Vizitė e
paharruar nė Stubllėn e Vitisė
Shkruan : Abaz Pllana
Pas luftės ēlirimtare tė Kosovės, disa herė me
ra rasti tė vizitoj fshatrat e Kosovės qė nuk i kisha parė ndonjėherė gjatė
jetės sime edhepse kisha kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime nė Kosovė.
Ndėr tė gjitha kėto vizita qė bėra deri sot, padyshim e paharruar, mė e ėmbėl
se tė tjerat ishte vizita ime nė fshatin Stubėll tė Vitisė. Vizitėn e parė nė
kėtė fshat e bėra nė vitin 2002 kurse ēdoherė kisha mendjen qė ta vizitoj edhe
shumė herė tjera por vizitėn e dytė arrita ta bėj vetėm nė prag tė festės sė
ndėrrimit tė motmoteve, nė dhjetorin e vitit 2007.
Pse ishte kaq e veēantė vizita ime nė njė
fshat nė lartėsitė e bjeshkėve shumė tė bukura tė rrethit tė Vitisė? Janė
njerėzit, banorėt e Stubllės qė mė lanė mbresa shumė tė mira, por edhe natyra,
historiku, zhvillimi, kultura dhe solidariteti i kėtyre fshatarėve qė kanė
mbetur nga ajo ditė pėr gjithė jetėn nė kujtesėn time.
Qė tė dyja vizitat i bėra pėr shėtitje, pa
pasur asnjė hall, qė tė kėnaqem me bukuritė e Kosovės dhe me bujarinė e
njerėzve tė mirė tė Vitisė.
Tė dyja vizitat e mia do tė ishin mė pak
atraktive po qė se nuk do tė ishin me mua tre njerėzit mė tė mirė qė njoh nė
rrethin e Vitisė : Xhevat Bislimin - veprimtarin e madh tė ēėshtjes sonė
kombėtare dhe njė ndėr personalitetet mė tė spikatura tė intelegjencės dhe
politikės nė Kosovė, Daut Xhemajlin njė ndėr intelektualėt mė tė njohur tė
rrethit tė Vitisė dhe kryetar i Degės sė PDK-sė nė Viti si dhe Gaspėr Demaj -
njė intelektual dhe organizator me zotėsi tė mėdha qė ishte edhe Kryetar i
fshatit Stubėll.
Pas vizitės sonė nė kishėn e Binēės, ku u
kėnaqa me ikonat dhe reliefet me motive kombėtare, morėm rrugėn pėr fshatin nė
majėn e njė kodre, qė quhej Stubėll. Nė hyrje tė fshatit vėreheshin njė numėr i
madh fshatarėsh qė kishin dalė nė buzė tė asaj mbrėmje tė shėtisnin dhe tė
kėmbenin mendimet pėr punėt e ditės apo edhe tė ēėshtjeve tjera qė mund tė
bėheshin nė takime tė kėtij lloji nė rrugėn kryesore tė fshatit. Nga dhjetėra e
dhjetėra tė rinjė e tė reja qė pashė, krijova pėrshtypjen e parė se ky fshat
kishte mė shumė kulturė, mė shumė edukatė dhe mė shumė njerėzi se shumė qytete
tjera tė vendit apo perėndimit. Asnjėherė nuk mė zuri syri kthiza tė nxjerrura
jashtė, tatuazhe apo persingje nė fytyrė apo trup, veshje tė ēoroditura e tė
tjera tipare tė tilla si kėto qė fatkeqėsisht pėrveē nė rrugėt e
"famshme" tė Hamburgut apo Parisit kanė vėrshuar nė sheshe, rrugė
madje edhe nė shkolla e fakultete tė Kosovės.
Pasi pimė njė kafe nė restorantin qė gjindej
nė mesin e fshatit, na ftuan tė vizitojmė edhe pjesėt tė tjera tė kėtij fshati
qė filloi tė mė pėlqente.
Pamė shkollėn e fshatit qė ishte ndėrtuar me
kontributin e fshatarėve dhe mirėmbahej akoma me kujdesin e shtuar tė kėtyre
fshatarėve arsimdashės.
