė, Begollajt nė Pejė, Dinot nė Ēamėri, etj.

Pa dashur tė zgjatem, “Salloni” apo Oda e madhe e Teqesė sė Frashėrit ka kryer disa funksione legale dhe ilegale.

 

Funksione legale:

1. - Funksioni fetar: Nė Teqe, si objekt kulti, janė ushtruar ritet bektashiane, kremtimi i festave fetare si ditėt e matemit (zisė), dita e ashures, etj.

 

2. - Funksioni kulturor-letrar. Ajo qe njė vatėr dijeje dhe kulture ku recitohej poezia nė disa gjuhė, sikurse dhe krijohej nė ēast, provohej aftėsia vjershėruese e miqve intelektualė tė ardhur, aty lexoheshin kaside e gazele tė klasikėve persianė, si Firdusiu, Saadiu, Rumiu, Shiraziu etj., po dhe klasikė osmanė, si Bakiu dhe Fuzuliu, po dhe njė Haxhi Bektash Veliu, e njė Jonuz Emre, krijues bektashianė. Diskutohej nė kėtė sallon me zjarr pėr letėrsinė arabe, perse, osmane, dhe duke dėgjuar ato i mori zanafillat “fenomeni” Naim.

 

3. – Funksioni arsimor. “Salloni i Frashėrit”, do ta quaja sallonin e Teqesė, ishte njė vatėr diturie, ku mėsoheshin tė paktėn disa gjuhė tė huaja lindore, si persishtja, arabishtja dhe osmanishtja (turqishtja e vjetėr), dhe nė njė mėnyrė ose tjetėr dhe shqipja, e mbase edhe ndonjė tjetėr.

 

4. – Funksioni mediatik. Nė kėtė Teqe, nė kėtė sallon, bėheshin diskutime filozofike, teologjike, politike, shoqėrore. Ai ishte njė klub diskutimesh, debatesh, shpesh tė zjarrta. Kėtė atmosferė autori i kėtyre rradhėve e ka pėrjetuar nė shumė raste nė Stamboll, nė ambjentet e medreseve tė vjetra, njėra prej tė cilave e ndėrtuar nga arkitekti i madh Sinan Shqiptari. Nė tė pėrmendeshin filozofė tė Lindjes, po edhe tė Perėndimit, diskutoheshin ngjarjet nė Perandorinė Osmane dhe shtetet e asaj kohe, pėrfshirė dhe “memleqetin” (vendin amė) Shqipėrinė.

Teqeja luante rolin e njė “qendre mediatike” pėr Frashėrin. Nė ndonjė prej tyre, si nė Teqenė e Helvetive nė shekullin XVIII nė Tiranė, arritėn tė nxjerrin edhe revistė nė gjuhėn persiane, qė ekzemplari i saj ruhet sot nė Pallatin e Topkapive tė sulltanėve nė Stamboll.

 

5. – Funksioni ekonomik (turistik). Teqeja, nė kushtet e mėnyrės sė hoteleve, ishte vend i pritjes e i pėrcjelljes sė udhėtarėve tė huaj e tė vendit, i njerėzve tė ditur, po edhe i kalimtarėve tė rastit. Aty shpalosej mikpritja shqiptare. Jo mė kot ka mbetur shprehja “si nė teqe”...

 

6. – Funksioni social. Teqeja ka luajtur dhe rolin e njė strehe sociale pėr tė varfėrit, fukarenjtė, skamnorėt, invalidėt, tė pastrehėt e fshatrave pėrreth apo qė u binte rruga andej etj. etj.

 

7. – Funksioni politik-kombėtar. Teqetė, po sidomos ajo e Frashėrit, kanė qenė vatra tė shqiptarizmit. Ėshtė i padiskutueshėm, i jashtėzakonshėm, dhe i pastudiuar, si dhe sa duhet, roli i sektit bektashi dhe i bektashinjve pėr ēėshtjen kombėtare. Ky sekt, tė paktėn nė Shqipėri, mė tepėr se njė sekt fetar njihet si sekt kombėtar. Ne themi thjeshtė, siē kanė kaluar nė tekstin e Historisė sė politizuar tė Shqipėrisė, dy mbledhjet e Frashėrit nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mė 1878 dhe 1889, dhe tė krijohet pėrshtypja sikur ato ishin takime tė thjeshta individėsh. Por ato ishin Kongrese heroike tė Shqiptarizmit, ku morėn pjesė rilindasit tanė mė tė shquar, mė eminentė, vetėm nga Jugu shumica, por dhe nga Veriu, nga tė katėr anėt e trojeve shqiptare. Aty ishte dhe njė Abdyl por dhe njė Hoxha Tahsini, ishte dhe njė Jani Vreto etj. etj. Abdyli e Naimi, qė do tė asistonin nė sallonin e Prizrenit si mysafirė nė krijimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mė 10 qershor 1878, krahas Ymer Prizrenit, do tė ishin nė Frashėr me Baba Alushin nė krye, tė zotėt e shtėpisė nė organizimin e tubimit kombėtar, dhe mbi shpatullat e tyre 30 vjeēare do tė rėndonte barra e organizimit tė njė tubimi mbarėkombėtar shqiptar, dhe nė ē’kushte e rrethana, pa asnjė mbėshtetje veē popullit, e nėn hundėn e sulltanit. Dhe “Pallati i Kongreseve” i tė ashtuquajturave “Mbledhje tė Frashėrit”, do tė ishte “Teqeja e Nasibiut”

 

Funksionet ilegale

 

8. - Funksioni i shkollimit. Nė sallonin e Teqesė sė Nasibiut ėshtė mėsuar fshehurazi gjuha shqipe para gjatė dhe pas Lidhjes sė Prizrenit deri mė 1912. Siē na bėn me dije prof. Agron Xhagolli, nga goja e popullit na vjen e dhėna qė nė teqenė e Frashėrit ka shėrbyer si mėsues nė mėnyrė ilegale prifti atdhetar At Stath Melani. Ajo ka shėrbyer edhe si qendėr ku grumbullohej e nga ndahej literatura nė gjuhėn shqipe. Tė njėjtėn gjė si nėn osmanllinjtė, e pėrjetuan kosovarėt nėn serbomėdhenjtė nė vitet 80, 90 tė shekullit tė njėzet pėr arsimimin shqip...

 

9. - Funksioni politiko-ushtarak. Nė to fshiheshin komitėt, kaēakėt e malit, luftėtarėt e lirisė, nė to bėheshin mbledhje ku flitej pėr ēlirim dhe gatiteshin aksionet e ardhshme tė armatosura; ato ishin bėrė ēerdhe tė kryengritjeve popullore, ishin kthyer nė qendra organizative tė lėvizjes atdhetare-patriotike, baza tė komiteteve tė fshehta pėr liri dhe jo rrallė, nė krye tė tyre, tė lėvizjeve, kish dhe baballarė tė teqeve.

 

10. – Funksioni fetaro-ushtarak. Nė shekuj teqetė e bektashinjve dhe ky sekt heterodoks, simbiozė e veēantė e islamizmit me kristianizmin, ka qenė i lidhur me urdhėrin e ushtarėve jeniēerė tė sulltanit, njė pjesė e mirė e tė cilėve kanė qenė edhe tė gjakut shqiptar. Nė vitin 1826 sulltan Mahmuti II e mbyti nė gjak urdhėrin e jeniēerėve, dhe sekti i bektashinjve u pėrndoq gjatė gjithė shekullit XIX. Deti Marmara nė Stamboll u skuq nga gjaku i jeniēerėve, tregojnė dėshmitarėt okularė tė asaj kohe, nga ajo masakėr e pėrbindshme, batėrdi gjakderdhjeje, qė u bė n’atė kohė...

 

Salloni i Teqesė sė Frashėrit dhe rilindasit pėrmetarė Kostandin Duka, Naim Frashėri, Sami Frashėri dhe Dora d’Istria

 

Pėr t’i dalė ballas gjuhės sė kukuvajkave, qė po bėhet gjithnjė e mė e pranishme nė mjediset tona tė zakonshme dhe intelektuale nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Ēamėri, Turqi e kudo qė ka shqiptarė, qė flet me pėrulje pėr Europėn e nėpėrkėmb krenarinė tonė kombėtare si shqiptarė, mė lejoni tė heq disa paralele pėr problemin e salloneve qė po flasim.

Bėjmė fjalė pėr hyrjen e Shqipėrisė nė Europėn e Bashkuar sot e tė Kosovės nesėr, dhe gjėrat i shohim nga poshtė lart si inferiorė. Nuk mund tė flas pa mllef. Shqipėria e trojet e Ballkanit e kanė parė “Europėn e Bashkuar” nė thonjėza 10 shekuj nėn Bizantin e 5 shekuj nėn Osmanllinė, kanė provuar dhe “tregun e pėrbashkėt” pėr 15 shekuj. Gadishulli i Apenineve (mbi gjysma), i Ballkanit, dhe i Anadollit pėr gati 10 shekuj kanė qenė nėn tė njėjtėn qeverisje...

 

Po t’i lėmė kėto dhe tė trajtojmė problemin nga njė kah tjetėr. Pukėvili, konsulli i Francės pranė Ali Pashė Tepelenės, gjeti nė Pėrmet njė burrė tė ditur shqiptar qė quhej Kostandin Duka. Ai kish qenė nė Paris dhe nė Kafen “Prokop”, ku mblidheshin iluministėt francezė, kish pirė kafe e kish biseduar me ta. Dhe kėta njerėz qė jemi mėsuar t’i shohim me nderim me tė drejtė, si njė Deni Didero, Zhan Leron D’Alamber, Markezi Kondorse, Volteri, Rusoi etj., hartuan nė grup Enciklopedinė e Madhe Franceze, qė ndikoi aq shumė nė Francė e jashtė saj. Veē harrojmė, nga padija e plot shkaqe tė tjera, qė edhe rilindasit shqiptarė dhe ata osmanė e kishin njė “Kafe Prokop” tė tyre nė Stamboll nė kryeqytetin e Perandorisė Osmane, pranė njė xhamije shumė tė vjetėr, tė themeluar rreth njė dekadė pas pushtimit tė Konstandinopolit nga osmanllinjtė mė 1453. Aty shkonte dhe Hasan Tahsini dhe Naim e Sami Frashėri, dhe rilindas osmanė tė shquar, ndonjė edhe prej gjakut shqiptar si Namik Qemali, Ahmet Xhevdet Pasha, Munif Pasha etj. Ajo nuk ishte shumė larg nga Ministria Osmane e Arsimit, ku punoi edhe Naimi ynė. Dhe bash ndofta dhe qė kėtu zunė fill projektet e iluministėve shqiptarė e osmanė, tė cilat i realizoi njė njeri i vetėm, pėrmendore e gjallė pune, dhe i njohur me nofkėn “Ebu-Lisan” (baba i gjuhėve), biri i kėsaj toke dhe i kėtij fshati, kollosi rilindas shqiptar i njohur nė Perandorinė osmane me emrin Shemsedin Sami.

 

Njė shkrimtar dhe enciklopedist persian Didhoda, bashkėkohės i tij, do tė fliste me respekt e nderim tė jashtėzakonshėm pėr Samiun, pėr “Kamus’ul Alam”-in e tij. Atė qė enciklopedistėt frėngj e bėnė si grup, atė Sami Frashėri e bėri njė i vetėm, njė njeri – njė Akademi bėri “Enciklopedinė e botės” nė 6 vėllime, me rreth 5000 faqe, qė u bė bibla pėr diplomatėt, qoftė tė Lindjes apo tė Perėndimit, pėr njohjen e Perandorisė Osmane e mė gjerė, nė fund tė shekullit XIX e fillim tė shekullit XX. Njė akademik rus Gordlevskij, qė e kish njohur vetė Samiun, shkruan pėr tė se “ka tė ngjarė qė ky shqiptar tė ketė bėrė shumė mė tepėr se ē’kanė bėrė osmanėt pėr vehten e tyre”. Njė orientalist rus nė vitet ’50 tė shekullit XX, njė nxėnėsit tė tij nga Shqipėria i tha: “A e di se cili ėshtė turkologu mė i madh nė botė i tė gjitha kohėrave?”, “Jo, – iu pėrgjigj studenti nga Shqipėria”. “Ėshtė njė bashkėkombasi yt qė quhet Shemsedin Sami Frashėri” – qe pėrgjigja e orientalistit rus...

