Pavarėsia e Kosovės, tjetėrsimi dhe mohimi i popullit shqiptar autokton!

 

Pavarėsia e Kosovės ėshtė paraqitur nga liderėt dhe mediat shqiptare si njė fitore absolute e popullit shqiptar, sikur, tė mos kishte qenė njė kompromis i dhimbshėm i kombit shqiptar qė po tėrhiqej nga kėrkesat e tij legjitime pėr bashkim kombėtar. Parulla “bac u kry” tė linte pėrshtypjen se tė gjitha kėrkesat e popullit shqiptar u plotėsuan dhe se arritėm fundin e historisė.  Nuk dinim se Adem Jashari pėr planin e Ahtisarit ishte sakrifikuar. Fitore absolute apo pėrtėritje e nėnshtrimit dhe inferioritetit kombėtar?   

Faktet flasin se Pavarėsia erdhi si rezultat i njė plani ndėrkombėtar qė fund e krye ėshtė i mbushur me  kompromise ndaj ish kolonėve dhe rajonit. Nuk mund tė mohohet se ai plan dhe kushtetuta qė rrjedh nga ai mbron dhe pėrtėrit superioritetin serb nė Kosovė; serbėt tė cilėt mbajnė avantazhin e tyre me karriget e falura nė parlament, strukturat e tyre paralele, serbėt tė cilėt fitojnė komuna, territore shtesė dhe toka e zona speciale “ekstraterritoriale” pėr kishat e tyre. Por e keqja mė e madhe e kėtij plani dhe kushtetute nuk ėshtė pėrmbajtja e saj. Jo. Mė e keqja ėshtė logjika qė ka zgjedhur komuniteti ndėrkombėtar nė kėtė rast; njė kompromis ndėrmjet se drejtės historike tė popullit serb mbi Kosovėn dhe realitetit demografik tė shqiptarėve shumicė.

 

Shkruan: Arban Bislimi

 

Populli i ndaluar

 

Fakti qė ėshtė shkuar me kėrkesa minimaliste tė tipit rajonaliste neotitiste ka ēuar nė kompromisin e pėrmendur mė lart ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve; ndėrmjet tė drejtės historike tė sė parėve dhe drejtės demografike tė sė dytėve. Ky konstat nuk ėshtė njė shpifje nga unė e as njė ndjenjė e njė nacionalisti romantik i plagosur nė ndjenjat e thella patriotike pėr shkak se nuk ėshtė pėrmendur opcioni i bashkimit kombėtar. Mjafton pėr konfirmim tė hapėt cilado gazetė perėndimore pėr tė konstatuar se Serbia fitoi nė kėtė rast legjitimitetin historik nė opinionin botėror dhe betejėn e memorjeve. Mjafton tė lexohen propozimet e Ahtissarit, deklaratėn e Pavarėsisė dhe Kushtetutėn pėr tė konstatuar se monumentet, objektet fetare dhe populli serb mbrohet sė tepėrmi kur populli shqiptar as nuk pėrmendet dhe sakrificat e tij pėr liri nuk njihen. Pra, serbėt mbrojtėn dhe fituan legjitimitetin e tyre historik aty ku shqiptarėt u mbrojtėen me idetė e demokracisė - me ide tė shkėputura nga historia (qoftė edhe ajo e afėrt), me legjitimitetin e numrit dhe vuajtjes.

 

Pėr mė shumė qė nė kėtė rast mohohet edhe vuajtja e shqiptarėve me qenė se tė gjitha masat nė shėrbim tė mbrojtjes sė aspekteve kulturore, historike, fetare dhe tė sigurisė sė personave dhe komuniteteve janė qė tė gjitha tė dizajnuara vetėm pėr minoritetet, serbe sidomos. Realiteti i kėtyre dokumentave na konfirmon tezat serbe mė ekstremiste sipas tė cilave nuk ka pasur ndonjė vullnet serb pėr eliminimin fizik, kulturor, material  (etj...) ndaj shqiptarėve gjatė shekullit tė fundit e as gjatė kohės sė Millosheviqit, por pėrkundrazi ata qė pėsuan spastrimin etnik, kulturor, material (etj...) ishin serbėt dhe pėr tė parandaluar qė kjo tė pėrsėritet u jipet atyre njė autonomi e zgjeruar, fakultete, komuna, teritore tė zgjeruara dhe tė mbrojtur me extrateritorialitet pėr kishat dhe njė drejtė vetoje ndaj ēdo reforme kushtetutese qė nuk do t’i shėrbente interesave tė pesėpėrqindėshit qė pėerfaqėsojnė. Pėr tė bėrė reformėn mė tė vogėl tė Kushtetutės nevojitet pra qė dy e treta e minoritarėve ta firmosin; e drejtė kjo qė nuk egziston pėr komunitetet minoritare nė Serbi ku fjala decentralizim nuk pėrdoret fare nė Kushtetutė dhe ku minoritarėt nuk kanė peshė nė parlament.

