Gruevski i mposhti shqiptarėt pėrmes
shqiptarėve
Shqiptarėt e Maqedonisė humbėn,
por edhe si humbės tragjikė, ata do tė kenė pėrfaqėsuesit e vetė nė Parlament,
si edhe qeveritarė nė kabinetin e Gruevskit. Sepse kėshtu e do rendi demokratik
i Gruevskit, rend qė ofron siguri institucionale pėr maqedonasit etnikė, e sa
mė shumė trishtim pėr shqiptarėt.
Shkruan: Kim MEHMETI
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė
Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atė, jo vetėm nė bllokun politik maqedonas, por
duke i mposhtur bindshėm e turpshėm edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Kuptohet, atė
e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se pėr Gruevskin,
shqiptar i mirė ėshtė vetėm ai qė e dhunon shqiptarin. Edhe atė, pėr kohė dhe
afat tė caktuar. Duke qenė i tillė, Gruevski i lejoi asaj tė bėjė ētė dojė me
votuesin shqiptar gjatė fushatės parazgjedhore. Kėtė ia lejoi kėsaj partie edhe
ditėn e zgjedhjeve, sepse Gruevski e dinte se ēka do qė tė bėnte PDSH-ja me
shqiptarėt, ajo do tė realizonte vetėm konceptin e tij politik: do tė shpaloste
vetveten si parti dhunuese e votuesit shqiptar, si parti qė njollos popullin e
vet si tė dhunshėm e tė pacivilizuar, e nga ana tjetėr, do ta dobėsonte BDI-nė,
e cila nuk kishte ndihmėn institucionale qė ti kundėrvihej kėsaj dhune. Pra,
Gruevski kishte qėllim mė tė lartė se qė mund ta kuptonin partitė shqiptare:
donte rezultat tė plotė nė bllokun politik maqedonas dhe mposhtje sa mė
pėrbuzėse pėr shqiptarėt e kėtushėm.
Pėr ta arritur kėtė
fitore, Gruevski i filloi parapėrgatitjet qysh nė vitin 2006, kur shkeli mbi
vullnetin shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe mbolli grindjen
brendashqiptare. E qė pastaj, tė arrinte kėtė qė
Sido qė tė jetė, jeta do tė vazhdojė edhe pas kėtyre zgjedhjeve skandaloze e
tragjike tė parakohshme parlamentare nė Maqedoni. Jeta nuk do ketė mė asnjėfarė
kuptimi vetėm pėr tė riun e vrarė nė fshatin Haraēin, nė afėrsi tė Shkupit.
Jeta do tė ketė krejt kuptim dhe rrjedhė tjetėr pėr familjarėt e kėtij tė riu,
si edhe pėr dhjetėra entuziastė tė rinj partiakė qė shijuan plumbin, apo tani
shijojnė terrin e burgut. Jeta do ndryshojė pėr ata qė u flijuan vetėm qė tė
vazhdonte mė tej jeta e parlamentarėve dhe ministrave tė ardhshėm shqiptarė, tė
cilėve mbase edhe nuk do tu rikujtohet gjithaq shpesh se ulėset e tyre janė tė
njollosura me gjakun e tė riut tė vrarė nga Haraēina dhe me gjakun e dhjetėra
tė plagosurve tė tjerė. Apo do tu kujtohet aq sa u rikujtohet politikanėve tė
sotėm gjaku i tė riut Fatmir Jakupi nga fshati Kondovė nė afėrsi tė Shkupit, tė
vrarė nė vendvotim gjatė zgjedhjeve lokale tė vitit 2000. Vrasje e cila dėshmon
se shkupjanėt, shumė mė herėt kanė ngrėnė plumba pėr shkak tė demokracisė
"alla shqiptarēe", tė ushqyer e tė nxitur edhe nga strukturat
shtetėrore.
Pas tė gjithave qė ndodhėn nė vendbanimet shqiptare gjatė kėtyre zgjedhjeve
parlamentare tė parakohshme nė Maqedoni, u bė e dukshme ajo qė disa e
pėrsėrisnin vite me radhė: se qarqet antishqiptare nėpėr institucionet e kėtij
shteti, u lejojnė partive tė kėtushme shqiptare tė "banditizohen", ta
kriminalizojnė shoqėrinė shqiptare, por vetėm me njė kusht: nėse i mbajnė duart
larg vendbanimeve tė etnitetit maqedonas. Para se tė fillonte fushata
parazgjedhore, shumė njohės tė rrethanave tė kėtushme politike, pėrsėrisnin se
nė kėto zgjedhje BDI-ja nuk do ketė pėrballė vetes vetėm aktivistėt e PDSH-sė,
por edhe njė pjesė tė strukturave shtetėrore, tė cilat do ti barazojnė
shqiptarėt njėsoj si fajtorė pėr atė qė ua kurdisi shtetit. Por, kėto vlerėsime
ishin tė pavlefshme edhe pėr disa politikanė tė "moderuar" tė BDI-sė,
tė cilėt mė me rėndėsi e kishin sa herė do paraqiten nė ekranet televizive dhe
a do bėhen zėvendės kryeministra, se sa a do ta nxjerrin popullin nga kjo rrugė
drejt vėllavrasjes. Thėniet se BDI-ja kėsaj radhe duhet me vendosmėri tė
demaskojė strukturat shtetėrore qė ndihmojnė kriminalizimin e shoqėrisė
shqiptare, nuk kishin vlerė pėr disa partiakė tė lartė tė strukturave tė
BDI-sė, tė cilėt e dinin saktėsisht kur ėshtė Dita e Evropės, por nuk dinin
asgjė pėr netėt pėrplot trishtim tė atyre qė duhet tė votonin pėr ata.
Cilatdo qofshin ambiciet e aktivistėve tė
partive tė kėtushme shqiptare, mbetet e vėrteta se shqiptarėt e Maqedonisė janė
humbėsit mė tragjikė tė kėtyre zgjedhjeve parlamentare. Dhe qė humbja tė jetė
mė e plotė, kryetari i PDSH-sė, atė e emėroi si "fitore mė tė
lezetshmen" qė e ka shijuar gjatė karrierės sė vet. Shqiptarėt e
Maqedonisė edhe kanė mundė tė habiten e tė pyesin veten pėr cilėn fitore flet
kryetari i PDSH-sė, por vetėm nėse kanė harruar se ai me kohė, edhe atė
publikisht, i paralajmėroi se nuk e interesonte ardhmėria e partisė sė tij, por
rritja e popullaritetit tė VMRO-DPMNE-sė. Kėshtu qė nuk kishte si mos ta
ndjente kėtė fitore tė VMRO-DPMNE-sė si "mė tė lezetshme" dhe si
sukses personal. Dhe kėshtu e poshtėroi Tetovėn, duke kremtuar kėtė
"fitore mė tė lezetshme" tė vetėn.
Sa i pėrket kremtimit tė sė dielės mbrėma tė aktivistėve tė PDSH-sė dhe tė
VMRO-DPMNE-sė nė Tetovė, nuk ka dyshim se ai manifestim, shqiptarėve tė
kėtushėm, ua rikujtoi ato qė bėheshin nė Beogradin e viteve tė nėntėdhjeta, kur
nė Kosovė vriteshin tė rinj shqiptarė, e Millosheviqi kremtonte nė Beograd
"fitoret" e arritura nė Kosovė. Pra, nė njėfarė mėnyre, asaj nate,
Tetova i ngjante Beogradit tė dikurshėm. Dhe nė kėtė qytet, disa shqiptarė tė
PDSH-sė dhe maqedonas tė VMRO-DPMNE-sė, tė vėllazėruar, kremtuan fitoren e
Gruevskit mbi shqiptarėt, fitoren e paguar me njė tė vrarė, me dhjetėra tė
plagosur, me mė se tridhjetė tė burgosur. Fitore e cila mbase paralajmėron njė
ardhmėri tė pasigurt pėr Maqedoninė. Ardhmėri e cila do mund ti ēojė
shqiptarėt e kėtushėm njė ditė tė thonė - ju faleminderit, por Maqedonia e
Gruevskit neve nuk na nevojitet.
Shqiptarėt e Maqedonisė humbėn, por edhe si humbės tragjikė, ata do tė kenė
pėrfaqėsuesit e vetė nė Parlament, si edhe qeveritarė nė kabinetin e Gruevskit.
Sepse kėshtu e do rendi demokratik i Gruevskit, rend qė ofron siguri
institucionale pėr maqedonasit etnikė, e sa mė shumė trishtim pėr shqiptarėt.
Dhe duke ndėrtuar demokraci dystandardėshe, Gruevski u bė i shurdhėr ndaj
thirrjeve tė BDI-sė gjatė fushatės parazgjedhore qė tė frenonte strukturat
policore qė dhunonin popullin. Gjatė fushatės parazgjedhore, ai nuk donte tė
reagonte, sepse i trembej fitores bindėse tė BDI-sė. I trembej mundėsisė qė
shqiptarėt tė kenė njė subjekt tė fortė politik. Dhe bėri ēmos qė kjo tė mos
ndodhė.
Pėrndryshe, sa i pėrket Ali Ahmetit, ai thuajse e ka fat jetėsor qė tė mos ta
shijojė kurrė tė lehtėn. Kėshtu qė sa mė shumė e pėrkrah populli, aq mė tė
shumta bėhen qarqet antishqiptare qė duan ta
asgjėsojnė. Se sa Ahmetit i beson dhe e pėrkrah
populli, mė sė miri e dėshmoi mitingu madhėshtor parazgjedhor i BDI-sė, i
mbajtur nė sheshin e Shkupit. E nė kėtė miting, shkupjanėt e pritėn dhe e
pėrcollėn Ali Ahmetin me ovacione qė i ruajnė vetėm pėr njeriun tė cilit i
besojnė. Nė kėtė miting, shkupjanėt i pėrcollėn me duartrokitje pėrplot
entuziazėm edhe fjalimin e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Por, ata e pėrcollėn
me fishkėllima Musa Xhaferin dhe me mospėrfillje zėdhėnėsen e kėsaj partie.
Mbase duke dashur tia pėrcjellin Ali Ahmetit porosinė se Shkupi ėshtė i
gatshėm tė hajė edhe plumba pėr tė, por jo edhe pėr ata qė vlerė tė vetme kanė
atė se "janė rritur me tė" dhe mendojnė se kjo mjafton qė tė kenė
ardhmėri tė pakontestueshme politike.
Sa u pėrket shkupjanėve, ata janė barometri mė i saktė i asaj se si qėndrojnė
partitė politike shqiptare nė Maqedoni. Edhe gjatė kėsaj fushate parazgjedhore,
ata u treguan qartė BDI-sė edhe PDSH-sė se deri ku kanė arritur. Kėshtu qė pėr
BDI-nė e mbushėn sheshin mė tė madh tė Shkupit, e pėr PDSH-nė e lanė zbrazur
sallėn ku krerėt e kėsaj partie shpresonin se do tė realizonin paraqitje
pompoze. Sallė tė cilėn krerėt e PDSH-sė e mbushėn me tetovarėt qė i shėtisnin
nga njė vendbanim shqiptar nė tjetrin. Mbase kėsaj radhe krerėt e PDSH-sė me
kohė e kishin kuptuar se Shkupi nuk gjunjėzohet aq lehtė. Apo kishin bėrė ēmos
qė ta gjunjėzonin Tetovėn dhe tia mundėsonin Gruevskit tė kremtojė fitore tė
dyfishtė: atė qė e arriti nė bllokun etnik maqedonas dhe mposhtjen tragjike qė
ua bėri shqiptarėve.
Shkup, 05. 06. 2008