SH Q I P T A R Ė
T
Nga : George Fred Williams
Pėrkthyer nga anglishtja prej
Shaban Ballės
Drejtėsia dhe e vėrteta nuk janė
mbrojtje ose arėsye nė sallat e diplomacisė
Djali jem, ti nuk e di se me sa
pak mėshirė qeveriset bota
Tiranė - Shtypshkronja
Dielli - 1934
Parathėnie e botimit tė parė
E gjeta tė vlefshme pėrkthimin e kėtyre
rreshtave mbasi kėto pėrmbajnė gjykimin e njė tė huaji mbi Shqipėrinė, i cili e
formoi kėtė vetgjykim duke qenė vetė nė kontakt me Shqiptarėt e duke shikuar me
sytė e vet ēdo gjė qė ka shkruar. Pėrveē kėsaj, ky shkrimtar ėshtė i njė shteti
tė cilit nuk i intersonte ose i interesonte shumė pak gjendja politike e
Shqipėrisė e pėr kėtė ēdo fjalė qė shkruan ky njeri ėshtė e sigurtė se e
shkruan siē ia ndien ndėrgjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita
diplomatike. Pėr shembull, nė Kreun IV tek nėnartikulli Europa pėrkrah
sundimin turk do tė shikoni se San Xhuljano, Ministėr i Jashtėm i
Italisė, nga pozita e tij diplomatike shkruan tė kundėrtėn e asaj qė ndjen nė
shpirtin e tij. Por qė shkrimtari i jonė shkruan ashtu si e ndien, do ta vini
re po tė kėndoni me kujdes Kreun III Rėnia e Qeverisė sė Vidit. Aty do tė
formoni njė vetgjykim se sjelljet e tij nė kėtė mėnyrė proshqiptare ndoshta u
bėnė shkak qė ai tė shtrėngohesh me dhėnė dorėheqjen nga pozita e tij nė
Europė.
Xhorxh Fred Uilliams mė 1914 ishte Ministri i
Amerikės nė Greqi dhe nė Mal tė Zi dhe vėzhgues i Komisionit Ndėrkombėtar nė
Durrės, komision i cili do tė udhėhiqte dhe do tė bashkėpunonte me qeverinė e
Vidit. Por zoti Uilliams duke e pa tė pamundur bashkėpunimin nė mes tyre dhe
duke e pa se punėt po shkonin mbrapsht pse marrėveshja e Londrės e kishte
mbjellė shumė ters farėn, e ma tepėr pse marrėveshja e Londrės caktonte njė
princ kurse Vidi erdhi me titullin mbret, mbas shumė mundimesh pėr marrėveshje
sa me kryengritėsit e Shqipėrisė sė mesme, sa me ata tė Jugut, u bind se
kėto punė ishin tė kota dhe vendosi tė marrė njė masė tė fundit. Shkoi nė
Shqipėrinė e Jugut ku pruri nė marrėveshje epirotėt kryengritės me vlonjatėt
qė tė bashkoheshin e tė shpallnin pavarėsinė e tyre, gjithmonė me qėllim qė
sapo tė zhdukej qeveria e Vidit e cila doemos nuk kishte jetė tė gjatė,
ti bashkonte kėsaj pavarėsie edhe pjesėn e sipėrme tė Shqipėrisė. Mirėpo, posa
muarėn vesh kėtė gjė diplomatėt e Europės me tė shpejtė dėrguan nė Vlorė dy luftanije
qė pėrmbanin anėtarė tė komisionit tė Durrėsit, tė cilėt nėn hijen e topave tė
fuqive tė mėdha tė Europės e ndaluan kėtė bashkim qė ky zotni me shumė mund e
bėri.
Atėhere zoti Uillliams u bind krejtėsisht qė
veprat e fuqive tė mėdha me marrėveshjen e Londrės nuk patėn pėr qėllim ta
bėjnė kėtė shtet tė lirė, por tė gjejnė shkaqė se si me e shtypur ma tepėr, e
duke patur nė dorė kėtė dhe tjera fakte ky vendosi me e lėnė kėtė skenė
mėkatesh, por njėherit me ngritur perden e me paraqitur komedinė tragjike dhe
shpirtin e zi tė diplomacisė Europiane. I dhanė rastin Shqipėrisė nė
Mbledhjen e Londrės pėr ta provuar nėse Shqiptarėt janė tė zotėt apo jo pėrsa
paradėshirojnė. Por me mėnyrėn qė ata i kishin hartuar planet e tyre mund ti
hidhnin hi syve tė gjithė botės duke e bėrė me e quajtur tė zezėn tė bardhė, e
prandaj Shqipėria lėkundej atė kohė nė djepin e fatit herė mbi dhe, herė jasht
gropės sė zezė tė tmerrshme e tė helmatisur. Gjindej ky djep pikėrsisht mbi
gropėn e pafund, kur pėrfaqėsuesit kryesorė tė diplomacisė
Europiane, tė mbuluar me maska fytyrė-njeriu, kishin vu tehėt e bajonetave tė
tyre mbi litarėt qė varesh ky djep pėr ti pre e pėr ta lėshuar fatin e
Shqipėrisė nė kėtė gropė vdekjeje qė tė mos mund tė ngrihesh kurrė.
Pėr tė qenė korrekt ndaj pikpamjes njerėzore,
kėta zotėrinj kishin filluar me pėrhapė fjalėn se ua dhamė provėn e lirisė
Shqiptarėve por nuk po janė tė zotėt me e mbajtur dhe pėr fakt tregonin me
gisht kryengritjet e brendshme, shkaktarėt e tė cilave ishin ata vetė. Pikėrisht
nė kėtė kohė tė duhur e tė rrezikshme pėr Shqipėrinė, zoti Uilliams heq maskat
qė iu japin pamje njerėzore kėtyre diplomatėve dhe nxjerr nė shesh fytyrat e
tyre tė lyera me gjak tė pafajshėm e ia tregon me gisht botės duke deklaruar se
tė fshehtat e kėsaj diplomacie janė shkaku i kaq gjakderdhjeve dhe deklaron
pafajsinė dhe vujtjet e Shqiptarėve e mundimet e tyre pėr liri. Ai shpreh hapur
se Shqiptarėt nuk janė tė egėr e tė rrezikshem, siē e thonė diplomatėt Europės,
porse Shqiptarėt jane fisnike, janė trima, janė tė ndershėm, jane liridashes
dhe kanė mikpritjen mė tė madhe nė botė. Kėto deklarata zoti Uilliams ia bėri
mė tepėr popullit tė vet Amerikan duke iu lutur qė tė ndėrhyje sa mė parė pėr
ti ndihmuar ketij populli nė tė drejtat trashėgimore qė kėrkon dhe nė
varfėrinė e tij, shkakun e sė cilės ia ngarkon fuqive tė mėdha tė Europės.
Pėrkthyesi Shaban Balla
Tiranė, 20 Mars 1934
Parathėnie e botimit tė dytė
Kur mu tregua ky libėr i vockėl e lexova
menjėherė dhe pa vonesė, e rishtypa dhe e redaktova duke ruajtur pėrkthimin
origjinal. Libri ėshtė shkruar para 90 vjetėsh, pėrkthyer e botuar nė Shqip
para 70 vjetėsh dhe ribotohet pėr herė tė dytė tani. Falenderoj me kėtė rast
pėrkthyesin Shaban Balla qė e kaloi nė Shqip veprėn e respektuar tė Xhorxh Fred
Uilliamsit dhe dajėn tim Qazim Kuqashin qė kishte ruajtur njė botim tė tillė 70
vjeēar.
Sė pari botimi apo ribotimi i njė libri tė
tillė ėshtė njė gjė shumė e mirė, sepse shpreh respektin pėr njė njeri
shpirtmadh e shpirtdrejtė si Xhorxh Fred Uilliamsi, pėr edukimin e shkollimin e
tij dhe respektin pėr vlerat qė pėrcjell pena e tij. Nga ana tjetėr, ėshtė pėr
tė ardhur keq qė ajo histori e dhimshme e Shqipėrisė e fillimit tė Shekullit
XX, nė vend qė tė ishte pėr arshivė, vazhdon poshtėrsisht tė nėpėrkėmbet edhe
nė kohėn e tanishme. Libri pohon thėnien popullore se tė huajt, akoma mė shumė
armiqtė, kur gjejnė shesh bėjnė pėrshesh. Libri tregon sa tragjike kanė qenė
(dhėmsurisht edhe janė) ndaj shqiptarėve pėrēarjet e shkaktuara nga armiqtė. I
vetquajturi mbret Princ Vidi qėndroi nė Shqipėri nė periudhėn 7 Mars 3
Shtator 1914. Siē edhe shkruan Xhorxh Fred Uilliamsi, nga ajo rrėmujė mizore e
Luftės I Botėrore shqiptarėt vetėm e pėsonin. Pena e Xhorxh Fred Uilliamsit
pėrcjell rėndėsinė e vlerave njerzore qė duhet tė kenė udhėheqėsit qė
organizojnė, drejtojnė apo udhėheqin shtetet. Vetėm njerėzit me mirėsjellje, me
shpirtmadhėsi, fisnikėrisht tė respektuar, tė palodhur nė punė, me vullnet dhe
trimėri janė ato qė kanė shkaktuar dhe udhėhequr pėrparimin e popujve.
Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932) lindi nė
Dedham tė Masaēusetsit. U arsimua nė degėn e ligjeve nė Masaēusets mė 1872 dhe
pas studimeve tė tjera u bė avokat. Gjatė viteve 1880-1887 kreu redaktime tė
botimeve tė rėndėsishme ligjore nė vitet. Mė 1889, ishte anėtar i legjislaturės
sė Masaēusetsit dhe gjatė viteve 1891-1993 ishte anėtar demokrat i Kongresit
Amerikan. Gjate viteve 1913-1914 ishte Ambasador i SHBA nė Greqi dhe Mal tė Zi.
Saimir Lolja Tiranė, 19 Tetor 2004
SH Q I P T A R Ė
T - T O K A DH E B A N O R Ė T
Tokė e Shiqipėrisė lemė tė hedh sytė e mij,
Mbi ty, O nanė e mjerė e njerėzve primitivė.
