"Lideri i madh" i mazohizmit
politik
Shkruan : Milazim KRASNIQI
Instalimi i frikės nė pėrmasa tė gjera dhe
mbyllja e gojės kundėrshtarėve politikė me tytėn e armės, ėshtė elementi i parė
i njė ideologjie fashiste, gjithmonė dhe gjithkund. Pėrshėndetjet nė stilin
fashist, si ajo qė u pa nė billbordat impozant tė Menduh Thaēit, vijnė
menjėherė, si hap logjik i promovimit tė "liderit tė madh".
***
Pasojat e vėrteta tė zgjedhjeve parlamentare
tė dhunuara nga bandat e organizuara tė dy partive politike shqiptare nė Maqedoni,
veēmas tė asaj qė ėshtė pjesė e koalicionit qeveritar, do tė ndihen dhe do tė
shihen nė tė ardhmen. Njėra nga pasojat mė direkte do tė jetė defaktorizimi i
shqiptarėve nė atė republikė dhe perceptimi i tyre si shkaktar i ngadalėsimit
tė integrimit tė Maqedonsiė nė strukturat europiane dhe atlantike.
Nė kėtė kontekst, shpejt mund tė harrohet
obstruksioni i Greqisė ndaj Maqedonsiė dhe tė mbahet mend vetėm se shqiptarėt
me primitivizmin dhe me banditizmin e tyre politik, u bėnė shkaktarė tė mbetjes
sė Maqedonsiė jashtė procesit integrues euro-atlantik. Ky perceptim mund ta
rritė armiqėsinė e maqedonasve ndaj shqiptarėve, mund t'i nxitė disa politika
edhe mė restriktive ndaj bizneseve tė tyre dhe mund tė rikthejė idenė e para
vitit 2001, se shteti funksionon shumė mė mirė pa shqiptarėt.
Nėse kėto gjėra ndodhin, atėherė shqiptarėt nė Maqedoni do tė kenė vetėm dy
rrugė: ose rebelimin e sėrishėm, ose nėnshtrimin e pakthyeshėm ndaj dominimit
tė popullit shumicė. Pra, qė tė dyja opcionet, do tė jenė tė rrezikshme dhe tė
dėmshme.
Ndėrsa, nė kontekstin mbarėshqiptar, shqiptarėt e Maqedonisė do tė mund tė
shikohen si "dele e zezė", qė nuk ėshtė aftėsuar pėr tė respektuar
njė standard elementar tė demokracisė: respektimin e votės sė lirė.
Nga reagimet e shpejta tė faktorėve ndėrkombėtar, ndaj dhunimit tė votės sė
qytetarėve nė viset shqiptare nė Maqedoni, bėhet e qartė se nuk do tė pritet
gjatė pėr tė parė pasojat e kėtij banditizmi politik. Deklarata shokuese e
ambasadores amerikane nė Shkup, Xhili Milovanoviē, se u evituar lufta civile,
me siguri qė do tė shoqėrohet edhe me masa tė shpejta tė identifikimit tė
fajtorėve. Nėse shqiptaėt e Maqedonisė e sollėn veten nė prag tė konfliktit
civil, pėrgjegjėsit duhet tė identifikohen dhe tė mirren nė pėrgjegjėsi urgjente,
nė mėnyyrė qė tė mos kenė mundėsi tė vazhdojnė planet e tyre shkatėrrimtare.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, kanė kapacitete tė mjaftueshme
diplomatike pėr t'i detyruar rebelėt qė tė dorėzojnė armėt. Ndoshta fillimisht,
ato armė qė u shkrepėn pėr tė kremtuar fitoren e rreme, sepse fitoren e shpall
komisioni shtetėror i zgjedhjeve, e jo bandat e armatosura, sespe shpallja e
fitores nė atė mėnyrė dhe me ato breshėri, ėshtė element i grushtit tė shtetit.
Edhe reagimet e zyrtarėve nga Kosova dhe nga Shqipėria, nuk lėnė dilema, sa i
takon distancimit nga banditizmi politik qė pėrshkoi zgjedhjet parlamentare nė
viset shqiptare nė Maqedoni. Por, nė kėtė mes, duhet tė shikohet se a ka pasur
motivime nga segmente tė caktuara politike e parapolitike nga Kosova ose nga
Shqipėria, pėr atė egėrsim politik tė Partisė Demokratike Shqiptare. Bile edhe
mė shumė: a mos ka forca nė kėto dy vende, qė presin ta
aplikojė modelin e PDSH-sė, nėse ai kalon pa ferrė nė kėmbė?
Megjithatė, njė faktor mbetet qė ta thotė fjalėn e vet nė kėtė situatė:
qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni. Ata duhet ta mposhtin frikėn dhe duhet ta
marrin pėrgjegjėsinė pėr zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė vet. Pėr faktin se
vullneti i tyre politik ėshtė dhunuar nė mėnyrė sistematike, tash sa vite, ata
janė edhe vetė fajtorė. Dhėnia e votės pėr politikanė qė flasin e veprojnė
kundėr vlerave tė atij komuniteti, ėshtė njė hipokrizi morale e vetė atyre.
Nėse dikush tė fyen e tė pėshtyn nė fytyrė, ta shan besimin fetar e historinė
dhe prapė e voton, faji nuk ėshtė vetėm i atij si dhunues, po edhe i tė
dhunuarit, qė manifeston prirje mazohiste. Kėtė prirje tė njė pjese tė
elektoratit shqiptar nė Maqedoni e kam identifikuar dhe e kam denoncuar para
disa viteve, nė vorbullėn e njė polemike me liderin e tashėm tė PDSH-sė. Frikėn
qė e kam parė nė atė kohė nė sytė e shumė miqve tė mi nė Maqeoni, pėr faktin qė
isha ngatėrruar nė polemikė me Menduh Thaēin, ma ka bėrė tė qartė se
potencialet e dhunės sė tij e tė partisė sė tij janė shumė mė largvajtėse. Kam
pasur raste qė miqtė e mi nė Maqedoni, nuk kanė guxuar as ta marrin nė dorė
librin tim, "E vėrteta e Islamit ndėr shqiptarė", ku i pata botuar
polemikat e mia me liderin e PDSH-sė dhe me kollankusurin e "intelektualėve"-
komesarė tė partisė sė tij, pėrfshirė edhe pseudoideologun tinėzar, Arbėn
Xhaferin. Instalimi i frikės nė pėrmasa tė gjera dhe mbyllja e gojės
kundėrshtarėve politikė me tytėn e armės, ėshtė elementi i parė i njė
ideologjie fashiste, gjithmonė dhe gjithkund. Pėrshėndetjet nė stilin fashist,
si ajo qė u pa nė billbordat impozant tė Menduh Thaēit, vijnė menjėherė, si hap
logjik i promovimit tė "liderit tė madh".
Nėse nė rastin e pėrsėritjes sė zgjedhjeve nė vendvotimet e dhunuara, nuk
sigurohet respektimi i vullnetit tė qytetarėve dhe nėse ata nuk lirohen nga
frika dhe nga terrori, atėherė Maqedonia do tė mund tė bėhet "vrimė e
zezė" nė rajon, sa i pėrket dhunimit tė demokracisė. Nėse edhe njėherė
pėrsėritet dhuna, atėherė pasojat qė u evidencuan nė fillim tė kėtij teksti, do
tė jenė shumėfish mė tė rėnda. Jo vetėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė, po edhe
pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė.