TĖ HIDHET POSHTĖ "PAKETA E AHTISARIT" PLANI FAMĖKEQ QĖ
PO E RICOPĖTON KOSOVĖN!
Parashikimi i Lėvizjes Vetėvendosje, ēdo ditė qė po kalon po del
mė i saktė:
Decentralizimi do ta ricopėtoj Kosovėn!
Negociatat, do ta bllokojnė Kosovėn nėn pavarėsi tė plotė!
Kėshtu, paralajmėronte, kjo flakadane e kombit shqiptar!
Shkruan:
Siē u bė e njohur mbrėmė nė lajmet e RTK-sė, kjo zėdhėnėse e denjė e vendimeve
kundėrhistorike qė nė kėto vite tė turbullta po i marrin herė nga OKB-ja, herė
GK, herė Rusia e herė dreqi e i biri, vendime kėto qė ngadalė, por sigurt po e
rikthejnė Kosovėn shqiptare dhe vise tė tjera shqiptare nė darėt e robėrisė sė
pėrgjakur tė shteteve okupatore sllave: Serbisė, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe
Greqisė.
Vendimi i Ban Ki Mun-it, pėr njohjen legjitime nga qarqe tė diplomacisė
ndėrkombėtare; formimin e komunave serbe nė Kosovė, ėshtė edhe njė goditje e
fortė, thikė prapa shpine pėr kombin shqiptar! Kjo ėshtė dhe njė hap mė tej
drejt lejimit tė hapjes sė "kutisė sė Pandorės", e cila shqiptarėt o
do t“i detyrojė tė ngriten sėrish nė vorbullat e stuhishme tė mbrojtjes sė
territoreve tė veta si dikur nė kohėn e lavdishme tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit (1878), o do t“i detyrojė tė pajtohen me turpin duke i njohur kėto
vendime si tė arsyeshme "si rrjedhime tė natyrshme" tė proceseve
"demokratike", e slogane tė tjera bajate qė tani mė as qentė nuk ua
hanė kėto "trohane" tė ftohura e tė pėrziera me kripė gėnjeshtrash tė
politikanėve "kosovarė"!
Sot, qe takimi i burrave euro-atlantik, nė Slloveni; atje vetėm u dhanė
premtime se do t“i ndihmohet Kosovės tė zhvillohet ekonomikisht dhe tė
integrohet bashkė me Serbinė, Malin e Zi, Kroacinė nė Evropė; por aty nuk u tha
mė kryesorja qė: Kosova tė shpėtojė nga ricopėtimi i territorit tė saj qė po i
kanoset; aty nuk u tha qė do tė konsiderohen ilegjitime 17 komunat serbe, aty
nuk u tha qė serbėt qė jetojnė nė ato komuna, duhet ta njohin shtetin e
Kosovės, aty nuk u tha as qė Serbia pėr tė hyrė nė Evropė - duhet doemos ta
njeh edhe pavarėsinė e Kosovės, madje kjo nuk u theksua as pėr Malin e Zi, as
pėr Maqedoninė dhe Greqinė, e cila prej kohėsh i ka thyer kėto barriera, pra
ėshtė anėtare e plotė e shteteve sovrane nė Evropė, ndėrsa, nuk i plotėson as
pėr sė afėrmi kushtet nė raport si i trajton shqiptarėt e Ēamėrisė!
Pėrkundėr faktit qė kėta puthadorė tė mjerė politikė prej kohėsh i kanė
devijuar rrugėt, tė cilat hapnin shtigjet drejt bėrjes sė Shqipėrisė Natyrale,
duke kalėruar si djajtė nėpėr natėn e historisė sonė tė pėrflakur e tė
pėrgjakur; (qė nga Rambuja e deri nė Vjenė) me kompromiset e tyre tė zeza nė
dėm tė kombit; punėt i sollėn nė zgrips tė njė gjendje tepėr tė rėndė sa tė
rrezikohet sėrish Kosova me ndarje tė thikave "paqėsore" tė Evropės
Plakė; sipas vendimeve tė "decentralizimit" dhe tė krijimit tė
komunave tė reja "serbe, qė dikur as figuronin si katunde tė mėdha... Pėr
t“dalė ballė kėtij rrebeshi, i cili e ka hapė kanalin pėr gllabėrimin e trojeve
tona nga shtetet okupatore; klasa politike e Kosovės; duhet doemos tė kėndellet
nga goditjet qė i ka marrė gjatė kėtyre viteve tė "tranzicionit" apo
mė saktė gjatė goditjes sė reaksionit kombėtar dhe ndėrkombėtar! Po, si mund ta
merr veten do tė shtrohej pyetja? Kjo klasė politike e dėshtuar fund e krye
pėrballė faktorėve pėrparimtarė tė brendshėm dhe tė jashtėm duhet tė bėjė dy
gjėra, tė cilat ndofta do ta shpėtonin nga turpet dhe nga pėrgjegjėsia
historike qė ka pėrballė kombit shqiptar!
1. Kjo klasė politike duhet ta flakė nga realizimi praktik (ani se e ka pranuar
teorikisht) me njė kėmbėngulje tė vendosur pėr jetė a vdekje; planin famėkeq, i
ashtuquajtur "Paketa" e Ahtisarit!
2. Ose, nėse nuk ka kurajo ta bėjė kėtė hap tė madh historik, le tė merr
kurajėn e madhe; (ndonėse e dhimbshme pėr tė), por e kėndshme pėr fatet
kombėtare; le tė jep dorėheqje tė parevokueshme - duke hapė dritėn e gjelbėr
pėr zgjedhje tė parakohshme nė Kosovė.
