Kosovė, formimi i komunave tė reja pas 15 qershorit 2008


Shkruan : Atdhe Buja

 
Procesi i decentralizimit dhe krijimi i komunave tė reja nė Kosovė, do tė fillojė tė zbatohet pas 15 qershorit, me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės, u tha sot nė njė debat nė Ēagllavicė. Pjesėmarrės ishin shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, dhe pėrfaqėsuesja politike serbe, Rada Trajkoviē.


Nė debat ėshtė biseduar dhe pėr paralajmėrimet e Beogradit pėr t’i ngritur strukturat paralele nėpėr komunat serbe nė
Kosovė, si dhe pėr paqartėsitė nė lidhje me misionet civile ndėrkombėtare pas 15 qershorit. Procesi i decentralizimit nė Kosovė do tė zbatohet siē parashihet me Pakon e Ahtisaarit, ėshtė thėnė sot nė njė debat tė zhvilluar nė Ēagllavicė, fshat ky i banuar me shumicėn serbe.

 
Shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, tha se decentralizimi i sjell shumė pėrfitime komunitetit serb, marrė parasysh jo vetėm zgjerimin e pėrgjegjėsive e kompetencave pėr komunat, por edhe formimin e pesė komunave tė reja, ku serbėt do tė jenė shumicė. Feith i rikujtoi serbėt se pėrveē institucioneve vendore, nė Kosovė ka  edhe njė prani tė madhe civile e ushtarake ndėrkombėtare qė garanton se nuk do tė ketė vend pėr shqetėsime nė kohėn e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. “Dua ta siguroj komunitetin serb se nuk ka arsye qė tė shqetėsohet pėr gjendjen e sigurisė”, tha Feith.

 
Ndėrkaq, lidhur me decentralizimin, ai tha se ky proces nuk mund tė marrė kahe tjera, pėrveē zbatimit tė tij si e parasheh plani i Ahtisaarit. Feith u angazhua qė komunat me shumicė serbe nė Kosovė tė respektojnė pakon e Ahtisaarit, nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me bashkėpunimin e tyre me Serbinė. Ai tha se kėto komuna mund tė realizojnė kėtė bashkėpunim, por vetėm duke i respektuar institucionet qendrore tė Kosovės. Ndėrkaq, lidhur me organet paralele serbe tė dala nga zgjedhjet serbe tė 11 majit, Feith tha se ato janė ilegale dhe tė papranueshme.

 
Ndėrkohė, ministri i Pushtetit Lokal nė Qeverinė e Kosovės, Sadri Ferati, tha se tashmė janė formuar edhe grupet punuese pėr decentralizimin, kurse nė krye tė tyre ėshtė edhe Pieter Feith. Ministri Ferati tha se nė territorin e Kosovės do tė vlejnė dhe zbatohen vetėm ligjet e Kosovės dhe i cilėsoi si tė parealizueshme pretendimet e Beogradit qė pėrmes komunave me shumicė serbe, tė instalojė pushtetin e saj nė Kosovė.

 
“Nuk do tė ndodhė asnjėherė instalimi i institucioneve tė Serbisė nė Kosovė dhe nuk do tė ndodhė asnjėherė implementimi i ligjeve serbe nė Kosovė por, se cilėt do tė jenė liderėt e serbėve tė Kosovės, kjo do tė jetė nė vullnetin e serbėve qė ata t’i zgjedhin. Ne do tė bashkėpunojmė me tė gjithė ata liderė qė ata i dėshirojnė dhe i  meritojnė”, tha Ferati.

 
Nė anėn tjetėr, hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės, Rada Trajkoviē, njė pėrfaqėsuese politike e serbėve, e ka cilėsuar si njė data tė sfidave, por edhe datė tė fillimit tė njė ‘status quo-je’ tė re nė Kosovė. Ajo tha se Kosovėn e ka njohur njė numėr i konsiderueshėm vendesh, por njėherėsh ajo rikujtoi se mbetet nė fuqi edhe Rezoluta 1244. Andaj, sipas Trajkoviēit, rrėfimi pėr Kosovėn nuk ka pėrfunduar ende.

 
“Njė ‘status quo’ e re po fillon, por e cila nuk duhet tė jetė e keqe, sepse kemi tė bėjmė me qetėsimin e tė dyja palėve. Njė pjesė e pranisėndėrkombėtare e ka pranuar Kosovėn si shtet dhe e  ka qetėsuar palėn shqiptare, kurse njė pjesė nuk e ka pranuar dhe e mban  nė shpresė popullin serb”, tha Trajkoviē. Sidoqoftė, Trajkoviq tha se nuk mund tė presė askush qė nga kjo gjeneratė e serbėve, dikush ta pranojė Kosovėn si shtet tė pavarur.

 
Nė debat, shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, e ka pranuar se aktualisht ka konfuzion lidhur me mandatet civile ndėrkombėtare nė Kosovė. Ai tha se tė gjithė po e presin Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara qė tė fillojė qartėsimin e kėsaj situate, lidhur me rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe shtrirjen e misionit tė EULEX-it nė Kosovė pas 15 qershorit.
 
www.vetevendosje.org
--
" Ne nuk duhet ta meritojmė lirinė. Me vetė ekzistencėn tonė kemi tė drejtė tė jemi tė lirė " - Albin Kurti

 

Prishtine,9 qershor 2008.-