- Bajroni tek Udhėtimi i Ēajlld Heroldit
Bah! Shikoni kėto barbarė!" ka thirrur
ēdo tiran qė ka shtyrė nė fatkeqėsi viktimėn e vet, kur mė nė fund e ka pa tė
pamundshme me e bėrė skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipėrisė nuk i ėshtė
treguar popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ajo ka qenė zhdukur nė
vendin e vet tė Bajronit dhe tė shteteve tė mėdha, tė cilėt kanė vendosur tė
zhdukin nga faqja e dheut kėtė popull heroik. Nė sallat e errta tė diplomacisė Europiane
pėr shekuj me radhė ka qenė mbyllur e munduar fati i Shqipėrisė. Edhe tani, me
lot ndėr sy dhe krejt e dobėsuar nga robėrija dhe padrejtėsia e shekujve, ajo
po nxjerr pėrpara duart thatanike pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe liri; por akoma
mė kot. Po, shpėrblimi i mėkateve ėshtė vdekja dhe kujdesi i drejtė i Perėndisė
nxjerr pėrpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europės rrjedh
drejtpėrsėdrejti po nga ajo politikė qė e pėrdori pėr Shqipėrinė. Megjithėse ka
shumė pėr tė thėnė, dal pėrpara ta them unė kėtė ndodhi, tė pėrshkruaj tokėn,
origjinėn, gjuhėn, zakonet dhe historinė e kėtij populli, intrigat e Europės
pėr ta mbajte kėtė popull skllav tė Turqisė, mundimet dhe kėrkesat e drejta tė
tij pėr liri dhe pavarėsi, dhe mė nė fund se si Amerika mund ta ndihmojė duke i
prirė kėtij populli nė tė drejtat e veta.
Toka e Shqiptarėve
Valona ishte njė pjesė e vogėl e kėsaj toke
prej sė cilės ata qė shkelėn Shqipėrinė krijuan emrin Albania nė shekullin XI.
Emri i vėrtetė i kėsaj toke ėshtė Shqipėri dhe i popullit Shqiptar qė domethėnė
toka dhe bijt e Shqipes. Shqipėria, nė mes tė Malit tė Zi dhe tė Austrisė kah
Veriu, le Serbinė kah Lindja dhe Greqinė kah Jugu, dhe shtrihet 390km pėrgjate
bregut Lindor tė Adriatikut. Ajo ėshtė shumė afėr bregut Italian ku qytetet dhe
portet prej Brindisi deri nė Venedik duket sikur duan me thėnė se janė
kryenaltė me pėrparimin dhe lumturinė e tyre pėrpara anės tjetėr tė shkretė tė
detit tė fqinjės sė vet. Si nė Jug ashtu edhe nė Veri tė Shqipėrisė ka porte tė
bukur dhe liqenj tė mėdhenj e tė mrekullueshėm. Buza e Drinit dhe liqeni i
Shkodrės, tė cilėt janė tani pothuaj tė pavozitshėm, duhet qė nėpėrmjet tyre
tu zhvillonte njė tregti e madhe e pėrgjithme. Katėr porte tė tjerė pėrgjatė
bregut Shqiptar janė pa mole dhe pa farė pėrmirėsimi. Lumenjt janė tė mbushur e
tė pavozitshėm, ndėrsa pyje tė mėdhenj po kalben nė balta e moēale. Fusha tė
mėdha e pjellore shėrbejnė vetėm si njė kullote e dobėt pėr tufat e dhenve tė
njė race shumė tė dobėt; i vetmi plug ėshtė parmenda e drunjtė e Romės sė
lashtė. Minierat e punuara prej Romakėve dhe Venecianėve janė zhdukur nga pamja
dhe sdihet fare ku janė. Pėrveē rrugės Egnatia, njė tregues i pushtimit Romak,
ska rrugė dhe fuqi tė mėdha ujrash shkojnė kot, sepse ska asnjė central elektrik.
Nuk ka bankė dhe ka shumė pak tė holla; nuk ka njė zyrė postare tė vendit veē
atyre tė tė huajve. Ka shumė pak gazeta dhe libra; shumė rrallė lėviz ndonjė
lloj maqine dhe madje ska as qeveri tė vendit.
Ministri i Punėve tė Jashtme tė Italise, i shquari
San Xhuljano, bėri njė pėrshkrim se si mbėrriti nga bregu i detit deri nė
Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalė, nėpėr fusha, moēale, ferrishte e
baltra, mbi njė rrugė tė verbėt, ndėrsa gjatė rrugės sė tij nė njėrin krah
kalonte i bukuri lumė pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund
tė bėhet qė tė kalojnė nėpėr tė prej qytetit deri nė det vaporė prej mė se tre
mijė tonelatash. E pamundur! Nė zemėr tė Europės tė ndodhet njė shkretirė kėsi
soji, por qe njė fakt. Nė tė vėrtetė kjo rrjedh nga se ky vend ka mundėsira
pėrparimi mė tė mėdha se ēdo shtet tjeter i Ballkanit por qė Europa e ka pa tė
arėsyeshme me e bėrė kėtė vend tė mjerė e tė shkretė. Ky vend zė pozitėn
gjeografike mė tė mire nė Europe; ai ėshtė ēelsi i tregtisė sė Ballkanit dhe
porta e kalimit pėr nė Lindje. Me gjithė kėtė, sot nuk ka asnjė udhė hekuri qė
ti pėrshkojė Ballkanet prej Adriatiku nė atė mėnyrė qė kjo tė jetė njė vijim i
linjės Austriake.
Faksimili i origjinalit tė libritShqiptarėt
Kur Princ Vidi dhe pėrfaqėsuesit e gjashtė
fuqive tė mėdha e bėnė Durrėsin kryeqytet tė Mbretėrisė, ata sot zunė njė vend
tė keq, njė katund tė qelbėt, porse Durrėsin nėn emrin Epidamus siē quhej nė kohėt
e vjetra Ciceroni dy mije vjet pėrpara e pėrshkroi si njė vend tė bukur, tė
madh e tė lulėzuar. Nė atė kohė ishte njė qendėr e madhe tregtie, por sot
sikurse edhe fqinji i tij Tivari nė Veri, qėndrojnė si njėmendore e mėkatit tė
shkatėrrimit turk. Nė tokėn e Epirit ku sot 600000 frymė rrojnė mjerisht, nėn
Pax Romana rronin 4000000 nė lumturi. Do tė shohim mė vonė se jo natyra por
arti i zi e zbriti kėtė vend nga lumturia e hershme nė gjendjen e dhimshme e tė
mjeruar tė sotme. Kjo u qeth e u shkurtua nė traktatin e Berlinit, nė ndarjen e
Ballkanit dhe nė marrėveshjen e Londrės, saqė askush smund tė dije sot
sipėrfaqen dhe popullsinė e saj. Mund tė jetė e madhe sa shtetet Konektikat dhe
Masaēuset bashkė dhe popullata mund tė ēmohet nga 500000 nė 1500000, por
mesatarisht mund tė jetė 750000 shpirt. Shkodra ka 40000 banorė dhe me pak
pėrjashtime ky vend pėrbėhet prej katundesh.
Origjina e Shqiptarėve
Mbrapa nė kohėt parahistorike, para se poetėt
e Homerit tė kėndonin pėr perėnditė e tyre dhe heronjtė e pėrrallave, pėrpara
se tė shkruhej gjuha greke, rronte njė popull i qujtur Pellazg. Herodoti
(484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgėve historinė e cila kėto i pėrmend shumė mė
parė se sa qytetėrimin e grekėrve; punimi i ashpėr qė mbulon anėt e Panteonit
nė Athine akoma quhet Pellazgjik. Kėta ndėrtuan mure tė mėdhenj qė quhen
ciklopike dhe pėr tė cilėt Prof. Pokok thotė qė qenė ndėrtuar shumė mė pėrpara
se tė egzistonin grekėrit e Homerit. Prej kėsaj race tė fortė
parahistorike mbetėn vetėm Shqiptarėt. Vetėm nė kohė tė vona u shkoqit se
Pellazgėt qenė Ilirianėt e vjetėr, e para degė Indo-Europiane, perandoria e tė
cilėve shtrihesh qė nga Azia e Vogėl deri nė Adriatik dhe nga Veriu deri nė
Danub. Nga studimet e shkrimtarėve tė rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot,
nė gjuhėn Shqipe u bė e qėndrueshme kjo origjine. Kėto Ilirianė, qė rrojnė
akoma nė Shqipėri si Toskė, u shpėrndanė edhe nė Itali dhe njihen si Toskė,
Toskanė, Etruskė.
Ėshtė e kotė tė kėrkohet pėr perėnditė e
Greqisė nė etimologjinė e gjuhės sė saj. Nė gjuhėn Shqipe kėto janė shumė tė
qarta dhe domethėniet e tyre shumė tė drejta. Pėr shembull, Kaos ėshtė hapsi,
hapėsira; Erebus, biri i Kaosit, ėshtė er-het-os, me e bėrė tė errėt; Uranos
ėshtė I-Vran-os, domethėnė zana e reve, vranėt; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zė
rrufe; Athena ėshtė E thėna, me thėnė fjalėn; Nemesis, nemės, domethėnė nam,
thirrje e djallit; Muse, Mosois, ėshtė mėsuesi; Afėrdita domethėnė afėr ditės,
agimi. Kur do tė jetė studiuar mirė gjuha Shqipe dhe kur do tė jenė zhvarrosur
gojėdhanat e saj, atėhere shumė nga veprat e Homerit do tė rishkohen dhe ca nga
ato do tė jetė nevoja edhe tė korigjohen. Herodoti nuk e pati ditė qė emrat e
heronjve tė veprės sė Homerit ishin fare qartė nė gjuhen Pellazgjike. E deri
edhe emri i vet i Homerit mund tė gjurmohet nė gjuhėn Shqipe:
I mirė, dhe nė formėn Imiros do tė thotė poezia e mirė.
