METODA E
ELIMINIMIT !
Shkruan:
Qė nga lashtėsitė
njihet metoda e eliminimit, qė ėshtė pėrdorur nga njerėzit e kohėrave tė
ndryshme nė tė cilat ata kanė jetuar, duke bartur mbi vete fuqinė e tyre
politike, ekonomike, intelektuale, krijuese, pronore e deri tek pasionet tjera
tė ulėta siē ėshtė makutėria pėr pėrvetėsimin e trashėgimisė, pėr fron dhe
pasuri etj. Sikur qė edhe nė Perandoritė e mėdha janė eliminuar madje edhe
foshnjat nė djep nė mėnyrė qė ato tė mos bartin tė drejtėn e trashėgimisė!
Kėta atavizma nuk kanė
kursyer njerėzinė, nė mesin e tyre as ne. Kanė "ngrėnė" kokėn e Haxhi
Zekės, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Avni Rustemit e
dhjetėra raste tjera nė sistemet moniste-diktatoriale tė kėtij fundshekulli! Nė
librin Sundimtari tė Makiavellit, nuk zgjidhen mjete pėr tė ardhur nė
pushtet! Nisur nga kjo, sot nė shoqėrinė e rendit tė ri demokratik, janė tė
shumtė tė tillėt qė kėto ėndrra i kanė tė fshehura thellė nė gji dhe iu flinė
pėr merak nė zemrat e tyre tė liga! Nė kohėt moderne dhe demokratike, kėto
sprova ambiciesh kanė zbritur nė fushėn e lojės sė demokracisė e cila
vendimtare ka caktuar votėn e qytetarit i cila pėrfundimisht vendos pėr atė qė
do ti pėrfaqėsojė interesat e popullit!
Tė gjitha metodat, qė
kundėrshtarėt e pėrbetuar pėrdorin pėr tė eliminuar njėri- tjetrin, nuk janė mė
shumė se pasione tė ulėta tė cilat pavarėsisht kostos, nė tė shumtėn e rasteve
pėrfundojnė vetėm me turp. Metoda e eliminimit fizik ka mbetur si e vetmja
zgjidhje, atėherė kur pala tjetėr nuk mund tė arrijė tė bėjė eliminimin politik
dhe moral tė kundėrshtarit. Shpeshherė mund tė krijohen efekte tė kundėrta tė
veprimit dhe nė vend tė eliminimit bėn ngritjen dhe himnizimin e njė figure tė
caktuar. Demokracia e brishtė tek ne, duhet tė mėsoj shumė nga kėto pėrvoja tė
shėmtuara qė kanė pėrcjellė dhe rėnduar me shekuj njerėzimin, qė nga dinastitė
e hershme e deri tek sistemet diktatoriale me nam - rasti i fundit kur nė
Serbinė millosheviqiane vritet kryeministri Gjingjiq! Janė pikėrisht kėto
metoda qė lanė njerėzimin shumė larg rrugės sė qytetėrimit, zhvillimit dhe
prosperitetit.
Duke u ndalur tek
rasti i parmbrėmshėm qė ndodhi nė Prishtinė, kur njė i dyshuar kėrcen rrethojat
e murit dhe futet nė ballkonin e shtėpisė sė Kryeministrit Thaēi, i cili pėr
fat pengohet nga roja e shtėpisė, por duke krijuar panik tek familja e
kryeministrit dhe tek lagjja e tij qė u zgjua e frikėsuar mes krismave tė
armėve tė asaj mesnate!...
Kjo ngjarje e rėndė
nuk ėshtė edhe aq e vogėl dhe e thjeshtė dhe qė nuk meriton tė debatohet siē
pretendohet nga dikush. Kjo ėshtė njė hije shumė e rėndė pėr prestigjin tonė si
shtet i ri, qė pretendojmė ta kemi dhe ta forcojmė akoma mė shumė. Kjo paraqet
hapat e pasigurisė tė njė shteti qė pretendon tė krijojė siguri dhe ligj pėr
qytetarėt e saj, nė tė njėjtėn kohė kur nuk kanė siguri edhe vetė bartėsit e
institucioneve kryesore tė shtetit qė sulmohen ngahajnat!...
Paraqitjet rutinore tė
figurave shtetėrore tė Kosovės se dėnojnė rastet e tilla, deklarata si
kėto, i rrėzon njė natė mė vonė, po aq
naivisht kumtesa e policisė sė Kosovės se: Policia arrestoi personin e
dyshuar. Fjala ėshtė pėr njė hajn i cili kishte hy pėr tė vjedhur nė shtėpinė e
Kryeministrit tė Kosovės, zotit Hashim Thaēi! Personi i dyshuar, as qė kishte
idenė se shtėpia ku kishte hy ai pėr tė vjedhur, ishte pikėrisht shtėpia e Kryeministrit Thaēi! kjo kumtesė, veē
informimit na del edhe me konstatimin se hajni nuk ishte i vetėdijshėm se ku
ishte futur!...
Kėtė paēavure, mbase
mund ta hajė elita jonė politike nė Kosovė, por jo edhe opinioni i gjerė!? Nuk
ka qytetarė nė Prishtinė qė nuk e di se ku ishte shtėpia e Rugovės, sė ku ėshtė
shtėpia e Thaēit, Ramushit, Fatmir Sejdiut, Dacit, Surroit dhe e dhjetėra
figurave tjera politike. Kjo alibi, bie nė ujė padiskutueshėm. Shtojmė faktin
kėtu se shtėpia e Thaēit nė krahasim me shumė shtėpi tė tjera tė figurave
politike nė Kosovė, nuk nxit lakminė dhe kureshtjen e hajnave natėn, nuk
duket edhe aq shumė karizmatike nga pamja e jashtme, qė do tė nėnkuptonte se
ka tė zonė tė veshur me flori! Shtėpia e Thaēit, ėshtė krejt e zakonshme, ka
dhjetėra shtėpi tė tjera nė Prishtinė qė shtėpinė e Thaēit e lėnė nėn hije tė
plotė!
Edhe sikur ta zėmė se
ndodhi kėshtu, siē u tha nė kumtesėn e mbrėmshme tė datės 7 qershore nė RTK- nė
orėn 20°°, shtrohet pyetja se sikur ky hajni tė ishte pėrballur me
Kryeministrin Thaēi ato ēaste mesnate dhe nė kacafytje siē ndodhi me policinė
dhe rojėn, ky hajni do tė mund tė vriste edhe zotin Thaēi? Policia e Kosovės
do tė thoshte: Njė hajn qė mbrėmė kishte hyrė pėr tė vjedhur nė shtėpinė e
Kryeministrit Thaēi, nė kacafytje e sipėr kishte vrarė atė, pa e pasur idenė se
ai ishte pikėrisht Kryeministri Thaēi!... Quo Vadis njerėz! Kjo ėshtė mė shumė
se tallje, kjo ėshtė mė shumė se dėshtim, kjo ėshtė mė shumė se kurth, dhe
mėsuesi i kėsaj kurthe i ka paraparė tė gjitha, kėto, madje me kohė dhe shumė
nė mėnyrė tė pėrsosur: Edhe nėse hajni zihet, edhe nėse hajni plagoset,
edhe nėse hajni vritet! Kjo metodė do tė ndezė, kjo metodė ėshtė ndėr mė tė mirat,
kjo metodė jap alibi tė qėndrueshme: E vrau njė hajn njė kryeministėr diku nė
rajon dhe shkoi kryeministri dushk pėr gogla apo siē thotė populli ynė: si
qeni nė rrush!... Mjeshtri ndėr mė tė sofistikuarat nga regjisoret e regjur tė
kėsaj drame e cila pėrhap njė opinion krejt tė zymtė e tė mjerė pėr ne!
Kush mė thotė se a ka
polici nė botė, kur i bėhet tentim atentati nė Kryeministrin e vendit tė tyre,
dhe policia brenda 24 orėve del me
komunikatėn dhe konstatim se: I dyshuari ishte njė hajn qė nuk e kishte as
idenė se ku ishte futur pėr tė vjedhur!? A ka diēka mė banale, a ka diēka ma
naive se kjo, a ka diēka ma lėnduese se kjo pėr qytetarėt e kėtij vendi?! Si ka
mundėsi qė njė hajn tė niset pėr gjahun e tij pa e ditur se ku ėshtė
shėnjestra e tij finale, dhe pa pasur sė paku njė ide tė vogėl se ēdo tė dalė
nga ky gjah, se nė tė kujt shtėpi po futet etj?! Kjo polici, a i jep
pėrgjegjėsi dikujt? Si guxon qė tė dali mė qėndrim, kur hajni ende nuk ka
kaluar as nė hetuesi!
Si ka mundėsi njė hajn
tė nxirret kaq i pafajshėm kur nė brez kishte armėn e mbushur pėr ta pėrdorur
pėr cilindo qė do ti del pėrpara nga ajo shtėpi- dhe armėt janė pėrdorur me
kėtė rast!?
Nė tė gjitha vendet e
botės nė raste tė ngjashme, policia
thotė: Autori i dyshuar pėr rastin nė fjalė ėshtė kapur, hetimet vazhdojnė,
qytetarė tė mos shqetėsohen.
Mė kėtė rast, atje ku
ligji vepron, shkarkon nga pėrgjegjėsia automatikisht udhėheqėsit e kėtij
sektori sė bashku me zėdhėnėsin, pse jo edhe Ministrin pėrkatės.
Ky skenar dėshtoi me
turp, por kjo nuk do tė thotė se regjisorėt nuk do tė pėrgatisin skenarė tė
tjerė pėr deri sa ata fshihen prapa kėtyre hajnave naiv e tė pavetėdijshėm tė
cilėt nuk ditkan se ēka bėjnė, ku futėn dhe pėr ēka u futėn!...
Unė, personalisht jam
shumė i gėzuar pėr dėshtimin e skenarit tė hajnit tė padijshėm. Nuk dua qė
vendit tim ti bie hije e zezė. Tė kemi kujdes tė gjithė sė bashku, qė vendin
tonė ta ruajmė nga qėllimi rrėnues i armiqve tanė!
Shteti qė nuk arrin tė
siguroj Kryeministrin, Presidentin, Krye parlamentarin, Kryetarin e tė tjerėt pas tyre, nuk mund tė sigurojė as
edhe pėr njė ēast qytetarin e thjeshtė. Njė shtet ku nuk ka siguri, ku nuk ka
ligj nuk i duhet askujt, pra as ne shqiptarėve.
9. 06. 2008