 

Ndėrsa Kafen “Prokop” e kemi dhe nė Teqenė e Frashėrit. Ajo ka pasur edhe kėtė funksion, dhe aty shėrbehej sipas traditės bektashiane edhe shqiptare me kafe dhe raki, tė shoqėruara me biseda intelektuale sipas rradhės qė mbahet nė odėn e burrave shqiptarė, nė bazė tė moshės, rėndėsisė, menēurisė e tė zakoneve tė moēme...

 

Paralelja e dytė qė do tė donin tė na hiqnin europianėt neve, do tė ishte ajo e salloneve mondane tė dukėve, kontėve dhe markezėve tė tyre, dhe ajo qė do tė ishte asgjėsuese pėr ne prej tyre, do tė ishte ekzistenca e salloneve tė mėdha tė grave mondane si njė Madam D’Montenon, Madam Deni, Zonjės Pompadur nė Francė, apo salloni i zonjės franceze Grafinji (mikeshės sė Volterit), letrare e shquar pėr kohėn e saj, etj. Por dhe kėtu iu siguroj se s’janė tė suksesshėm. Salloni shqiptar, oda e pritjes, ėshtė njė sallon qė vjen prej shekujve dhe ėshtė shenjė e mikpritjes proverbiale shqiptare me famė botėrore, tipike pėr ēdo shtėpi shqiptare. Por mund t’u them se familjet fisnike shqiptare kanė pasur sallonet e tyre nė sarajet-pallatet e tyre. Mjafton t’u pėrmend Vlorajt. Nė shtėpinė e Ismail Qemalit nė Vlorė ēdo ditė nė sallonin e tij mund tė hanin 100-150 njerėz. Kushėriri i tij nė Stamboll, dijetari Syrja Vlora, i ati i Eqerem bej Vlorės, bėnte tė njėjtėn gjė. Nė sallonet e rilindasve osmanė, si njė Ahmet Xhevdet Pashė, Munif Pashė nė Nuriosmanije dhe nė Sulejmanije etj., rrinin dhe Frashėllinjtė dhe Hoxha Tahsini, Pashko Vasa, etj. Ata zbukuronin kuvendet ku shkonin me praninė e tyre. Nė konakėt e tyre merrnin pjesė edhe gra, si poetja Lejla Hanėm, e bija e Ahmet Xhevdet Pashės, apo poetesha Nigjar Hanėm, e bija e njė pashai me origjinė polake, apo dhe intelektuale tė shquara tė gjakut shqiptar...

 

Por sfisa ėshtė tek sallonet e grave franceze. As me kėtė s’dalin fitimtarė. Po iu pėrmend vetėm dijetaren rilindase me origjinė pėrmetare, Elena Gjikėn. Pėr tė shkruhet:

“Zonja Dora nga Pėrmeti

Me dituri porsi deti”.

 

Ajo ishte mysafire e Akademive tė ndryshme tė Europės, si tė Parisit, Athinės, Bukureshtit. Xhaxhai i saj Jon apo Jan Gjika, ishte kryetar i Akademisė Rumune tė Shkencave. Pėr tė qenė hapur sallonet nga Petėrburgu e Moska nė Rusi, deri nė Paris, Berlin, Vjenė e Romė e Gjenevė tė Zvicrės. Ajo kish bėrė kėrkime nė arkivat e Venecias, Vjenės, Stambollit, etj. Shtėpinė e saj nė Zvicėr, apo sė fundi Firence, e kish kthyer nė njė qendėr, sallon, ku vinin ajka e inteligjencės italiane, europiane, por dhe rilindas shqiptarė si njė Mitko, De Radė, etj. Kjo dijetare e nderon Pėrmetin tonė, kombin tonė.

 

Pra nuk kanė qenė vetėm zonjat franceze, si ajo Pompadur, Grafinji etj., po dhe njė zonjė e tillė e rėndė pėrmetare, si Dora d’Istria e jonė.

 

Njė zonjė e tillė e rėndė, e njėkohėsisht tepėr e thjeshtė, pėrmetare nga e ėma, ėshtė Solanzh D’Anzheli, e bija e albanologut Robert D’Anzheli, autor i librit “Enigma”.