Flamuri kombėtar
Nė gjuhėn Shqipe ėshtė Agamemnon,
Ai-ge-mendon, ai qė mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhės; Priamos, Bir-i-amės,
biri i amės e me kuptim ironik Biri i tokės, i vendit; Akili, i qiellit, njė i
zbritur nga qielli; Odiseu, i udhės, udhėtari, aji qė shėtit; Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai qė druhet, frigac. Shumė
tė tjera mund ti shtohen kėsaj liste. Nuk ėshtė ēudi nė se njerėzit qė kanė
studiuar gjuhėn Shqipe tė thonė se kjo ėshtė gjuha origjnale e Homerit dhe qė
grekėrit e morėn nga poetėt Pellazgjike tė shumtėn e kėngėve tė trimėrive dhe
ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do tė hapi
thesarin e historisė Pellzagjike! Kėta dhe shumė rrjedhime tė tjera provojnė qė
Shqiptarėt sot janė mbi tokėn e tė parėve dhe flasin gjuhėn e stėrgjyshėve tė
tyre. Edhe pėrpara se dega helene tė njifej nė malet e Thesalisė, Shkodra,
qyteti kryesor i Shqipėrisė, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretėrisė madhėshtore
tė Ilirisė. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh qė pushtoi botėn dhe
e Pirros sė Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia dhe
pėrballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Njė tragjedi, pėrtej
pėrfytyrimit tė tragjedistit, ėshtė kjo qė njė racė e vjetėr dhe e fortė erdhi
nė njė gjendje kaq tė keqe dhe mizore, gjė e cila shikohet si skandal i
qytetėrimit Europian. Nuk ėshtė pėr ēudi qė otomanėt nuk lejuan ndonjė gėrmim
nė tokėn Shqiptare, sepse ajo mund ti sillte ndėrmend kėtij populli lulėzimin
e parė.
Vendasit e Shqipėrisė
Nuk janė turq sikurse shumė e mendojnė;
pėrpara kanė qenė tė gjithė tė krishterė, por gjatė shekujsh pjesa mė e madhe
ėshtė kthyer nė besimin mohamedan. Shumė prej malsorėve janė katolikė, ndėrsa
nė Shqipėrinė e Jugut pothuajse kisha greke ėshtė krejtėsisht e pranueshme
pėrveē mohamedanėve. Gjuha shqipe ėshtė aq e dallueshme nga gjuhėt tjera tė
Europės sikurse ėshtė gjuha Kelte dhe Baske. Ata skanė literaturė veēse pak
libra tė priftėrinjve katolikė; as alfabet tė qėndrueshėm nuk kanė akoma. Nė
shkollat e pakta turqit nuk kanė lejuar qė tė mėsohet gjuha e tyre dhe nuk janė
shumė ata qė dijnė me shkruajtur e me lexuar. Historia e Shqipėrisė ėshtė njė
shėnim i gjatė shkeljesh, plaēkitjesh dhe gjakderdhjesh. Kėngėt e tyre
tregojnė, theksojnė, vetėm lufta e trimėrira. Tė gjitha shkeljet e Europės
mizore e kanė pėrshirė kėtė vend me zjarrm e shpatė.
Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti qė mbajti
larg nga Shqipėria pėr 24 vjet ushtritė e sulltanit duke i zhdukur nga faqja e
dheut njėrėn mbas tjetrės, otomanėt mundėn ta pushtojnė Shqipėrinė dhe e
mbajtėn nėn zgjedhė pėr mė se 450 vjet. Pėrveē popullit tė fushave, tė cilėt i
ka vrarė mė shumė zgjedha e robėrisė, pėrgjithėsisht Shqiptarėt janė trima e
luftetarė tė fortė. Malėsori nuk del kurrė prej shtėpisė sė tij i pa armatosur,
e deri bariu mban tufėn e vet i armatosur deri nė dhėmbė. Lufta ka qenė i vetmi
besim i tyre; biles ata thonė: aty ku ėshtė shpata aty ėshtė besimi. Djali
rritet pa farė edukate ose disipline pėrveē se pėrdorimit tė armėve. Nė ushtrinė
turke ai mėsoi se si me vjedhė e me grabitė; nė shtėpinė dhe vendin e vet
zyrtarėt dhe tagrambledhėsit e pengonin nė kursimet, punimet dhe industritė. I
rritur nė njė atmosferė dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka
shtėrnguar tė fitojė rrojtjen e tij si tė mundet, qofte edhe prej armikut qė i
ka shkelė nė votėr. Nuk duhet shikuar pėr ēudi pse vjedhja qė i bėnin turqve
quhesh patriotizėm i lartė. Pa dyshim kėta malėsorė janė tė egėr dhe tė
pamėshirshėm nė mėsymje ose nė mbrojtje. Qė kėta kanė edhe zakone tė kėqija
ska nevojė pėr vėrtetim, porse janė rritur nė njė atmosferė pesimiste.
Njė popull fisnik
Ky popull ėshtė shembulli mė i madh i tė
mbajturit tė moralit dhe meritave tė trashėguara, pėr fisnikėrinė dhe pėr
kapacitetin e tij qė, megjithėse pėr shekuj me rradhė ka qenė nėn ndikimin
tiranik dhe zhvleftėsues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e
veta dhe gjithnjė thotė se jam Shqiptar, qoftė edhe nė mes tė zjarrmit. Dhe pėr
kėtė ky meriton tė gradohet me njė listė tė gjatė virtytesh tė pastėrta e
shembullore. San Xhiljano thotė se Shqiptarėt janė egoista tė radhės sė parė.
Sigurisht ata nuk janė njė racė qė shtrohen dhe kėrrusen nga frika. Trimėrija e
tyre ska kufi; ata e pėrballojnė vdekjen dhe fatkeqsinė e tyre pa u trembur.
Fjala e besės pėr ta ėshtė shumė mė e shenjtė se sa bėmat e mėdha tė popujve tė
qytetėruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos tu mbetet mė kurrgjė.
Virtytet e grave tė tyre janė tė trashėguara dhe vdekja ėshtė dėnimi i
zakonshėm dhe i shpejtė nė rast tradhėtie ose imoraliteti. Ndjeshmėria e tyre
nė ēnderime dhe fėmijė ėshtė shumė mė i madh se sa nė rrena e shpifje dhe kėto
raste mbarojnė gjithmonė nė gjakmarrje. Nė asnjė vend tjetėr tė botės nuk ėshtė
ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa nė Shqipėri; ai qe vret njė grua bie nga
vlefta dhe e humb emrin e famėn. Bajroni e nderon nė kėtė mėnyrė besnikėrinė e
Shqiptarėve nga pėrvoja vetjake qė pati prane tyre:
Tashpėr janė djemtė e Shqipėrisė,
e me gjithė kėtė nuk u
mungojnė virtytet,
tė ishin ato virtyte mė
tė pjekur;
Ku ėshtė armiku qė ua ka pa shpinėn e shtegun
ta lirojnė?
Fortesat e shtėpitė e tyre nuk janė mė tė
sigurta kurrė,
sa ata vetė nė kohėra
turbullimi e nė rast nevoje;
Sa e rėndė ėshtė mėrija e tyre,
por kur ta falin, miqėsia
ėshtė fare e sigurtė;
Kur mirėnjohja ose fisnikėria me derdh gjakun
i thėrret,
tė patrembur shkojnė
pėrpara kudo qė ti ēojė udhėheqėsi i vet.
Kaq tepėr e admironte Bajroni kėtė popull saqė
Shelli e thėrriste atė me emrin pėrkėdhelės ALBI. Malėsori dallohet nga
qytetari. Veshja pėrgjithėsisht ėshtė si veshja kombėtare e Greqisė.
Fustanella, njė fustan i bardhė qė mbėrrin deri ke gjuri, ēorape tė bardha
mbulojne puplat e kėmbėve, kėpuce me maja tė kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i
mesit i mbushur me armė, xhamadani me mėngė tė lėshuara mbrapa dhe
qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetėm bregun e jugor tė Shqipėrisė,
prandaj pėrshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar shėn. pėrkth.). Ky popull
rron nė formėn prindėrore, domethėnė plaku i shtėpisė nderohet dhe shquhet
pėrmbi tė tjerėt dhe tė gjithė e dėgjojnė. Vajzat nderojnė dhe ndigjojnė nanėn.
Iu mbarohet mė parė ēdo dėshirė prindėve e pastaj tė tjerėve. Tek ky popull
nderimi pėr moshėn ėshtė njė tipar i veēantė. Janė shumė zemėr mirė pėr njėri
tjetrin, ndihmojnė shoqi shoqin nė rast rreziku apo nevoje, kanė respekt pėr
eprorėt e tyre dhe e mbajnė besėn me drejtėsi e me ndėrgjegje tė pastėr. Nė mes
tė tyre flasin njė gjuhė tė zbukuruar, pėrdorin shprehje tė pastra dhe tė
prishurit e gojės shpaguhet pa vonesė e ngadonjėherė shumė rėndė. As me qeshje
nuk pėrdoret gjuhė pėrdhosėse.
Mikpritja ėshtė nė kulmin e saj nė Shqipėri.
Njė sulm po ti bėhet mikut nė ēdo mėnyrė qoftė, ėshtė njė ēnderim i madh pėr
tė zotin e shtėpisė e pėr gjithė fisin e tij. Ai qė grabit ose vjedh mikun,
sipas zakonit tė vendit dėnohet shumė rėndė, ose me vdekje ose nxirret jashtė
fisit. Burrat janė tė gjatė, Gegėt nė Veri janė mė tė gjatė se Toskėt nė Jugė;
gjithashtu mė tė fortė dhe mė tė rreptė. Njė shkrimtar e pėrshkruan lėvizjen e
malėsorėve tė Veriut si tė dhive tė egra qė i ngjiten majave e shkėmbinjėve mė
tė mprehtė dhe zbresin pa pikė frike nga kėto vende, qė kur i sheh thua se
asgjė e gjalle smund tė shpėtoje nga ato. Besa ėshtė tradita mė e shenjtė; kur
njėri ka besėn e njė personi tė mirė tė njėrit fis, ēnderimi mė i madh e pret
thyesin e saj prej personit tė atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetėm qė mbahet
dhe mbrohet me vullnetin mė tė mirė, por Shqiptari po tė jetė nevoja jep edhe
jetėn pėr tė mbajtur besėn e dhėnė. Njė udhėtar nėn fjalėn e besės ėshtė nėn
mbrojtje tė shenjtė.
Zakone gjakmarrje
Gjakmarrja ėshtė njė traditė e Shqiptarėve,
por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve tė vendit qė caktojnė kur, kush
dhe si ėshtė e drejtė njė gjakmarrje. Nė kėto raste qeveria nuk pėrzihet, edhe
nė qoftė se ndėrhyn do tė ndjekė zakonin e vendit mė tepėr se ligjin. Ky lex
talionis, rregull qė jep tė drejtė qė tė shpaguhet njė dėm i ndėrsjelltė
ose si i thonė, njė sy pėr njė sy e kokė pėr kokė, jo vetėm qė hyri nėpėr ligje
gjatė shekujve, por edhe nėpėr besime. Gjykohej se shpirti i tė vrarit nuk ka
qetėsi deri sa tė vritet gjaksori. Nė Shqipėri familjes ose trashėgimtarve nuk
u mbetet gjakmarrja vetėm pėr vrasje, por edhe pėr ēeshtje nderi grash. Gjaqet
shpesh herė shtrihen deri nė bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumė herė
kanė kapėrcyer katunde e krahina. Ligjet turke nė kėtė vend nuk jepnin ndonjė
farė drejtėsie; madje i nxitnin kėto zakone pasi ato shkaktonin pėrēarje,
grindje dhe armiqsira tė mbrendshme ndėrmejt Shqiptarėve, gjėra qė i
lehtesojnin barrėn Turqisė pėr tė zbatuar mė tepėr tiraninė dhe robėrinė. Me
ardhjen nė fuqi tė ligjit tė krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohė
sikurse nė rastin e Malit tė Zi.