Kaluam skaj ambulancės sė fshatit qė edhe nga
dyert e oborrit tė saj dukej se ishte e tillė sepse higjiena oborrit, hyrjes
dhe ndėrtesės e tregonte njė gjė tė tillė, gjė qė nuk vihet re nė ambulancat
tjera tė qyteteve mė tė zhvilluara tė Kosovės e lėre mė tė atyre ambulanacave
qė mund tė jenė tė ndėrtuara nė fshatra. Gjithashtu edhe kjo ambulancė ishte
ndėrtuar me vetėkontribut tė fshatarėve.
Pastaj kaluam skaj varrezave tė fshatit.
Varreza qė kishin gjurmėt e banorėve mė tė vjetėr tė fshatit dhe nga gurėt me
mbishkrime tregonte respektin e banorėve tė Stubllės pėr tė parėt e tyre. Me
gurėt dhe mirėmbajtjen e varrezave Stublla reflektonte kulturė, besim,
dashamirėsi dhe patjetėr vetėkontributin e pashembullt tė fshatarėve tė saj.
Mė vonė hymė nė kishėn e fshatit dhe mu kujtua
nė ēast edhe strehimi i nxėnėsve tė helmuar nė fillimin e dekadės sė fundit tė
shekullit tė kaluar. Mu kujtuan motrat e nderit tė kėsaj kishe qė me aq
njerėzi, trimėri e vendosmėri iu patėn dalė nė ndihmė kėtyre nxėnėsve, qė
kishin pėrjetuar nga pushtuesi serb njė terror tė paparė ndonjėherė. Ato
thjeshtė nuk u lutėn pėr fėmijėt e Kosovės, por vepruan nė ndihmė tė tyre.
Nė ēastet kur vizitoja kishėn e Stubllės
mendoja pėr kėtė ndėrtesė tė kultit fetar qė ishte njėri ndėr vendtakimet e
fshatarėve tė Stubllės, qė frymėzoi me vite e dekada tė tėra banorėt e Stubllės
pėr tė qėndruar pėrballė pushtimit tė vendit, siē i kishte qėndruar Stublla me
shekuj radhė edhe pushtimit turk. Nė mbrendėsi tė kėtyre mureve fillonte
solidariteti i fshatarėve tė Stubllės, mirrte rrugė humanizmi i kėtyre njerzve
kaq tė mirė. Njė kishė qė nuk shėrbente vetėm pėr tu lutur, por edhe pėr tė
mėsuar e vepruar pėr tė jetuar jetėn me dinjitet si i ka hije njeriut.
Nga aty shkuam nė ndėrtesėn ku banonin
priftėrinjtė dhe motrat e nderit qė shėrbenin nė Stubėll. Afishet, mbishkrimet,
prospektet dhe dokumentet tjera qė binin nė sy, nuk ishin vetėm fetare. Ishin
nga letėrsia, mjekėsia, arti, historia dhe nga fushat tjera tė kulturės.
Nė anėn tjetėr tė ndėrtesės qė vizitonim ishte
edhe barnatorja, qė me barnat e sė cilės motrat e nderit tė Stubllės i vinin nė
ndihmė banorėve tė tė gjithė Kosovės dhe viseve tjera shqiptare.
Duke zbritur rrugės sė fshatit, pas vizitės qė
kishim bėrė, pamė njė shtėpi qė i ndėrtohej kati i dytė i saj. Kryetari Gaspėr
Demaj na tregon se ishte shtėpi qė ndėrtohej me ndihmat dhe solidaritetin e
fshatarėve pėr njė bashkėfshatar qė ishte nė gjendje mė tė dobėt ekonomike. Ai
do tė kishte sė shpejti shtėpinė e tij dykatėshe dhe nuk do tė merrte vesh
kurrė se cili bashkėfshatar dhe sa dha pėr shtėpinė e tij tė re, sepse njerėzit
e Stubllės me besimin e madh qė kishin nuk ishin mėsuar tė bėnin lista, tė iu
dilte emri nė gazetė apo radio apo televizion pėr ndihmat qė jipnin. Ata
kėnaqeshin me ndjenjėn qė ndihmuan. Kaq iu mjaftonte njerzve tė mirė qė donin
tė ndihmonin.