 

Populli i dėnuar - kriminalizimi i shqiptarėve

 

Nuk ėshtė hera e parė qė udhėzimet e komunitetit ndėrkombėtar vlejnė vetėm pėr shqiptarėt. Rezoluta 1244 dhe okupimi ushtarak dhe administrativ qė u parashihte nga ajo nuk janė aplikuar qė tani 9 vite nė veri tė Ibrit kurse janė aplikuar intensivisht nė pjesėn shqiptare. Largimi i misionit evropian, i gjykatės dhe i gjitha institucioneve dhe shėrbimeve “shtetėrore” nga veriu tregojnė se i ashtuquajturi “sovranitet” dhe rregullat e planit tė Ahtisarit do tė jenė edhe kėtė herė tė vlefshėm vetėm pėr shqiptarėt.

 

Gjithashtu obligimet qė dalin nga ky plan pėr Kosovėn janė ēuditėrisht tė ngjashėm me obligimet qė iu impunuan Gjermanisė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Mendoj kėtu pėr ndalimin e sė drejtės pėr tė pasur njė ushtri (sikur ishte paraparė kundėr  Gjermanisė) sikur edhe pėr superioritetin e planit tė Ahtisarit mbi Kushtetutėn qė na kujton pėr ēudi “ligjin fundamental” gjerman 20 artikujt e parė e tė cilit janė tė pandryshueshėm pėr shkak tė sė kaluarės gjenocidale dhe totalitare  naziste tė kėtij vendi (artikujt pėr drejtat e njeriut dhe karakterin federal tė kėsaj republike). Gjithashtu, Kushtetuta na ndalon tė bashkohemi me ndonjė shtet tjetėr dhe na dėnon qė tė mos kemi kėrkesa territoriale. Tė gjitha kėto dispozita tė planit dhe kushtetutės kriminalizojnė pra Kosovėn duke i ndaluar ushtrinė dhe sigurinė, duke i ndaluar drejtėn pėr vendime sovrane (sovraniteti ėshtė kur shteti ėshtė autoriteti ligjor mė i larti pėr punėt e mbrendshme dhe njeh vetėm tė barabartė jashtė kufijve tė vet). Ja se si Kosova ėshtė dėnuar dhe kriminalizuar sikur tė ishte ajo qė sulmoi shtetet jugosllave e jo Serbia, sikur tė ishte ajo qė ka ambicje teritoriale jashtė teritoreve tė saj e jo Serbia e mė nė fund sikur tė ishte ajo qė ka ushtruar gjenocide ndaj popujve fqinjė dhe minoriteteve e jo Serbia.          

 

Ashtu shqiptarėt sipas dokumenteve tė pėrmendura nuk kanė asnjė tė drejtė e asnjė prerogativė por pėrkundrazi jipen tė shihen si rrezik pėr stabilitetin dhe sigurin ballkanike, si rrezik pėr banorėt historikė tė Kosovės! Si tė kuptohet ndryshe kur i tėrė plani, e tėrė deklarata dhe e tėrė Kushtetuta ka pėr synim mbrojtjen e sigurisė sė shtetėve fqinje, mbrojtjen e minoriteteve kryesisht serbe si nė integritetin e tyre fizik, nė integritetin e tyre kulturor e fetar duke krijuar zona speciale pėrreth vendeve tė tyre fetare dhe duke u dhėnė autonomi dhe extrateritorialitet!

 

Dita e Pavarėsisė - ditė uniteti dhe pajtimi tė rajonalistėve dhe nacionalistėve?

 

T’i lėmė serbėt anash dhe tė analizojmė kuptimin e Pavarėsisė pėr shqiptarėt.

Para votimit tė deklaratės solemne tė pavarėsisė nga parlamenti i UNMIKU-t dy krerėt e institucioneve dhe dy rrymave kryesore tė Kosovės, kryeministri (ish lideri politik i UĒKsė) dhe Kryetari (trashėgimtari i krahut pacifist pasiv) nė shenjė uniteti falenderuan qė tė dy, dy personalitete qė kishin ēuar deri te kjo ditė e shpalljes sė pavarėsisė; Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovėn. Uniteti dhe pajtimi pėrfunduan me kaq -Thaqi pėrmendi nė rend tė parė Adem Jasharin, Sejdiu Rugovėn - dhe mė vonė kryeministri priti mysafirėt me flamurin kuq e zi kur Sejdiu i priti me flamurin neotitist tė Dardanisė.