Gratė Shqiptare
Ndėrsa, si dhe nė shtetet tjera tė Ballkanit,
gruaja bėn tė gjitha punėt, si nė fushė ashtu edhe nė shtėpi, ajo shikohet mė
me respekt dhe zė njė pozitė mė tė lartė se gruaja e Lindjes. Njė grua mund tė
shėtisi prej njė ane tė Shqipėrisė nė tjetrėn pa farė dyshimi, bile edhe njė
burrė qė mund tė ndodhet me tė, nga shkaku i gruas ėshtė i sigurtė. Nė qoftė se
njė vajzė e fejuar le tė fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me njė
gjak tė cilin e ka tė drejtė i fejuari i saj. Pėrveē atyre tė qytetit, nusja
nuk merr pajė nga ati i saj, pėrkundrazi dhėndri i paguan njė shumė tė hollash
tė atit tė vajzės; pėr gratė e veja paguhet gjysma. Ndėr gratė Shqiptare
dashuria dhe bukuria nuk luajnė njė rol me rėndėsi. Ēka ia shton rėndėsinė
gruas pranė burrit ėshtė tė pjellurit; dukė shtuar femijėt, shtohet edhe
pozita. Nuk egzistojnė gjėkundi gra mė tė virtytshme se nė Shqipėri.
Brez i fuqishėm
Gjaku i Shqiptarėve ėshtė gjak burrėrie.
Shqiptari i ka dhėnė Turqisė gjeneralėt dhe ministrat mė tė mirė. Vėllezėrit e
tyre nė Itali, Toskanėt, vunė themelet e vertetė tė madhėshtisė sė Romės. Pesė
perandorė tė Romės qenė bij malėsorėsh Ilirianė; ata e forcuan racėn Italiane.
Nė grykat dhe nė malet e Atikės gjuha Shqipe ėshtė nė pėrdorim edhe sot. Nė
pėrpjekjet e Greqisė pėr liri, Shqiptarėt lanė emra fame. Ata trazohen me tė
tjerėt, por nė trazim nuk bashkohen, domethėnė nuk i pėrziejnė gjakun dhe
zakonet e tyre. Tė ruajturit e gjuhės dhe tė zakoneve tė veta nėn thembrėn dhe
tiraninė e shekujve tregon mundėsitė e njė race tė fortė e tė pamundėshme. Do
tė shohim se si Europa e pėrdori kėtė ēelės tė Ballkaneve pėr tė mbajtur
mbyllur dyert e mėshirės e tė dritės mbi njė popull, i cili tani po lutet pėr
pavarėsi e liri.
Ngatėrresat e fuqive tė mėdha
Djali im, ti nuk e di se me sa pak mėshirė
qeveriset bota.
Uksensherna, kryeministėr i Suedisė,
1612
Shqipėria, njė vend kaq i vogėl e i
prapambetur, pa kurrfarė qytetėrimi, pse luan njė rol kaq tė madh nė politikėn
e Europės? Ėshtė e nevojshme qė ti pergjigjem kėtu kėsaj pyetje, pėrgjigjia e
sė cilės trajton pėrmbajtjen e ndėrlikuar tė diplomacisė Europiane. Pėrgjigjia
e shkurtėr ėshtė se situata gjeografike e Shqipėrisė paraqet probleme politike
edhe mė tė gjėra se ato tė parashtruara prej shteteve tė tjerė tė
Ballkanit. Gjendja e Shqipėrisė ėshtė njė faktor kryesor i problemit tė
Lindjes, mbasi kjo ėshtė udha natyrale e kalimit prej Adriatikut nė Lindje.
Pėrveē kėsaj ėshtė edhe pikėrisht vendi pėr daljen e tregtisė sė Ballkanit dhe
sė fundi ajo ka nė dorė komandėn e hyrjes nė Aariatik nė ngushticėn e Otrantos.
Portet e saja, me portin nė detin Egje tė Selanikut dhe tė Bosforit, janė ēelsat
e dyerve tė Europės Lindore pėr nė detin Mesdhe. Pėr tė marrė nė dorė kėta
ēelsa diplomacia e Europės ka punuar pėr dy shekuj rresht.
Pėrjashtimi i Rusisė nga deti Mesdhe
Pėrmbi tė gjitha del e dukshme figura e
Rusisė, qėllimi kryesoer politik i sė cilės ka qenė me patur kalim tė lirė nė
detin Mesdhe. Pėr kėtė qėllim ajo e pa tė arsyeshme shkatėrrimin e Turqisė. Nė
vitin 1711, Pjetri i Madh thirri nė ndihmė shtetet sllave tė Serbisė,
Sllovenisė, Maqedonisė, Bosnjės, Hercegovinės, Kroacisė dhe Malit tė Zi pėr tu
bashkuar me tė nė njė luftė fetare e racore pėr tė liruar tė krishterėt
ortodoksė dhe gjithė popujt qė flasin gjuhėn sllave nga zgjedha otomane. Qė
prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanė qenė nė njė ndeshje tė pėrhershme dhe
Rusia ėshtė bėrė mbrojtėsja dhe ndihmėsja e shteteve sllave. Kėto kondita iu
paraqitėn parlamentit prej Sir Eduard Greit (Ministėr i Jashtėm i Britanisė),
parlament i cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacisė Europiane nė tė kaluarėn.
Ėshtė pėr tu shėnuar se shtetet qė emėroi Cari i Madh, bashkė me Hungarinė dhe
Poloninė, formonin njė rreth tė fortė popujsh sllave kundrejt Austrisė
Gjermane. Ėndrra pėr ti bashkuar kėta popuj nė njė perandori sllave qe njė
lumturi pėr Rusinė dhe Serbinė, por njė tmerr pėr popujt Gjermane dhe pėr tė
gjithė Europėn Perendimore. Nga frika e kėsaj fantazme tė njė perandorie
sllave, fuqitė e Europės kanė ndenjur tė bashkuara pėr tė mos e lėnė Rusinė e
as aleatėt e saj sllave me zėnė vend ose me krijuar ndonjė kalim pėr nė detin
Mesdhe.
Por fakti kryesor qė i takon Shqipėrisė ėshtė
se fuqitė Enropiane e pėrkrahėn sundimin turk nė Europė dhe e mbrojtėn atė
kundra Rusisė pėr tė vetmen arsye se zhdukja e Turqisė nga Adriatiku deri nė
Stamboll do tė shkaktonte ndarjen e kėtyre vendeve fqinjėve tė tjerė, dhe nė
kėtė menyre do tė hapej ēeshtja e madhe e sllavėve pėr tė dalė nė detin Mesdhe.
Lufta Krimesė u bė prej Anglisė dhe Francės pėr tė mbrojtur Turqinė kundra
Rusisė dhe pėrfundoi me traktatin e Parisit nė tė cilin pavarėsia e Turqisė u
garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua qė tė marrė pjesė nė marreveshjet e fuqive
Europiane, kurse popujt e krishterė tė Lindjes u lanė nėn mėshirėn e dobėt tė
Sulltanit. Ishte pėrpara kėsaj lufte kur Car Nikolla parashtroi qė
perandoria turke tė mos njihej nga ana e Rusisė dhe Anglisė, por kjo e fundit
nuk e pranoi kėtė kėrkesė.
Traktati i Berlinit
Nė vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinė dhe
ndaloi nė dyert e Stambollit. Traktati i Shėn Stefanit u bė nė mes tė dy
ndėrluftuesve dhe me tė cilin mjeshtėrisht Rusia pėr tė mirėn dhe pėrdorimin e
vet krijoi njė shtet tė madh Bullgar, qė nga ana Jugore do tė shtrihej deri nė
detin Egje duke pėrfshirė edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e
shpejtė tė fuqive Europiane tė cilat bėnė traktatin e Berlinit. Ky traktat
ndaloi formimin e shtetit Bullgar tė projektuar dhe vuri nė heshtje kėrkesat e
Rusisė pėr tė pasė njė port nė detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u
shpallėn shtete tė pavarura. Njė hartė e kohės sė fundit do tė tregoje se
traktati e la njė copė tė Ballkanit akoma nėn sundimin turk, e cila shtrihej
prej Adriatikut deri nė Stamboll dhe pėrmblidhte Bosforin, Selanikun,
Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Shtetet sllave tė Bosnjes dhe Hercegovinės nė Adriatik
iu dhane Austrisė. Qe njė kėmbėngulje e vendosur pėr Europėn qė tė mos lejonte
shtet sllav tė kishte njė dalje nė detin Mesdhe. Skllavėria dhe robėria e tė
shkretės Shqipėri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit tė kėsaj
diplomacie tė Europės.
Kongresi i Berlinit - Qershor 1878
Kėrkesat e Serbisė nė Adriatik
Lufta Ballkanike mė 1912 nuk u prit me sy tė
mirė nga fuqitė Europiane. Historia e saj ėshtė e njohur por nuk ėshtė kuptuar
krejtėsisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės se dy gjėrat mė me rėndėsi tė
kėsaj lufte ishin marrja e portit tė Selanikut dhe tė porteve tė Shqipėrisė.
Kėta ishin vend-daljet natyrale tė tregtisė sė Ballkanit dhe vend-shkarkimet e
hekuradhave tė ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjė rast pėr tė
shtirė nė dorė portin e Selanikut, por shteti serb kėrkonte mbi gjithė tė
tjerat njė port pėr lėvizjen tregtare tė tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar
larg detit dhe nė qoftė se shkeljes sė tokave tė huaja i jepte tė drejtė,
Serbia pa turp mund tė kėrkojė njė vend-dalje nė det. Grindja e shteteve tė
Ballkanit nė mes tyre u bė shkak qė gjashtė fuqitė e mėdha tė Europės tė marrin
nė dorė frenat dukė ndėrhyrė qė ti pushonin kėto grindje.
