MOJ PARTIA 99, QINDI KURR MOS U BĖFTĖ ...

 

Shkruan : Ajet Nuro

 

Sapo dėgjova qė nė Tiranė u krijua njė formacion politik me emrin G99 e para gjė qė mė vajti nė mendje ėshtė njė kėngė kushtuar Tepelenės ku thuhej pikėrisht « Tepelena 99, qindi kurr mos u bėftė ». Mos mė pyesni nėse kjo ka qenė ndonjė urim, mallkim apo thjesht diēka qė rimon. Fakti ėshtė se Tepelena u bė njėqind e mė shumė, doli nga Kalaja dhe u ngrit nė rang qyteti ndonėse vitet e fundit ka firuar por, jo aq sa pėr tu mbyllur pėrsėri nė kala... Duke lėnė anėn folklorike tė ēėshtjes nuk mund tė le mėnjanė pėrshtypjen qė tė le emri i  formacionit politik qė ka marr pėrsipėr tė quhet G99. Ndonėse me 99 janė tė lidhur shprehje si « ai ėshtė 99ē apo i tė 99ave » kjo nuk ka tė bėjė me formacionin nė fjalė. Problemi qėndron nė ekskluzivitetin qė tė jep kjo shifre dhe ngurtėsimi qė ajo i bėnė anėtarėsimit nė kėtė formacion. Ndoshta njė zgjidhje e shkėlqyer pėr marketing politik, G99 e ka marr emrin nga njė grup intelektualėsh tė tė gjitha fushave qė angazhohen nė njė formacion politik i pagėzuar pikėrisht G99 pėr tė shprehur pikėrisht numrin e kėtyre intelektualėve partiformues.

 

Gjer kėtu asgjė tė keqe.

Ēfarė ndodh me tė njėqindin intelektual. A do tė ketė ky qindshi tė drejtėn morale tė jetė i barabart me 99ēit ? Ata qė janė 99 u ndodhėn aty afėr ndėrsa tė tjerėt pak mė larg. Vetėm tė parėt do tė kenė tė drejtėn tė quhen 99ē. Nėse 99 ka njė vlerė sasiore duhet thėnė se ka patur formacione tė tjera politike qė e kanė filluar dhe mė mbarė. Njė nga kėta ėshtė pėrjetėsuar edhe nė kėngė: Me dyqind petita...Por numri i themeluesve nuk ėshtė gjithmonė domethėnės. Domethėnės ėshtė numri i pasuesve.

 

Njė parti politike nuk ėshtė vetėm marketing

 

Le ta lemė mėnjanė emrin sepse tek e fundit emrin e bėnė jeta dhe veprimtaria e pėrditėshme sidomos pėr njė formacion politik. Arsyeja qė mė bėri tė shkruaj kėto rreshta ėshtė marrja e njė emaili nga ky formacion ndonėse tė them tė drejtėn unė nuk dija tua kisha dhėnė emailin tim. Duke e vrarė mendjen se si mund tė ketė ndodhur ky aksident e gjeta... dikur kisha regjistruar emailin pėr tė marr informcione nga njė OJQ. Qė nga ajo ditė ėshtė hera e dytė qė njė parti politike mė kontakton... A thua njė OJQ ndanė bazėn e tė dhėnave me parti politike ? Pse jo... E pra, sot isha i ftuar tė vizitoja faqen internet tė G99. Pėrshtypja e parė ishte se kėta tė 99s paskan shumė ide qė janė dhe ide tė miat tė shprehura nė shkrime tė mėparshme. Edhe unė jam shprehur pėr atė qė emigrantėt shqiptar duhet tė votojnė si qytetar qė janė, edhe unė jam shprehur kundėr kryetarėve padronė ashtu si dhe shefi i G99 Veliaj. Veē unė nuk jam 99 sepse ndoshta i bie tė jem 199, 299 apo... Nejse...

 

Kush ėshtė G99 ?

 

Nuk mund ta kuptoj sesi njė lider ndihet keq kur e pyesin se ēfarė krahu politik i pėrket G99. Nė njė interivstė tė Erion Veliajt, lideri i G99, pyetjes se ēfarź krahu i pėrket G99 i pėrgjigjet po me pytje duke aluduar se nė politikėn e sotme nuk ka rėndėsi krahu. Dikujt tjetėr mund ti falet por Veliajt jo. Ai e di mirė se megjithė ndryshimet e ndodhura nė pėrkatėsit politike apo nė atė qė quhet klivazh e majtė e djathtė, ndarja ende egziston. Pse nuk e deklaron lideri i G99 perkatėsinė socioideologjike tė G99 ? Dy mund tė jenė arsyet. E para, marketingu ose shitja e kėsaj partie sa majtas dhe djathtas dhe e dyta mungesa e kurajos pėr tė thėnė se kjo parti i pėrket sė majtės. Duke i qėndruar kėsaj ideje, lideri nuk e qartėson pozicionin e tij kur pyetet nėse partia e tij ėshtė oborri i mbrapėm i partisė socialiste... Ora e sė vėrtetės nuk do jetė e largėt sepse nėse lideri i G99 shprehu opozitėn ndaj Berishės, nėse ai nuk ėshtė aleat i Ramės ai do bėhet « armiku » numėr njė i kėtij tė fundit sepse ai ėshtė i pari nė list pėr tu bėrė kryeministėr si shef i opozitės zyrtare. Do tė pranoj njėri apo tjetri ti lėshoj vendin tjetrit ? Nė politik duhet pranuar qė ka njė parim « O me mua o kundėr meje (Rama mund t'ja thotė Veliajt) rrugė tė mesma nuk ka »... Pra ēfarė mund tė jetė G99 nėse nuk ka kurajon tė pozicionohet nė spektrin politik shqiptar. Mbase populizmi ėshtė fitimprurės. Gjer nė ēfarė pike ?

 

Sidoqoftė, G99 ėshtė lindja e njė shprese. Askush nuk mund ta mohoj faktin se Shqipėria duhet tė bėhet ndryshe. Nėse nga 1990 Shqipėria ka bėrė sikur ka ndryshuar, G99 tė paktėn pretendon ta ndryshoj. Nuk do tia vlente tė shkruaja pėr njė formacion politik nė Tiranė nėse ky formacion nuk do tė tėrhiqte vėmendjen e qytetarėve shqiptar. Nė Tiranė kam dikė me tė cilin diskutoj tek tuk politikė (kur fletė nė telefon nga Kanadaja politika ngelet vrima e fundit e kavallit...). Nejse, kur diskutoj me tė afėrmin tim ai ėshtė barometri politik i Tiranės. Nga ai zbulova se ishte kthyer nga njė pdist i pakusht nė njė votues i Ramės. Pse ? Pėrgjigjen nuk e prisja. Ata (Pdshėnimi  im) sapo morėn pushtetin mė larguan nga puna (njė institucion i qeverisė) ndonėse unė isha nga ata qė nuk e meritoja njė gjė tė tillė si nga ana profesionale dhe politike. Miku i m ka qenė i persekutuar... Por para ca ditėsh mė ēuditi me njė deklaratė tjetėr: Unė jam me ata tė 99s mė tha. Jam me Erion  Veliajn, shtoi.

 

Njeriu im nuk ėshtė politikan. Ėshtė nga ata qė punojnė shumė pėr tė mbajtur familjen. Dhe ai ka bėrė njė zgjedhje qė ėshtė e tija. Dhe nėse G99 ka arritur tė depėrtoj nė periferi do tė thotė shqiptarėt janė gati pėr ndryshime. G99, pavarėsisht kush janė dhe ku shkojnė, e kanė brumin aty. Varet nga ata nėse do tė dinė ta gatuajnė. Por veē njė gjė, shpresoj dhe uroj qė shqiptarėt mos tė zhgėnjehen edhe njė herė mė shumė.

 

Nga Mjaft tek G99

 

Duke i hedhur njė sy ekipit tė G99 (tė paktėn sa mė lejoi web siti i G99) vura re se njė pjesė e mirė e aktivistėve janė ish aktivist tė Mjaft. Tė them tė drejtėn shumė herė kisha menduar se njė organizėm si Mjaft qė i kundėrvihet gjithēkaje qė nuk shkon nė Shqipėri, pse tė mos aktivizohet aktivisht nė njė formacion dhe tė realizojnė atė ēka u kėrkojnė tė tjerėve? Dhe ja sot ne kemi njė formacion qė pėrveē ish kryetarit tė Mjaft ka dhe pjestarė tė ish stafit tė Mjaft. Ndonėse ky transformim duket i thjesht, i takon stafit tė G99 tė tregoj se janė tė aftė tė punojnė nė kushte tė tjera dhe tė dinė tė transformojnė simpatinė e mbėshtetėsve tė tyre nė kapital politik. Bile gjer mė sot ata nuk kanė ndonjė meritė tek G99. Meritat e tyre kanė ngelur tek Mjaft. Varet nga ata nėse do tė dinė ti transformojnė energjitė e tyre nė njė produkt tė mirė politikė qė mund tė ndryshoj Shqipėrinė. Jemi nė pritje...

 

11 qershor 2008 Montreal, Kanada

 

Tribuna Shqiptare