BE bllokon vizat dhe qeveria skafet
Shkruan: Plator Nesturi
Aventura e re pėr tė mundėsuar
liberalizimin e vizave pėr
qytetarėt shqiptarė, sėrish rezultoi me disfatė. Nuk vlejti as qėndrimi
disaditor nė Bruksel i Kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli, fjalimi i
mbajtur apo takimet me personalitetet e BE, pėr tė ndryshuar atė verdikt qė na turpėron krahasuar me vendet e tjera tė rajonit. Shqipėria
mbeti nė klasė dhe shqiptarėt do tė jenė sėrish tė uritur pėr viza e tė penguar
tė lėvizin lirisht. Por ajo ēka e bėn mė tė dhimbshme kėtė
fakt, ėshtė se jemi ndėr vendet e fundit nė Ballkanin Perėndimor qė kemi mbetur
nė njė realitet tė izoluar. Pas vizitės sė disa ditėve mė parė nė
Sarajevė tė zv/presidentit tė BE, Barrot dhe komisionerit tė Zgjerimit Olli
Rehn plotėsohet treshja e vendeve qė do pėrfitojnė nga liberizimi i vizave.
Vendimi i BE-sė qė pėrcakton se pėr kė
qytetarė tė Ballkanit do tė ngrihet trau i doganės dhe pėr kė tjetėr jo, e vendos Shqipėrinė nė rangun e Malit tė Zi dhe Kosovės,
tė cilat janė shtete tė krijuar rishtazi e nė hapat e parė tė ekzistencės sė
tyre. Ky fakt e ka bėrė kryetaren e Kuvendit, Topalli,
tė artikulojė pėr herė tė parė njė ankesė zyrtare pėrkundrejt Brukselit ndėrsa
shprehet se nuk ėshtė e drejtė pėrdorimi i standarteve tė ndryshme pėr vende tė
ndryshme pėr regjimin e vizave. Mė sė fundmi njė deklaratė e hijshme e politikės
shqiptare kur historikisht, ndonėse jemi vetė fajtorė nė pėrmbushjen e
standarteve, pėrfaqėsuesit tanė tregohen mė shumė se servilė edhe kur nėpėrkembemi
dukshėm. Rasti konkret kur tre vende ballkanikė dhe me
problematikė tė theksuar nė realitetet e brendshme tė tyre, arrijnė tė merren nė
konsideratė e tu pėrcaktohet njė datė pėr hapjen e kufijve tė BE-sė, ėshtė njė
shembull i qartė. Nė analiza tė ndryshme ėshtė theksuar se lehtėsimi i
vizave pėr Maqedoninė dhe Bosnje Hercegovinėn, ka qenė pagesa me faturė mė tė
vogėl pėr BE, kur gjykohet se ky lėshim do tė ndikojė nė fashitjen e
konflikteve tė brendshme dhe krijimit tė njė stabiliteti politik. Ndryshon konceptimi nė rastin e Serbisė, ku proceduara e vizave
tenton tė zbusė qėndrimin antieuropian duke stimuluar forcat proeuropiane qė
arritėn tė fitojnė nė zgjedhjet e majit.
Parimi i pragmatizmit nė konceptet e
realpolitikės dhe nė kushtet kur Shqipėria nuk ka se ēfarė tė tregėtojė me BE,
(apo nuk di ta bėjė kėtė), ka sjellė pikėrisht kėtė realitet ku vendi ynė
ndihet sėrish i lėnė mėnjanė nė procesin e integrimit. Ne vėrtet
kemi shumė mangėsi, mbajmė premtime tė cilat nuk kemi vullnet ti realizojmė, u
rrimė larg standarteve dhe rrezatojmė primitivizėm, por gjithėsesi kemi
stabilitet tė brendshėm. E pra ndonjėherė, paska raste qė edhe stabiliteti
shndėrrohet nė efekt negativ nė kushtet kur BE ėshtė e ngėrthyer nė problemet e
saj tė brendshme pas dėshtimit tė Kushtetutės Europiane dhe kur sipas njė
raporti tė parlamentit anglez, procesi i zgjerimit mund tė rihapet pas vitit
2020. Ndaj, sipas kėsaj logjike, pėr sa kohė shqiptarėt kanė stabilitet, problemi i tyre nuk pėrbėn
urgjencė dhe nuk ėshtė aq evident sa tė paraqitet me ngut nė tryezen e BE-sė.
Sidoqoftė nė shembullin e historisė sė
liberalizimit tė vizave duhet tė shfaqim tė dy anėt e
medaljes. Ndėrsa zonja Topalli u ankua se po pėrdoren standarte tė ndryshme pėr
vende tė ndryshme, duhet shprehur se jo tė gjitha
kartat tona janė nė rregull. Do tė binim nė pėrsėritje tė shfaqnim listėn e
reformave tė munguara, por ajo ēka e bėn mė tė rėndė shfaqjen ėshtė se nuk ka
qeveri tjetėr si kjo e jona qė tė ketė pėrdorur kėto standarte ndaj popullit tė
vet krahasuar me qeveritė e vendeve tė tjera. Nė emėr tė integrimit janė mohuar
tė drejta tė cilat sidoqoftė na lanė aty ku jemi dhe tė
tjerė shtete mospėrfillės ndaj kushteve tė BE-sė, pėrfituan me hapjen e
kufijve. Le tė marrim si shembull Moratoriumin pėr mjetet
Lundruese, apo tė njohur ndryshe si ligji i skafeve.
Ashtu siē kanė pėsuar dėme tė
pallogaritshme edhe turizmi ynė me infrastrukturė tokėsore tė shkallmuar, apo
ekonomitė familjare tė peshkatareve nė bregdet. Skadenca e ligjit antigomone pėrfundon
nė tetor, porse do tė ishte nė nderin e maxhorancės dhe parlamentit ta rrėzojė
Moratoriumin antiturizėm brenda qershorit, pikėrisht
tani kur fillon sezoni veror. Nėse nuk kemi shanse tė afėrta
pėr liberalizim vizash, me sė paku tė shijojmė bregdetin tonė edhe nga mjetet
lundruese. Dhe mė sė fundmi, ky rast le tė shėrbejė
si shembull qė mė sė pari duhen mbrojtur interesat e vendit e tė qytetarėve. Nuk mund tė dojė askush, qoftė edhe BE-ja vetė, nėse nuk respekton
vendin tėnd.