Austria dhe Italia rivale
Nė kėtė kohė duhet pėrmendur edhe njė fazė
tjetėr trazimesh nė Shqipėri. Austria dhe Italia urdhėrojnė ose komandojnė
detin Adriatik pėrveē ballit tė Shqipėrisė. Kėta dy shtete kanė pritur me
padurim vite me rradhė rastet pėr tė shtirė nė dorė portet e kėtij vendi. Ata
kanė shpenzuar tė holla duke mbajtur nė Shqipėri agjentė dhe shkolla pėr tė
shtuar ndikimin e tyre mbi kėtė popull. Tė dy kėto kanė pritur ditėn kur i
sėmuri i Lindjes do tu varrosej nė anėn tjetėr tė detit Egje. Mbi dy pika
Austria dhe Italia qenė posaēėrsisht nė marrėveshje: e para, qė asnjėra prej
tyre tė mos sundonte Shqipėrinė dhe e dyta qė asnjė fuqi tjetėr tė mos vendosej
nė Adriatik. Nga pikpamja diplomatike e pėrgjithshme, kjo nuk qe njė gjė shume e
pa arsyeshme. Pse, po tė kish nėn sundimin e vet Austria Shqipėrinė, ajo do tė
gjendej vetėm
Perandoria sllave
Plani pėr njė perandori sllave ushqehesh mė tepėr
prej Serbisė nėn emrin e krijuar Serbia e Madhe. Edhe Mali i Zi ėshtė
bashkuar me kėtė plan; qė tė dy duke qenė nėn kujdesin e Rusisė, mbrojtėses sė
tyre tė betuar. Me njė perandori tė tillė, provincat sllave, Bosnja,
Hercegovina dhe Dalmacia, mė lejen ose hapjen e Austrisė, do tė bėnin tė mundur
daljen e Malit tė Zi dhe tė Serbisė nė Adriatik. Shumė u zemėruan kėto shtete
kur mė 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinėn
dhe i bėri kryekėput tė vetat. Kur tė gjashtė fuqitė e mėdha e patėn mbaruar
Konferencėn e Londrės mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqėn po ata parimet e
vjetra pėr tė mos lejuar shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj
se qe terhequr nga Ballkani dhe njė problem i madh gjendej mbi tryezėn e fuqive
Europiane. Kėto e zhvilluan kėtė duke i dhėnė portin e Selanikut Greqisė dhe
duke krijuar shtetin e pavarur tė Shqipqrisė. Nė kėtė mėnyrė varroseshin
shpresat e Serbisė, e cila nė kėtė kohe ėshtė ēuar nė kėmbe dhe ka shkelur
Shqipėrinė ndėrsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrėn.
Shqipėria dhe lufta botėrore
Nė kėtė plan veprimesh Austria dhe Italia
ishin pa kundėrshtim fuqitė lėvizėse dhe princi trashėgimtar Franz Ferdinandi i
Austro-Hungarisė shikohej si kujdestar i parimit tė tyre. Serbia mjaft e
zemėruar qė prej vitit 1908, tani u tėrbua dhe pa dyshim demonstratat e saja
kundėr Austro-Hungarisė qenė tė rrepta dhe kėrcėuese pėr hakmarrje. Qellimi i
gjallė i Europės pėr tė pėrjashtuar Rusinė dhe aleatėt e saj nga deti Mesdhe
shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjen dhe Hercegovinėn pėr
pak qe duke u shkaktuar njė luftė Europiane dhe vepra e krijimit tė shtetit tė
pavarur Shqiptar sigurisht qe duke ndezur njė ndeshje tė pėrgjithshme. Mėria e
madhe kundra Austro-Hungarisė natyrisht iu drejtua princit trashėgimtar dhe
vrasja e tij nė Sarajevė keqėsoi pa masė marrėdhėniet midis Austro-Hungarisė
dhe Serbisė. Mbas kėsaj, ngjarjet rrodhėn shumė shpejt. Austro-Hungaria i
diktoi ultimatum Serbisė dhe me kundėrshtimin e tij i shpalli luftė. Rusia qiti
zėrin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak diteve pesė prej fuqive tė mėdha u
gjendėn nė ndeshje tė vazhdueshme. Po tė kish pėrmbushur Europa dėshirat e
Serbisė pėr njė skelė nė Shqipėri, kjo klimė e tmerrshme nuk do tė vinte.
Zotėrimi ose sundimi mbi Shqipėri qe pa dyshim shkaku qė u shkaktua kjo luftė
qė po pėrfshin kontinentin e Europės. Kjo ėshtė historia e diplomacisė
Europiane nė Ballkan, me gjithė se shumė shkurt ėshtė pėrshkruar. Prandaj
pėrshtatet posaēėrisht titulli "Ngatėrresat e Fuqive tė Mėdha".
Shqipėria etnike
Faji i diplomacisė Europiane
Nė qoftė se me tė vėrtetė bashkimi sllav ėshtė
njė kanosje pėr qytetėrimin Perendimor, sigurisht historia e diplomacisė
pėrkundrazi ndryshon kur Rusia tė ketė siguruar aleatė tė fuqishėm nė Perėndim
pėr shkatėrrimin e Gjermanisė, pengesėn mė tė madhe tė triumfit tė saj. Por nė
qoftė se ky bashkim ėshtė vetėm njė pėrrallė e shpikur ose njė arsyetim jo i
vėrtetė, atėhere diplomacia Europiane duhet tė quhet fajtore ndaj krimit qė bėn
duke mbajtur Ballkanet nėn zgjedhėn e dobėt tė Turqisė. Nė njėrėn anė prej
kėtyre dy ēengelave, qė janė pėrgjigjia e kėtij problemi, duhet tė varet kjo
lloj diplomacie. Edhe nė qoftė e vėrtetė se kanosja sllave qe njė pretendim dhe
qė shtetet e mėdha deshėn vetėm me gjetur shkak pėr tė mbajtur Rusinė larg nga
deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqėsirat e Shqipėrisė varen mbi dyart e tyre
sepse Shqipėria vuajti vetėm prej fajit tė tyre. Me tė vėrtetė me sa pak
mėshirė qeveriset bota! Po to kish prishur Europa njė shekull mė parė sundimin
otoman nė Europė, patjetėr faqja e qytetėrimit tonė do tė ishte ndryshe.
Shtetet e Ballkanit do tė kishin tashmė njė shekull vjetėrsi nė lirinė e tyre
dhe mundet qė nė rrugėn e paqes do tė ishin mė tė pėrparuar nė pasuri, nė
edukatė, nė tregti dhe industri. Pėrkundrejt tė sotmes qė janė tė varfėr e tė
shkatėrruar prej luftash tė vijueshme, tė cilat janė shkaktuar vetėm e vetėm
pse kėrkonin tė liroheshin nga zgjedha. Shqipėria tani do tė mund tė ishte njė
shtet i lulėzuar e i pėrparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezė, qė ka rrėnjėt nė
shekujt e errėt e qė bėn ēdo shtet tė shihet me tjetrin me njė armiqėsi tė
madhe, tė jetė zhdukur dhe ndonjė mėnyrė simpatie njerzore dhe vllazėrore tė
pėrdoret, atėhere do tė kujtojme faktin qė suksesi i njė populli nuk ėshtė
nevoja tė bėhet me humbjen e njė tjetri. Atėhere sllavet, gjermanėt, anglezet,
turqit dhe Shqiptaret mund tė pėrfitojnė shumė mė mirė nga pėrparimi, lulėzimi dhe
lumturia e njėri-tjetrit.
Diplomacia e shastisur e Europės
Ndėrkaq Shqipėria, viktima kryesore e kėsaj
diplomacie, mbetet e lodhur, e kėrrusur dhe e zhytur nė gjak sepse, edhe mbas
lirimit tė shteteve tjera tė Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nėn Turqi.
Bashkė me Shqipėrinė mbeti nėn zgjedhė edhe Maqedonia. Po tė kishte mbetur
ndopak simpati njerėzore nė politikėn e Europės dhe ndonjė ndjenjė pėr tė
shpaguar mėkatet qė ka bėrė gjatė shekujve, kėto fuqi do tu kishin dhėnė
rastin Shqiptarėve pėr tė formuar njė qeveri dhe pėr tė zbatuar nje statut tė
vetin. Edhe njė dhenzė e truve tė kalit do tė kishte menduar qė njė popull trim
dhe luftėtar si ky nuk do tė pranonte njė zgjedhė tiranie tė re nė vendin e sė
parės. Por diplomacia e shastisur vendosi tė zbatojė forcėn dhe tiraninė pėr tė
sunduar kėtė popull; por ky vendim doemos do tė binte poshtė sikurse u pa.
Shtetet e Europės kanė bėrtitur dhe kanė shpallur se Shqiptarėt janė popull i
pabindur, i egėr e barbar. Por nė anėn tjetėr deshėn tė krijojnė mbi ta njė
qeveri pa pyetur dėshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjė farė lirie ose tė
drejta trashėgimore dhe biles pa asnjė kėmbė ushtari pėr tė vėnė nė zbatim
programin e tyre: sollėn vetėm disa oficerė, kurse ushtarė jo. Por, po tė ishin
tė vėrteta deklaratat e tyre, ata do tė kishin sjellur fuqi tė madhe tė
armatosur pėr tė perkulur Shqiptarėt; por kėto tė bėrtitura ishin vetėm pėr tė
justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenė copa me rėndėsi nga toka Shqiptare dhe
ia dhanė fqinjėve nė Veri, nė Jugė dhe nė Lindje, duke shkaktuar kėshtu
ngatėrresa dhe luftėra tė pėrditshme nė mes tė kėtyre shteteve. Copėn qė mbeti
nga gėrshėra e tyre e quajtėn shteti i pavarur i Shqipėrisė. Gabimin mė tė madh
tė planeve tė tyre do ta pėrshkruaj nė kreun qė vijon.
Shqipėria ėshtė bėrė lėmi i ndikimeve tė
shumėllojshme qe e tėrheqin nė drejtime tė ndryshme. Ska vullnet, ska
program e as autoritet tė njohur nė kėtė tokė. Propaganda, intriga dhe shpifjet
e fshehin tė vėrtetėn.
Kėtė e raporton Dr. Dillone nga Durrėsi.