Duke bėrė kėtė do t“i thuhej zėshėm diplomacisė ndėrkombėtare: ne luftuam dhe
pas luftės ēlirimtare (tė cilėn ju e quani konflikt ndėretnik!!!) me tė gjitha
format paqėsore u pėrpoqėm tė mbjellim liri, kurse ju sėrish nė trojet tona; na
servuat robėri! Tani, u mbushė kupa, mė tej ne nuk mund tė pėrmbahemi, nuk mund
tė sundojmė si pashallarė tė mesjetės sė pėrgjakur! Nga kjo vendosmėri e
politikės shqiptare nė Kosovė, me siguri do tė marrin leksione
"nxėnėsit" e mėsimeve tė demokracisė nė botė.
Nė tė kundėrtėn kėta politikanė me apo pa vetėdije po e fusin mė tej popullin
shqiptar nė rrugė prapakthehu apo: do ta detyrojnė tė zgjohen nga letargjia e
mashtrimit tė fitores sė "pavarėsisė" dhe tė ecėn pėrpara drejt
hapave tė mėtejshėm pėr ta bėrė Kosovėn, vėrtetė ashtu siē ėshtė Shqipėri, e jo
tė lejojė tė bėhet konglomerat komunash shqiptaro-serbe; pra e ricopėtuar pėr
mė shumės e nė kohėt e krajlėve tė egėr tė Serbisė etj
Pse udhėheqja e Kosovės ka arsye tė plotė tė veproj me guxim dhe t“i lėvizė
gjėrat pėr sė mbari: Sepse, diplomacia ndėrkombėtare pandalshėm po e injoron
kėtė dhe po e tradhton, duke marrė qėndrime, tė cilat edhe vet i ka aprovuar! Kujtojmė
kėtu qė tė paktėn siē thoshin politikanėt tanė: atyre u ėshtė premtuar qė pas
tri vjetėsh sė vendosjes sė UNMIK-ut nė Kosovė, do t“u lejohet REFERENDUMI , qė populli i Kosovės do tė vendoste vet pėr
ardhmėrinė e tij! Por, kjo nuk ngjau kurrė, pėrkundrazi Serbia u shpėrblye me
Korniza dhe standarde nė dėm tė Kosovės! Tani, nga diplomacia ndėrkombėtare po
shkelet edhe ekstremi i keq, toleranca mė absurde, siē ėshtė Paketa e
Ahtisarit! Po lejohet tė sundojė Serbia nė Kosovė, nėpėrmes UNMIK-ut, si fuqi
kolonialiste qė i ka skaduar koha dhe i ka dalė boja si mos mė keq!
Po, dyfishohet kolonizimi i Kosovės me EULEX-in, administratė kjo qė nuk
garanton aspak siguri dhe rend nė Kosovė! Rendin dhe sigurinė kombi shqiptar i
ka rregulluar prej shekujsh qė prej themelimit tė shtetit ilir! Udhėheqja e
Kosovės i bėri tė gjitha ato sakrifica jo nė dėm tė vet, pėr vete ajo bėri
privilegje tė mėdha; por nė dėm tė interesave gjithėkombėtare
,(sipas iluzioneve apo shpresave tė saj) pėr ta bėrė Kosovėn tė pavarur:
e hoqi flamurin kombėtar, e hoqi himnin e kėtij flamuri, (e solli njė flamur
pėrēarės me ngjyra euro-sllave, duke mos lėnė asgjė shqiptare nė fushėn e tij;
e shpiku njė himn pa tekst- sikur tė ishte himn morti!...
I rehabilitoi nga gabimet e pafalshme, kolonėt serbė ata qė kurrė nuk i njohėn
institucionet e Kosovės, dhe i shpėrbleu ata jo rrallė me kushte maksimale
(duke iu ndėrtuar banesa, rrugė, e tė tjera elemente strukture dhe
infrastrukture; pėr jetesė aq shumė sa as shqiptarėt autoktonė nuk i kanė!
E nxori njė Kushtetutė, e cila ia ndalon Kosovės ribashkimin me shtetin amė - Shqipėrinė!
Vallė, po pėrse nuk e nxorėn njė nen ata mendjendritur qė do ta ndalonte edhe
bashkimin e serbėve qė jetojnė nė Kosovė, me shtetin e tyre amė - Serbinė! Populli
shqiptar, vėrtetė u ndeshė dhe po ndeshet gjatė me armiqtė shekullorė-mizorė; por
kam bindjen qė: nėse ky popull ka lejuar deri tani t“i shkelen pamėshirė shumė
elemente tė shenjta kombėtare, ka lejuar qė t“i mohohen e t“i pėrēudnohen shumė
vlera kulturore shkencore etj; pėr kėto nuk ka heshtur nga frika; por ka
heshtur (ani se jo pazėshėm), por nuk ka reaguar fuqishėm si komb; jo nga
frika, por nga mashtrimi i kėsaj klase politike nga Prishtina, Tirana, Shkupi e
mė tej! Them kėshtu, sepse kombi shqiptar e ka vrarė frikėn qė nga bėrja e tri
luftėrave ēlirimtare! Tani kombi shqiptar duhet ta vret edhe mashtrimin!
Natyrisht, kjo nuk ėshtė e lehtė; sepse mashtrimi ėshtė i mbėshtjellė me
lėkurėn pistė tė shpresave, tė pritjes sipas motos: "nė mos sot, nesėr do
tė bėhet mirė"; e tė tjera slogane boshe qė mund t“i pjellė politika
ditore-mizore!
Duke vrarė mashtrimin kombi shqiptar e vret kolonizimin dhe ricopėtimin!!!
Duke vrarė mashtrimin, kombi shqiptar e vret ndarjen dhe do tė arrijė ta kryej
amanetin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, (LSHP), do ta bėjė RIBASHKIMIN!
Suedi, mė 10 Qershor 2008