LĖVIZJA VETĖVENDOSJE ZBARDHI FYTURĖN E PRIZRENASVE
Shkruan:
Sikurse nė shumė qytete tjera, mė 17
shkurt tė kėtij viti, me rastin e euforisė sė kremtimit tė deklaratės sė
Pavarėsisė sė Kosovės, kėtė ditė edhe Prizreni e shėnoj nė mėnyrėn e vetė
festive. Nė mes tė shumė aktiviteteve ceremoniale qė atėbotė ishin nė agjendėn
e kremtimit, pėrshtypje tė madhe na
kishte lėnė njė atraksion i organizuar
me kėtė rast nga ana e veteranėve tė UĒK-sė sė Prizrenit. Njė flamur kombėtar i gjatė disa kilometra u
nisė prej varrezės sė dėshmorėve
(Landovica e Prizreni), dhe i bartur nga duart e mira tė rinjve, defiloj
deri nė qendrėn e qytetit. Caku i fundit
i kėsaj marshute atraktive ishte kompleksi memorial i Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit. Aty, flamuri gjigant kombėtar u palos dhe iu dorėzua Muzeut tė
Lidhjes Shqiptare, kurse, mė pas, nė oborrin e saj, u ngrit triumfalisht
flamuri i ri i shtetit tė posa shpallur tė Kosovės.
Ēdo gjė vajti si ėshtė mė sė miri.
Asgjė e jashtėzakonshme nė shikim tė parė!?
Por, ēdo pjesėtarė i rastit i cili nė
atė moment ka qėlluar vrojtues apo pjesėmarrės e kėsaj ceremonie, ka mjaftuar
vetėm ta ngrehi kokėn lartė dhe atu pėrballė, nga dritarja e hapur e ndėrtesės
muze tė Lidhjes, ta vėrej hartėn e madhe murale nė tė cilėn ishin tė vizatuar
kufijtė e trojeve etnike shqiptare, synim ky qė edhe ishte qėllim bazė i
mbajtjes sė kėsaj Lidhje historike politike-ushtarake tė popullit tonė: tė
pėrcaktimit dhe rruajtjes si tė pacenueshme kufijtė etik tė trojeve shqiptare.
Fillova tė kujtohem nė vete: Dikur, mu
para 130 viteve, nė oborrin e po kėsaj hapėsire, nga tė gjitha trojeve etnike
shqiptare, ishin mbledhur burrat trima tė dheut dhe me nam shqiptar, pėr ti treguar botės se deri ku janė kufijtė
historik tė trojeve shqiptare dhe ato gjithmonė do tė mbrohen me gjak.
Ēfarė koincidencė paradoksale e
rastit?! Kuptohet e paqėllimshme. Sot,
nė 17 shkurtin e vitit 2008, mu nė oborrin e njėjtė, sikur para 130 vite,
flamuri kombėtar me hapėsirėn e kuqe si gjaku dhe shkabėn e zezė dykrenore,
dorėzohet nė muze, dhe nė vend tė saj, ngrihet njė flamur tjetėr qė ka hapėsirė
tė katėrt si uji dhe disa yje qė shndrisin nė pikė tė ditės.
Si e pėrjetova unė kėtė? Simbolikisht,
aty gjaku u bė ujė; copėtimi dhe ndarja u bėnė legale nga vetė ne; mu duk se u
ndryshua harta e cila nė atė moment ndau
pėrgjysmė edhe murrin e ndėrtesės muze ku qe vizatuar pėrballė. Merrni
me mend! Aty sot nga ne, pasardhėsit e atyre burrave me nam tė vitit
Jo! JO! Me kėtė shembull, aspak nuk e
kam qėllim ta stigmatizoj kėtė ide tė padjallėzuar dhe qėllimmirė tė
organizatorėve tė kėsaj performance tejet atraktive, por, kjo koincidencė
intuitivisht mė bri tė ndjej nė at moment njė frikė dyshimi pėr tė ardhmen e
trungut tonė tė pėrbashkėt kombėtar. Njė frikė, qė fatkeqėsisht, sot, mė 10
Qershor tė kėtij viti, sikur filloi tė realizohet?!!
Menjėherė posa e pash agjendėn zyrtare
tė prezantuar nga strukturat komunale, e qė kishte tė bėnte me itinerarin e
shėnimit tė kėsaj feste, menjėherė vėrejta se ajo nuk dallonte aspak nga vitet e kaluara. Bile- bile, as nga kohėrat e
regjimit komunist. Vetėm RISI qe, merrni
me mend, dreka solemne me specialitete tė peshkut nė Vėrmicė, njė fshat i bukur
turistik afėr Prizrenit, i njohur me restorante qė pėrgatisin specialitete nga
peshku.