Kur gjashtė fuqitė e mėdha hartuan njė plan
qeverimi pėr Shqipėrinė, vepra e tyre tregoi njė pazotėsi tė ēuditshme, sepse
ai qe njė plan qė i nuk pėrshtatesh njė shteti si ky. Marrėveshja e Londrės
pėrmbante nenet:
(1) Njė principatė autonome, sovrane, me tė
drejtė trashėgimi tė fronit nga tė paslindurit dhe nėn sigurimin e gjashtė
fuqive tė mėdha.
(4)
Kontrollimi i administratave qytetare dhe i financave i jepet njė komisioni
ndėrkombėtar tė pėrbėrė prej delegatėsh tė gjashtė fuqive tė mėdha dhe njė delegati
tė Shqipėrisė.
(7) Emėrimi i princit, formimi i njė qeverie
kombėtare pėrfundimtare, funksionet e autoriteve tė vendit qė ndodhen si dhe
qetėsija e popullit i lihen nė dorė komisionit nė fjalė.
(8) Sigurimi i popullit dhe rregulli do tė
bėhet prej njė organizate xhandarmėrie e policie ndėrkombėtare, qė do tė jetė
nė dorė tė oficerėve tė huaj tė cilėt do tė kenė nė dorė komandėn vepruese dhe
eprore tė policisė e tė xhandarmėrisė, dhe tė gjithė elementėve tė nevojshėm
pėr tė siguruar qetėsinė e popullit.
I lutem lexuesit me i studiuar kėto pika qė tė
formojė njė vetgjykim se si mund tė formohet njė shtet mbi njė plan si ky? Tre
funksionet e njė shteti janė: egzekutimi, legjislatura dhe administrimi i
gjyqit. Shihet se dy tė fundit nuk janė pėrmendur veēse si njė lloj autoriteti
i lėnė komisionit ndėrkombėtar pėr tė formuar njė qeveri kombėtare me
autoritet. Funksioni egzekutiv natyrisht pėrfshin njė kryetar egzekutues qė do
tė ketė kontrollimin e administratave qytetare dhe tė sigurimit tė popullit.
Marrėveshja (e Londrės) pėrmban njė princ, por ia dha komisionit ndėrkombėtar
kontrollimin e administratave qytetare dhe tė financave. Dhe nė njėrėn anė e
vendos sigurimin e popullit nėn komisionin ndėrkombetar, kurse nė anėn tjetėr
thotė: komanda vepruese dhe eprore pėr tė mbajtur qetėsinė e popullit i jepet
njė organizatė ndėrkombtare tė kryesuar prej oficerėsh tė huaj. Se ēfar
fuqirash i mbeten princit nuk kuptohet, kurse administratat, financat dhe
sigurimi i popullit iu dhanė duarve tė tjera. Sipas vendimit tė marrėveshjes
(sė Londrės), princi do tė zgjidhesh pa pyetur dėshirat e popullit dhe
funksionet e autoriteteve tė vendit e sigurimi i popullit u hoqėn nga duart e
popullit. Nuk qe vėnė pėrpara ndonjė statut nė bazė tė cilit tė qeverisej ky popull
dhe asnjė premtim nuk i qe bėrė pėr njė liri tė plotė ose pėr tė ushtruar tė
drejtat tradicionale. Kėtu qe vetėm njė sundim tiranik dhe njė despotizėm tė
deklaruar me urgjencė. Me sa gjykohet, kjo qe njė anarki pėr tė shkaktuar
kryengritje. Po tė mos ngrihesh populli Shqiptar nė formėn e quajtur rebelizėm,
pėr Shqiptarėt nuk do tė besohej mjaft dhe do tė thuhej se kėta nuk kanė ide
mbi lirinė qė kėrkojnė. Nga kjo marrėveshje e Londrės doli njė ngatarresė sa
nuk bėhesh mė e madhe dhe mė e keqe. Fuqitė e mėdha pastaj vijuan programin e
tyre duke zgjedhur pėr antarė tė komisionit gjashtė persona me pozita konsujsh.
Pa e fyer kėtė pozitė diplomatike, kjo vepėr qe njė punė e keqe sepse lėshimi i
njė shteti nė duar tė tilla nuk qe nė duar tė njerėzve me pėrvoje diplomatike.
Sigurisht, qė formimi i njė shteti nuk u vendos nė duar tė pėrshtatshme
tregohet nga fruti i veprės sė tyre.
Qeveria e Vidit
Si princ i kėsaj principate u zgjodh Uilliami
i Vidit, major i gardės Potsdam Lancers, njė zotėri pa farė pėrvoje nė
qeverisje dhe pa vetitė e duhura pėr njė kryetar shteti. Ai qe nip i
Mbretėreshės sė Rumanisė, e quajtur Karmen Silvia, dhe duhet shėnuar se
pėrkrahja financiare dhe shtyrja e saj si dhe detyrimi i gruas se tij ambicioze
u bėnė shkak qė ky tė pranojė kėtė detyrė. Tragjedia e gabimeve filloi para se
tė vinte Princi nė Durrės. Esad Pasha, kryetar i ca fiseve tė Shqipėrisė sė
Mesme, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi nė mėnyrė solemne dhe i dhuroi
kurorėn Princit Vid nė emėr tė Shqipėrisė. Qė nė ditėt e para tėrhoqi vėrejtjen
njė zėnie midis nėpunėsit tė pallatit me mjekun e oborrit, e cila
pėrfundoi me ikjen e shpejtė e shumė zemėrueshem tė mjekut nga Shqipėria.
Komisioni Ndėrkombėtar nė bazė tė marrėveshjes sė Londrės priste qė princi tė
vinte me bashkėpunuar me tė pėr tė zgjidhur problemet e ndryshme tė shtetit.
Por shpejt e mėsua se Vidi po vinte si mbret dhe kishte kėrkuar qė tė pritet me
gjithė madhėshtitė qė i kanė hije njė pritjeje mbretėrore. Kur ata deshėn tė
bėjnė ca paragatitje dhe pėr kėtė deshėn tė bashkėpunojne me nėpunėsin e
pallatit, ai u pėrgjegj se nuk kishte kohe me humbė me ta. Se me ētė drejtė
Princ Vidi e mori titullin mbret askush ska qenė i zoti ta shpjegojė. Ai nė
marrėveshjen e Londrės figuron si Princ.
Princ Widi me qeverinė e tij nė Durrės 1914
Nė fjalimin e tij mbretėror (!?) princi
theksoi se do tė mund tė kishte rast me bashkpunuar me komisionin ndėrkombėtar,
kurse marrėveshja (e Londrės) e thotė qė ai duhet tė bashkėpunojė. Qeverimi ose
mbretėrimi filloi duke i ofenduar haptazi pėrfaqėsuesit e fuqive tė mėdha, tė
cilėt kishin nė dorė portofolin dhe pothuaj gjithė autoritetin, (sepse ata
kishin kontrollin e financave dhe tė administratave - shėn. pėrkth.).
Princi emėroi njė kabinet, por ministrat e tij nuk kishin autoritet tė caktuar
ose tė dalluar dhe nė kėtė mėnyrė ēdo gjė qė morėn pėrsipėr komisioni e
kundėrshtoi. Ndėrkaq epirotėt, qė zenė Shqipėrinė e Jugut, deklaruan pavarėsinė
e tyre. Esad Pasha kėrkoi 25000 vetė tė armatosur pėr ti shtruar kėta, por
ushtarė nuk kish. Koloneli hollandez Tompson qė kishte komandėn e xhandamėrisė
u ngarkua me mision prej princit pėr tė bėrė marrėveshje me epirotet. Ai
fitoi besimin e tyre dhe erdhi nė njė marrėveshtje shumė tė mirė, por Esadi
siguroi mohimin e misionit tė kolonelit nga ana e kabinetit dhe ky mision u
flak edhe prej princit. Mė vonė kur komisioni ndėrkombėtar bėri marrėveshje nė
Korfuz me kryengritesit e Jugut, antarėt protestuan se ky komision nuk dinte
kurrgjė mbi marreveshtjen e kolonelit Tomson e as mbi misionin e tij.
Kur unė erdha nė Durrės, njėri prej antarėve
tė komisionit mė mohoi pikat mė kryesore tė marrėveshtjes sė Korfuzit, njė
kopje tė sė cilės ia paraqita tė vėrtetuar prej sekretarit tė komisionit. Nė
kėtė mėnyrė vijonin punėt nė krijimin e njė shteti. Mbledhjet e komisionit
bėheshin edhe mė tė vėshtira nga mosmarrėveshjet dhe ngatėrresat nė mės
tė pėrfaqsuesve tė Austrisė dhe Italisė, tė cilėt mundoheshin me ia hedh fajin
njėri-tjetrit. Kabineti edhe ky u nda dhe nė Maj tė vitit 1914 Esad Pasha,
ministėr i luftės, u arrestua si komplotist kundėr qeverisė, u vu nė njė
luftanije tė Austrisė dhe u dėrgua nė Itali. Nė anėn tjeter, Shqiptarė
kryengritės, rebelet, me armė nė dorė u dukėn para dyerve tė Durrėsit. E vetmja
kėrkese e tyre ishte qė princi tė lejė Shqipėrinė dhe prej asaj kohe e deri nė
fund ajo ka qenė britma e tyre pėr ēdo marrėveshtje qė thirreshin me bėrė.
Duke vėnė fenė si shkak pėr lėvizje luftarake
Njė njeri me mend nuk do tė kishte pranuar
detyrėn me ushtruar tiraninė mbi njė popull luftėtar si ky pa qenė i siguruar
nga fuqitė e mėdha se do ti japin forca ushtarake, sepse gjithė themeli i
kėsaj pune ishte forca. Biles, edhe kur vendasit u ngritėn me armė nė dorė
kundėr tij, e para gjė qė duhej tė bėnte qe qė tė kėrkonte fuqi tė armatosur
ose tė linte Shqipėrinė duke u kthyer nė vendin e tij. Por kur vendasit
mohamedanė e kundėrshtuan atė me armė, ai mori me pagesė malsorė katolikė tė
Veriut pėr tė mbrojtur Durrėsin. Edhe mohamedanėt e Vlorėes u vunė nė ndihmėn e
princit, ca nga tė cilet u lanė pėr tė kundėrshtuar kryengritėsit e Jugut dhe
tė tjerėt u prunė nė ndihmė tė Durrėsit, kundėr kryengritėsve tė Shqipėrisė sė
Mesme. Problemi mė i madh i njė qeverie nė kėtė vend ėshtė pėr tė prurė nė
marrėveshje ose pėr tė bashkuar elementėt e besimeve tė ndryshme me qėllim qė
tė zhduket sa mė parė kundėrshtia nė mes tyre e cila ka qenė futur prej
sundimtarve turq. Brenda pak javėsh sundimi tė Princ Vidit, gjendja u bė shumė
e keqe. Nė Shqipėrinė e Jugut mohamedanėt vritnin ortodoksėt e nė Durrės
malėsorėt katolike thernin mohamedanėt brenda pamjes se pallatit tė princit, i
cili ishte i sigurtė vetėm nėn grykat e zjarrit tė topave tė luftanijeve tė
fuqive tė mėdha qė ishin nė molin e Durrėsit vetėm pėr tė mbrojtur princin dhe
familjen e tij. Dukej haptazi se pa u bashkuar pėr bashkėpunim elementėt e
besimeve tė ndryshme, qeveria e tij ishte mė kot.
Vidi u ngul nė Durrės mė 21 Shkurt 1914 dhe mė
24 Maj tė kėtij viti, mbas njė mesymje nga kryengritėsit, ai me familjen e tij
fluturoi nė kryqzorin italian Misurata. Megjithatė tė nesėrmen u kthye prapė nė
pallatin e vet, por ikja qė kish bėrė njė ditė mė parė prej qyteti nė luftanie
ia humbi rėndėsinė dhe e bėri tė pamundur qė ai tė kishte pamjen si sundimtar i
njė populli ndaj tė cilit burrėria, zemra dhe trimėria janė gjėra fare tė
zakonshme. Njė veprim i vogėl i komedisė u luajt mė 5 Qershor kur nė drekėn e
kėsaj dite luftania Tegelhoff duhej tė dėfrente princin. Njė ceremoni
mbretėrore qe paramenduar dhe ministrat e pranuan, por atė ditė komisioni
ndėrkombetar po mundohej pėr tė ardhur nė marrėveshje me kryengritėsit e pėr
kėtė kishin frikė se mos alarmoheshin dhe dėshpėroheshin kėta nga krismat e
topave. Komisioni doli fitues nė ndalimin e ceremonisė, por jo me kryengritėsit
tė cilėt nxirnin tė vetmen fjalė: princi lipset tė shkojė nga toka e jonė. Nė
anėn tjetėr tė gjithė degėt e fuqive sunduese ēdo minute vinin nė
mosmarrėveshje mė tė mėdha dhe ngatėrroheshin mė keq nė mes tyre. Disa ia
ngarkonin gjithė shkakun e ngatarresave oficerėve hollandezė, tė cilėt kėrkonin
me patur fuqinė eprore dhe jepnin urdhėra mbi ata tė qeverisė sė rregullt.
Prandaj mė 22 Maj, anėtarėt e kabinetit shkuan si njė grup dhe i dhanė
dorėheqjen mbretit duke thėnė haptazi se nuk durojnė tė pėrdoren mė si kukulla
nė duat e oficerėve hollandezė dhe tė marrin pėrsipėr gabimet trashanike dhe
keqbėrėse tė tyre. Por nė anėn tjetėr nė kėtė kohė oficerėt hollandezė ishin tė
vetmit mbrojtėsit e Durrėsit duke komanduar malėsorėt shqiptarė, gjuhen e tė
cilėve as qė e kuptonin. Ditėn e 15 Qershorit komandant kolonel Tompson u vra
dhe me qinda njerez u vranė nė kėnetė.
Ngatėrresa nė Durrės
Mbėrrita nė Durrės me datėn 18 Qershor. Gjatė
njė jave qė kalova nė Gjirokastėr me kryetarėt e kryengritėsve unė pata mėsuar
pėr vrasjen e 70 mohamedanėve tė pa armatosur, tė cilen komisioni e kishte
vėrtetuar por kryengritėsit e mohuan dhe e pata vurė vehten nė dijeni me gjithė
mosmarrėveshtjet qė qėndronin nė mes tė epirotasve dhe komisionit
nderkombetar per te bėrė paqe. Unė jo vetėm qė u habita, por edhe u tmerrova
pėr ngatėrresat qė gjeta nė Durrės. Secili anėtar i komisionit ishte me armė nė
dorė kundra tjetrit dhe nė vend qė tė ndėgjonin lajmet e dobishme qė solla une,
secili e shkonte kohėn duke mė pėrshpėritur nė vesh gjėrat pa mend dhe
keqbėrjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as mė tė voglėn ide se kush e kishte
sundimin ose komandėn mė tė lartė, e cila kėrkohej me njė farė autoriteti nga
princi, nga komisioni, nga oficerėt hollandezė dhe nga kabineti. (Sepse
marrėveshja e Londrės e kishte zhytur kėtė punė duke ia dhėnė nė njėrėn anė
komandėn njėrit e nė njė tjetėr tjetrit, herė komisionit e herė Princit e herė
oficerėve hollandezė shėn. pėrkth.).
Me i pėrshkruar hollėsirat e ngatarresave qė
ēdo ditė u bėnė edhe mė tė kėqija nė Durrės, nuk do tė ishte edhe aq e
dobishme. Qeveria shkoi njė herė nė Vlorė dhe iu desh me u kthyer prapė nė
Durrės pėr arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen e Esad Pashės. Njė
oficer italian u zu natėn nė Durrės duke i bėrė shenjė kryengritėsve e nė kėtė
mėnyrė duke iua drejtuar udhėt e operacionit. Kur e arestuan u gjet se ai qe
duke bashkėpunuar me oficerin qė kish pas qenė ngarkuar me mision nga Princi
pėr tė mbrojtur Durrėsin nga kryengritėsit; atėhere misioni u pezullua. Njė
oficer hollandez mė tha se Princit nuk mund ti mbushej mendja kurrėsesi pėr
ti prirė ushtrisė e as me u dukur mė para luftės. Luftaniet e gjashtė fuqive
rrinin nė njė qetėsi tė vdekur nė port. Kur qyteti u mėsye, komandantėt e tyre
u thirrėn pėr tė shtirė ca topa sa me trembur kryengritėsit, por ato
kundėrshtuan duke thėnė se kanė urdhėra tė rrepta me vepruar vetėm pėr
mbrojtjen e personit tė princit e tė familjes sė tij. Kjo tregoi qartazi se
fuqitė e mėdha kishin vendosur mos me shtirė asnjė top pėr mbrojtjen e qeverisė
qė kishin marrė pėrsipėr me themeluar. Pėrvoja ime e fundit nė Durrės qe njė
natė para se tė largohesha, kur qeshė zgjuar prej njė krisme tė tmerrshme
pushkėsh nė kėnetė pothuaj nėn dritaret e mia. Oficerėt mė lajmėruan nė mėngjes
se kishin dėrguar nja 15 vetė nėpėr kėnetė pėr tė kėrkuar tė vrarė e tė
plagosur, por njerėzit e tyre duke i kujtuar kėta se ishin armiku qe po iu afrohet,
shtine mbi ta dhe i vranė tė gjithė.
E lashė kėtė skenė mėkatesh, ngatėrresash tė
ndyra dhe gjakderdhjesh me njė zemėr plot mėri kundėr krimit tė madh tė Europės
dhe plot simpati pėr popullin qė iu desh me derdhur gjak pėr tė mbajtur larg
zgjedhen dhe njė nga gabimet mė skandaloze nė historinė e Europės. Tre muaj pas
kėsaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij, komisioni ndėrkombėtar,
ministrat e huaj, xhandarmėria dhe luftanijet ikėn nga Durrėsi dhe Shqipėria u
la sikurse ėshtė sot, pa qeveri. (Domethėnė nė kohėn e Luftės I Botėrore
shėn. pėrkth.).
Masa pėr shpėtim
Tė nesėrmen, pasi pata lėnė Durrėsin mbėrrita
nė Vlorė. Kryetarėt e Vlorės ishin besnike tė princit Vid dhe i patėn dhėnė
ushtarė pėr tė luftuar kyengritėsit e Shqipėrisė sė mesme dhe epirotet nė Jug
tė Vlorės. Prandaj kėta gjindeshin nė njė frikė tė pėrditshme prej ndonjė
mėsymjeje nga vėllezėrit e vet. Qė mos tė vazhdohej mė rrėnimi nė mes tyre, i
kėshillova qė tė shpallin pavarėsinė dhe tė bėjnė paqe me vėllezėrit e vet. Nė
emėr tė tyre shkova nė Delvinė dhe takova kryetarin e qeverisė sė perkohshme tė
Epirit, Zografo, i cili ishte i sėmurė nė zemėr pasi po kthehesh nga varrimi i
14 djelmoshave Delvinnjotė qė sapo ishin vrarė nė shpat tė malit, ndėrsa 40 burra
shtriheshin tė plagosur. Ai qe gati me bėrė paqe me vlonjatėt dhe kur ky lajm
mbėrriti Vlorėn u prit me shumė kėnaqėsi dhe duartrokitje. Atė mbasdreke dy
luftanije tė fuqive tė mėdha qė bėnin pjesė nė komisionin ndėrkombetar, u
ngulėn nė port dhe nėn hijen e topave tė Europės nuk lejuan bashkimin qė unė
kisha parashtruar. Ata e dinin mirė qė qeveria e tyre po kotesh mbi fronin e
saj dhe se do tė binte. Po ashtu e dinin qė pėrmbajtja e veprave tė tyre do tė
shkaktonte edhe mė shumė gjakderdhje vllazėrore. Prej asaj kohe e mbrapa fuqitė
epirote dhe kryengritsit e Shqipėrisė sė mesme pėrparuan. Mė tepėr se 100000
barinj dhe bujq, gra, burra, fėmijė dhe foshnje lanė shtėpijat e tyre, tė cilat
ua dogjėn e ua shkatėrruan dhe kėta vetė emigruan nė Vlorė. Kur unė u largova
nga Greqia, sėmundja e lisė po pėrhapej nėpėr kėta emigrantė qė pa ndihma dhe
pa shpresė vdisnin nė qarkun e Vlorės. Pak mbas largimit tim, u raportua se nga
kėta 100000 emigrantė 30000 kishin vdekur urie dhe skishin as mbulesė e as
kasolle ku me shtirė kryet. Jam informuar qė nėpėr gjithė Shqipėrinė ka zi. Nė
pranverė nuk ka me patur misėr pėr farė pėr ata qė do tė shpetojnė.