 

Vėrtet do tė kishte qenė iluzive qė tė pritet njė unitet mė i thellė ndėrmjet dy lėvizjeve qė kanė pėr simbol dy personalitete aq radikalisht antagoniste. Adem Jashari ishte njė njeri me vizion dhe ideal kombėtar kurse Rugova ishte njė rajonalist kosovar. I pari zgjodhi vdekjen dhe refuzoi nėnshtrimin, i dyti u takua me Millosheviqin dhe bėri thirrje – sipas simpatizantėve nėn presionin e armėve - pėr ndalimet e bombardimeve tė NATO-s. I pari vdiq pėr flamurin kuq e zi me armė nė dorė, i dyti shpiku konceptin e rezistencės pacifiste dhe pasive dhe shpiku njė flamur rajonal. Pėrshėndetja e Adem Jasharit nė ditėn e shpalljes sigurisht qė ishte e nevojshme dhe legjitime, por atė ditė ėshtė hedhur hapi drejt tjetėrsimit dhe uzurpimit tė heroit mbarėkombėtar me operacionin marketing “bac u kry” dhe ky hap ėshtė i papranueshėm nga kushdo qė bėhet.

 

Me kėtė abuzim politik dhe marketing tė figurės kombėtare shqiptare - nė emėr tė “pavarėsisė” sipas planit Ahtisari - ėshtė nėnshtruar dhe abuzuar figura mė e nderuar dhe respektuar shqiptare e kohės sonė me synim tė justifikohet  njė status politik dhe marrėveshje politike tė pranuara pa kundėrshtim nga njė grup uzurpator e antidemokratik  i quajtur “grupi i unitetit”. Sigurisht qė Adem Jashari nuk do tė kishte pranuar kurrsesi kėtė marrėveshje nėnshtruese dhe poshtėruese pėr popullin pėr tė cilin ai vdiq qė tė ekzistojė dhe jetoj i lirė nė trojet e veta historike; Adem Jashari nuk ishte kosovar, ai ishte shqiptar i lirė dhe krenar. Sllogani “bac u kry” nuk ėshtė njė homazh ndaj figurės sė tij, por njė keqpėrdorim dhe uzurpim marketing tė njė figure kombėtare nga pėrfaqėsues rajonal qė mundohen ta shtijnė edhe  Adem Jasharin pėr sė vdekuri nėn vallen e neotitistėve qė t’u vė konopin nė qafė nacionalistėve.

 

Para datės 17 shkurt populli shqiptar i Kosovės ishte nėn okupim ushtarak dhe administrativ nga UNMIK-u dhe KFOR-i. Sot, shtrohet pyetja se si UNMIK do tė tėrhiqet pa njė abrogim tė rezolutės 1244 nga Kėshilli i Sigurimit ku Rusia nuk do ta lejojė njė gjė tė tillė. Aktualisht misioni EULEX vazhdon tė shpėrndahet nė Kosovė, por si nė tė kaluarėn duket sikur ky mision do tė shpėrndahet vetėm nė vendet shqiptare dhe do tė ndalet para lumit Ibėr. Katėr pushtete janė sė paku nė fuqi tani nė Kosovė, UNMIK, EULEX, qeveria serbe dhe qeveria e Kosovės qė qėndron nė hije.  Sigurisht qė zgjidhja qė ėshtė gjetur pėr Kosovėn mbron stabilitetin rajonal, sigurisht qė mbron tė drejtat e minoriteteve nė Kosovė sikur asnjė tjetėr, por sigurisht qė njėkohėsisht tjetėrson dhe dobėson legjitimitetin e popullit shqiptar nė kėto troje. Para disa vite diskutimet rreth statusit tė Kosovės ishin ende rreth njė pavarėsie tė plotė dhe rrezikut pėr bashkimin kombėtar shqiptar. Duke shkuar me kėrkesa minimale dhe duke u kėnaqur me shumė pak progrese - deri nė atė masė sa tė keqpėrdorim herojt tonė tė lavdishėm- arritėm sot tė krijojmė bindjen nė opinionin botėror se tė gjitha kėrkesat tona na ua kanė plotėsuar dhe se serbėt janė rrėnuar kurse e kundėrta po ndodhė me kėtė pavarėsi. Para 17 Shkurtit shqiptarėt ishin tė huaj dhe pa status tė definuar, me 17 shkurt dy milionė shqiptarė u shuan nga harta e botės dhe statusi i shqiptarėve mbetet po aq i padefinuar dhe i rrezikuar.  Sidoqoftė, populli shqiptar i Kosovės nuk guxon tė habitet mbas ndonjė identiteti kosovar dhe duhet tė qėndrojė nė gatishmėri pėr tė mbrojtur identitetin e vet kombėtar, trojet e veta historike dhe heronjtė e tij nga uzurpimet dhe tjetėrsimet qė duan t’i imponojnė me zor ndėrkombėtarėt dhe armiqtė e emancipimit kombėtar.