Edhe pse ceremonia e kremtimit tė kėtij
jubileu thuhej se mbahej nėn patronatin e presidencės dhe presidentit tė
Kosovės, nė solemnitetin e Akademisė qendrore, nuk u vėrejt as njė kėshilltar i
rangut mė tė ultė nga presidenca, e lere mė Presidenti, tė cilin, shpesh jemi
mėsuar qė ta shohim nė takimet kulturore folklorike regjionale alla Hasi
jehon, apo tė tjera pėrurime jo aq tė rangut tė lartė si ky jubile i 130
vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Ja edh shkaku i frikės sime paranoide!
Prapavija e tendencės sė shkombėtarizimit tonė gradual dhe imponimit tė njė
fantom identitetit tė ri kosovar po vazhdon edhe me mospėrfillje sa duhet tė
kėtij jubileu tė rėndėsishėm kombėtar.
Mbeta i zhgėnjyer! Sinqerisht, tejet i zhgėnjyer!
Pas shabllon akademie solemne oficiale
tė mbajtur atė ditė nė oborrin e muzeut tė Lidhjes shqiptare, pėr zyrtarėt e
lartė komunal dhe disa mysafirė tė rastėsishėm, mė me rrėndėsi dukej se ishte
agjenda kur do shtrohet njė drekė e begatshme festive. Nga shumica tė tė
ftuarit si tė pėrzgjedhurit special, vėrejta se pak fytyra ishin meritore qė me
kėtė ditė tė jenė prezent aty. Pėr mjaftė ta qė i mihja unė, pa kurrfarė
ngurrimi mund tė them se, kurrė nė jetėn e tyre nuk i kanė lexuar as katėr
rreshta tė historisė pėr kėtė ngjarje tė madhe tė ndodhur para 130 viteve. Sido
qoftė, ana artistike dhe organizative e akademisė nė fjalė mund tė thuhet se qe
nė nivel solid.
E jashtė, pėrtej hapėsirės zyrtare tė
shėnimit tė kėtij pėrvjetori, ndodhte diēka. Diēka si rrėmujė qė me tė madhe i
kishte trazuar organet pėrgjegjėse komunale pėr siguri. Nė qytet kishte arritur
Albin Kurti dhe qindra tė rinj aktivist tė lėvizjes Vetėvendosje Shpejtė
Prizreni kaltėrosh u shndėrrua nė qytet kuqalosh tė ngjyrės sė gjakut. Asaj
ngjyre qė realisht i ka hije tė dominoj pėr kėtė festė.
Qindra fanela tė kuqe me parullėn
Lidhja ėshtė gjallė dhe me shqiponjėn e zezė nė gjoks, ishin shpėrndarė
punėtorėve tė kafeneve dhe dyqaneve tė qytetit;
Mira balona tė kuqe me shqiponjėn e
zezė dykrenore stolisnin kėndet mė tė vizituara tė qendrės sė Prizrenit;
CD et e shpėrndara me muzikė shqipe
jehonin kudo nėpėr lokalet publike;
Mira flamuj tė vegjėl tė shpėrndarė
kombėtar nga ta shiheshin nė ēdo skutė dhe ishin stolia mė e preferuar nė duart
e kalimtarėve, e veēanėrisht fėmijėve, ardhmėrisė sė kėtij qyteti.
Albini sikur dikur Abdyli para 130
viteve, i shoqėruar nga anėtarėt e vetė tė devotshėm dhe besnik tė idealit,
zbriti nė Prizrenin legjendar dhe nė tė gjeti qindra bijė, trashėgimtar tė Ymer Prizrenit, qė e pritė
krahėhapur dhe zemėrgjerėsi.
Albini atė ditė nuk kishte ardhur nė
Priren qė tė merrte pjesė nė akademinė solemne tė burokratėve komunal dhe as tė
jetė ikonė e drekės sė tyre tė pasur festive, por, ai erdhi si gjithnjė modest
dhe me njė porosi shumė tė madhe: LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ !
Derisa
poshtė lexoheshin fjalime shabllone tė akademisė solemne, nė tė njėjtėn
kohė, nė Kalanė e lashtė ilire, atje lartė pėrballė kompleksit memorial tė
Lidhjes Shqiptare, nga duart e atyre qė mė sė shumti i gėzohen kėsaj dite,
shpalosej krenar, flamuri gjigant i gjakut me shqiponjėn e zezė dykrenore nė
mes.
Flamuri i lartėsuar dhe madhėshtor kuq
e zi nga poshtė, shihej larg dhe nga ēdo shtėpi
dhe lokal tė qytetit.
Sa mallėngjyese dhe krenare pėr mua
ishte, kur kudo qė qėlloja afėr nė atė moment, nga qytetarėt e mi tė Prizrenit
legjendar, dėgjoja uratėn e shpesht: JU LUMT DJEMA. NA E ZBARDHĖT FYTYRĖN!
Vėrtetė ata na e kishin zbardhur
fytyrėn, por, nga tė gjitha ishte me rėndėsia porosia e fuqishme domethėnėse:
LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ!