Pse
duhet tė tjetėrsohet populli shqiptar
Shkruan : Xhavit Muslija
Problemi qendron pikėrisht tek orientimi dhe
kahja qė merr ēėshtja. Prapa kėtij diskutimi qėndrojnė mendime, madje edhe
interesa tė ndryshme. Ju morrėt shembullin e Maqedonisė dhe Zvicrės, qė janė
shembuj krejtėsisht tė ndryshme nga realiteti nė Kosovė. Ėshtė e vėrtetė se
zvicėranėt italishtfolės nuk e ndjejnė mė veten pjesė tė kombit italian, mirėpo
Zvicra nė tė gjitha aspektet, por mė sė tepėrmi tek identiteti kombėtar ėshtė
vend shumė specifik. Kemi shembullin tjetėr: pėrse hungarezėt e Sllovakisė,
Rumanisė, Serbisė e shteteve tjera pėrreth janė dhe ndihen pjesė e kombit
hungarez?
Fatkeqėsisht pėr rastin Kosovė janė duke u marrė si model dy vende: Maqedonia
dhe Zvicra.
Duhet ta dijmė se dallimi mes maqedonėve dhe bullgarėve nuk ėshtė i madh. Mirėpo
po ashtu duhet t'i njohim raportet historike, politike mes kėtyre dy vendeve
(territoreve). Nacionalistėt maqedon edhe pse me asgjė nuk dallojnė nga
bullgarėt, veten e konsiderojnė si maqedonas tė vjetėr e jo sllavė. Ndėrsa
rasti i Kosovės ėshtė krejtėsisht ndryshe. Shqiptarėt e Kosovės jo vetėm qė nuk
dallojnė me asgjė nga shqiptarėt tjerė, ata po ashtu edhe po tė kthehen nė
histori prapė do tė jenė tė njėjtė me shqiptarėt tjerė, me tė njėjtėn
prejardhje. Pra maqedonasit kanė krizė identiteti, asimilimi, ndėrsa
"kosovarėt" jo.
Modeli i dytė: Zvicra. Duke pasur parasysh historinė dhe faktorėt e krijimit tė
kombit zviceran disagjuhėsh edhe rrugėt se si ėshtė ardhur deri tek ky krijim,
patjetėr se do tė bindemi se ky model ėshtė i papranueshėm pėr Kosovė qoftė nė
aspektin e kombėtarizimit tė Kosovės apo kantonizimit tė saj. Pikė sė pari
zvicra ka bėrė gjithnjė kryengritje ndaj mbretėrive gjermane, ēka Kosova nuk e
ka bė. Zvicra zanafillėn e saj si shtet e ka nė beslidhjen e tre kantoneve tė
qendrės. Secili kanton nė atė kohė e kishte sovranitetin e vet dhe secili
kanton bashkohej me dėshirė nė Besėlidhje. Edhe kantonet italiane, franceze nuk
e kishin problem tė bashkoheshin sepse veten e konsiderojnė zviceran dhe nuk
kanė pasur kurrė luftė etnike, siē ndodhė nė Kosovė. Dhe po ashtu mė 1884 ēdo
kanton ia dha njė pjesė tė sovranitetit tė vet kėsaj Beslidhje dhe ja tani
ėshtė Zvicra. Por secili kanton ende e ka sovranitetin e vet tė caktuar. Pra,
Kosova me Zvicrėn kanė njė dallim ekstrem pėr vet faktin e rrjedhave tė
historisė, rrugėve nėpėr tė cilėn kanė kaluar deri nė shtetformim. Forma,
historia, rruga, metodat, vullneti i etnive, i kantoneve ka qenė krejtėsisht i
ndryshėm me historinė, rrugėn, vullnetin e etnive nė Kosovė.
Z. Spahiu ēfarė interesi
Ēfarė interesi kemi ne qė nga njė komb tė krijojmė nėnkombe apo madje edhe
minoritete (minoriteti kosovar tashmė) nė kohėn kur Evropa shkon drejt afrimeve
dhe integrimeve kulturore tė kombeve madje totalisht tė ndryshme? E konsideroj
plotėsisht tė pakuptimtė, kur nė njė kohė e vend ėshtė duke u zhvilluar
globalizimi dhe duke i humbur kuptimi dallimeve madje
mes kombeve totalisht tė ndryshme, ju pėrpiqeni tė gjeni dallimin po te i njėjti
komb.
Mbi ēfarė vlerash (antivlerash) bazohet njė ndarje/pėrēarje e tillė?
Nėse ju tjetėrsimin e shqiptarėve tė Kosovės e shihni si proces natyror tė
ndarjes sė popujve, atėherė ēfarė po iu ngutet juve nė tjetėrsimin dhe
"vetėdijėsimin" sa mė tė shpejt tė shqiptarėve tė Kosovės se ata
qenkan ndryshe nga ēka janė? Pse nuk e leni ketė proces tė rrjedh natyrshėm,
por doni tė ndėrhyni nė "kombėsimin" sa mė tė shpejtė tė shqiptarėve
tė Kosovės? Ēfarė interesi keni?
12 qershor 2008