Njėri nga fshatarėt lidhur me kėtė temė na
tha : "Nuk ėshtė tragjike tė jesh i varfėr nė fshatin e Stubllės. Do
bėhesh me shtėpi, do mobilosh shtėpinė sikur tė gjithė tė tjerėt e fshatit, do
hash pastėrmen sikur gjithė fshati. Fshati nuk tė lė nė varfėri." Edhe
mėsuesit e fshatit ndihmoheshin me mjete pėrveē rrogave tė ulta qė mirrte nga
shteti. Atė qė qeveria e Kosovės nuk mund ta bėnte, e bėnin fshatarėt e
Stubllės dhe atė pa asnjė hezitim pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre, pėr
arsimimin sa mė cilėsor tė tyre.
Gjatė shėtitjes sonė nė fshat, njė fshatar iu
afrua kryetarit tė fshatit, zotit Gaspėr Demajt dhe i foli diēka me zė tė ulėt.
Dukej i shqetėsuar dhe iku pasi ndėrroi dy tre fjalė me kryetarin e fshatit. Mė
vonė edhe zoti Demaj dukej i nevrikosur dhe filloi tė tregojė njė lajm jo tė
zakontė pėr fshatin qė kishte indinjuar fshatarėt e Stubllės. Nė njė kopsht tė
njė fshatari ishte vjedhur njė pompė elektrike e ujit. Nė shumė vende tė tjera
do ishte diēka e zakontė, por nė Stubėll vjedhja shkaktonte neveri, indinjatė
dhe diēka tragjike. E si mund qė vjedhja tė mos pėrjetohej kaq rėndė pėr kėtė
fshat ku sundon solidariteti, humanizmi, shpirtdėlirsia dhe vėllazėria.
Para se tė mbaronim vizitėn tonė, njė veturė
"golf cabriolet" afrohej nė drejtimin tonė. Njeriu qė ngiste makinėn
na njohu se nuk ishim banorė tė fshatit. Ndaloi makinėn dhe duke zbritur pashė
se ishte i njė moshe rreth dyzet vjeēe apo diē mė tepėr. Me kėmishė tė bardhė,
me syze kundėr diellit, me telefonin celular nė brez dhe me njė buzėqeshje na
uroi mirėseardhjen nė fshat. Ishte prifti i fshatit. Nuk do ta kisha njohur njė
prift nė kėtė veshje asnjėherė nėse nuk do prezentohej ai
vetė. Kisha pasur njė parafytyrim pėr klerin nė Kosovė se duhej tė i pėrmbahej
ēdoherė "uniformės" qė i kishte caktuar religjioni. Por, kjo nuk
ndodhte me priftin e Stubllės, qė nuk arrita tia mbaj mend emrin. Gjatė
vizitės sime tė dytė, ai prifti qė mė kishte lėnė mbresa shumė tė mira, tė njė
njeriu modern, me kulturė tė gjerė dhe nikoqir zemėrgjerė ishte transferuar nė
njė pjesė tjetėr tė Kosovės. Dėshira ime qė ta takoj edhe njėherė priftin e
Stubllės nuk u realizua, por u kėnaqa edhe njėherė tjetėr me Stubllėn dhe
veēoritė e saja qė i thashė mė lartė pėr tė cilat kishte kontribuar shumė edhe
ky prift.
Kėto ishin mbresa nga dy vizitat e mia qė i
bėra Stubllės. E pėrsėris se herėn e parė e vizitova nė vitin 2002 kurse herėn
e dytė pesė vite mė vonė.
Dėshira ime ėshtė qė tė shkoj prapė nė
Stubėll. Nuk do tė shkoj as herėn e ardhshme vetėm, por do tė lus ēdonjėrin qė
e njoh qė tė bėjnė sė paku njėherė njė vizitė kėtij fshati tė jashtėzakonshėm
pėr shumė cilėsi tė larta dhe njerzore. Dėshirė e imja do tė mbetet ēdoherė qė
fshatra dhe qytete tė Kosovės tė ndjekin shembullin e fshatit tė Stubllės.
Edhe zoti ndihmon Stubllėn dhe fshatarėt e
saj. Zoti i ndihmon ata se pėrveē qė i luten atij, ata punojnė me dėshirėn dhe
besimin e zotit, me porositė e tij. Stublla ėshtė e tillė me punėn e madhe qė
bėjnė vetė fshatarėt e saj.
Falemnderit Stubėll pėr kėnaqėsitė qė mė
dhurove gjatė dy vizitave tė mia qė ua bėra.