Zbulimi i padrejtėsisė
Mirė do ishte po ta kishte pėrshkruar gazeta
Times e Londrės skenėn e Durrėsit si njė komedi tragjike, qė brenda pallatit
mbretėror luheshin shakatė cinike mė tė mėdha, qė mbrapa maskave buzėqeshėse tė
diplomatėve tė Europės fshiheshin fytyrat e errta e kriminele, shkaktare tė
vdekjes sė kėtyre njerėzve, se jashtė nė kėnetė shtriheshin qindra Shqiptare
mbrojtes tė vatrave tė veta, tė fortė e tė ngrirė, me sytė e tyre dhimbisurisht
tė drejtuar kah qielli i cili dukej e pamėshirshėm per ta. Dukesh njė detyrė
njerėzore, haptazi, me shqyer maskėn qė mbulonte diplomacinė Europiane e me
nxjerr fytyrėn e saj tė lyer me gjak atdhetarėsh dhe shikimin e dobėt tė saj
mbi dėshirat e zjarrta pėr liri tė njė race tė fortė. U ktheva nė Athinė dhe
pasi qeshė i shtrėnguar e tregova kėtė panjerzi dhe kėtė padrejtėsi tė fuqive
Europiane dhe dhashė dorėheqjen si minister i Amerikės nė Greqi e nė Mal tė Zi,
sikurse patjeter qeshė i shtrėnguar me bėrė. Drejtesia dhe e vėrteta nuk janė
mbrojtje nė sallat e dipllomacisė!
Qe shorti im me ngritur perden qė ti jepja
dritė kėsaj komedie, e cila qe loja mė tragjike qė ėshtė vu nė skenė prej
duarve tė njerėzve. Ky veprim qe ai qė me ka hapur rrugėn me iu lutur popullit
tė lirė tė Amerikes tė ndihmojė Shqiptarėt qė po mundohen me luftė e me vdekje
pėr lirinė dhe pavarėsinė e tyre. Kur Europa, e pėrgjakosur, e mjeruar, e
shfarosur, e falimentuar dhe e kėputur do tė hyjė duke ēaluar nė njė periudhė
tė re qytetėrimi, atėhere le tė mėsojė prej vuajtjeve tė veta mėshirėn qė duhet
tė ketė pėr kombin e vogėl malėsor; e cila dėfrehesh me shtėrngimet e shpirtit
e me britmat e vdekjes sė tij dhe vepronte paturpėsisht duke i quajtur asgjė
tmerret dhe vuajtjet e kėtij populli pėr liri dhe humbjen e lirisė tė njė
populli e quante njė sakrificė tė zakonshme pėr qejfin e tyre.
Pėrpjekjet pėr liri
Ēdo popull i shtypur ka tė drejtė tė shkundė
zgjedhėn e tij dhe nė qoftė se Shqiptarėt janė mėrzitur e lodhur nga zgjedha
turke dhe qeverimi i keq i saj dhe dėshirojnė me qenė tė pavarur, kanė urimet e
mia mė tė pėrzemėrta pėr ta. Ėshtė e vėrtetė qė drejtpėrsėdrejti nuk mund tė
bėj kurrgjė pėr ta, por kur plani i juaj ka dalė me tė vėrtetė fitues, flamuri
turk tė jetė zhdukur dhe pavarėsia Shqiptare tė jetė shpallur, le tė deklarohet
qeveria juaj zyrtarisht dhe Anglia do tė jetė e para fuqi qė do njohė pavarėsinė
Shqiptare. Unė do tė mundohem me gjithė shpirt me ndikuar edhe mbi tė tjerėt qė
tė ndjekin kėtė shembull.
Gladstone, Kryeministėr i Britanisė, 1880
Pėr sa pėrmban historia e re, kjo ėshtė fjala
mė e mirė pėr Shqipėrinė e dalur nga njė burim zyrtar. Kjo kishte tė paktėn
shpirtin e simpatisė dhe nė qoftė se Kryeministri i tanishėm i Anglisė thotė
kaq e jo mė tepėr pėr formimin e njė qeverie tė perkohshme nė Shqipėri do tė
jetė njė punė e lehtė pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė dhe tė pavarur. Kur kam
folur pėr robėrinė e Shqiptarėve nėn Turqi, nuk kam patur nė mendje mizori,
tortura, vrasje dhe therje. Kėto veprime bien mbi persona tė veēuar tė cilėt
vuajnė, vdesin dhe harrohen. Shkenca e torturės, thelbi i tiranisė dhe
djallėzia e vrasjes janė nė kulmin e tyre kur i drejtohen njė grupi dhe
shpirtit e jetės sė njė shteti. Duket si e pamundur qė njė qeveri tė tregojė
haptazi vendimin e vet pėr tė shkatėrruar lumtėrinė e pėr tė mohuar shpresat
dhe dėshirat e njė populli nėn sundim. Por kjo ėshtė historia e tmerrshme e
Turqisė nė Shqipėri. Malėsorėt trima nuk u shtruan kurrė dhe shumica e tyre
kundėrshtuan edhe pagesen e taksave. Ata vdisnin nė grupe pse rrinin sė bashku
pėr tu mbrojtur nga mėsymjet e herė pas herėshme tė ushtrive turke, tė cilave
kurrė sia lėshuan shtėpitė e tyre. Por ata nuk mund tė rnbronin edhe fushat ku
ishte mundėsia mė e madhe e pėrparimit dhe qytetėrimit. Pėr Turqinė, fushat
kishin dy vlera: e para si burim tė ardhurash dhe e dyta pėr tė mbledhur
ushtarė. Popullit i vinin taksa tė mėdha qė i mblidhnin pa mėshirė. Taksat
dėrgoheshin nė Turqi dhe shumė pak shpenzoheshin nė vend. Nė kėtė mėnyrė e ropi
Turqia pasurinė e vendit. San Xhuliano, tani vonė ministėr i jashtėm i Italisė,
thotė se qyteti i Vlorės paguante 1000000 franga nė vit dhe vetėm 20000
shpenzoheshin aty. Gjithashtu edhe nė Vilajetin e Janinės mblidheshin 9000000
franga, prej tq cilave vetqm 2000000 shpenzoheshin pėr atė vilajet.
Mbledhja e ushtarėve
Por e ardhura tjetėr ishte edhe mė e vlefshme.
Shqipėria nxirrte pothuaj ushtarėt mė trima nė Europė. Malėsorėt Shqiptarė tė
lartė, tė fortė e tė pafrikshėm, pėrbėnin gardėn e Sulltanit. Mirditasit dhe
malėsorėt pėrgjithsisht viheshin nė pjesėt mė me rėndesi tė ushtrive turke.
Shumė prej tyre morėn lavdėrime dhe pozita tė larta si nė ushtri ashtu
edhe nė administratė. Edhe nė ditėt e Romės pat qenė ideja pėr ta bėrė
Shqipėrinė njė fole pėr rritje dhe nxjerrje luftėtarėsh, por Turqit e
pėrmbushėn kėtė ide. Duhet shėnuar se po tė ishte Shqipėria e pėrparuar, e edukuar
dhe e lumtur, nuk do ti jepte ushtarė Turqisė. Pėr kėtė arsye padituria,
veēimi i saj nga bota e pėrparuar dhe varfėria u zgjodhėn prej turqėve si vegla
pėr tė mbajtur nėn thembėr kėtė popull trim.
Coptimi i vendit
Siē duket, ishte vendosur nė ēdo fuqi mendore
zhvleftėsimi moral, intelektual, shpirtėror, ekonomik dhe politik i kėtij
populli. Zyrtarėt qė tė gjithė ishin tė pasjellshėm; tė ashtėqujturat salla tė
drejtėsisė, gjyqet, nuk mbronin as persona as pasuri. Njerėzit viheshin nė burg
me dėshmira tė fshehta. Gjithė lėvizjet pėr bashkim prisheshin nga nėpunėsit e
pashpirt dhe gjithė masat pėr punė e industri pengoheshin nga tagrambledhėsit.
Mund tė thuhet se kėto janė kondita edhe nė vende tė tjera tė nėnurdhėruara,
por jo kaq sistematikisht. Miniera ari patėn qenė punuar prej Romakėve e
argjendi prej venedikasve. Kėto patėn qenė mbyllur shumė kohė pėrpara me urdhėr
qeveritar dhe tani as vendi nuk u dihet. Pyje tė mėdha shkonin mė kot dhe
kalbeshin pėr arsyera ligjore dhe transportimi. Ndėrsa nė shtetet e tjera tė
Europės ka njė endje tė madhe hekurudhash, ky vend nuk ka asnjė rrugė hekuri
prej Veriu nė Jug. Fuqira tė mėdha ujrash nuk pėrdoren; porte shumė tė mirė
janė pa mbrojtje dhe pa ndėrtesa doganore. Lumenj, nėėr tė cilėt duhej tė lundronin
avullore me transportuar lėndėt e pyjeve nė tregjet botėore, janė tė vdekur e
tė padobishėm. Pėrveē ēka lanė Romakėt, rrugė tė tjera nuk ka; njė njeri pėr
tė shėtitur prej bregut nė brendinė e vendit ose prej njė qyteti nė tjetrin,
duhet tė shkojė mbas gjurmave ose nėpėr ndonjė rrugė qorre. Portet e sigurtė
dhe hekurudhat do tė ishin mjete pėr tė bashkuar Shqipėrinė me botėn e jashtme
dhe rrugėt e gjėra do ta bėnin tė lehtė kalimin prej njė qyteti nė tjetrin. Por
ndėrlidhje tė tilla do ti kujtonin popullit dobinė e qytetėrimit dhe do tė
bėheshin shkak kundėrshtimesh dhe kryengritjesh. Parimi i mallkuar pėr tė
mbajtur kėtė vend tė veēuar, si brenda me njėri-tjetrin ashtu dhe me botėn e
jashtme, ishte shkak qė e la kėtė vend tė verbėt e tė errėt, ndėrsa nėpunėsit e
Turqisė mbushėn botėn e jashtme me propaganda mbi egėrsinė e kėtij populli dhe
rreziqet e udhėtimit nė kėtė vend. Por historitė dhe shėnimet nuk tregojnė pėr
ndonjė tė huaj qė u gjend ndonjė herė nė rrezik nė tokėn Shqiptare; doemos ata qė
nuk prunė me vehte ndonjė komplot ose tjetėr qėllim tė keq pėr popullin.
Pėrgjithėsisht ēmohet mikpritja e Shqiptarėve prej atyre tė huajve sa mė tepėr
qė ata e vizituan kėtė vend me qėllim miqsor. Nė kėtė tokė me fjalėn qytet
quajmė njė vend qė nuk ka mė shumė se 40000 banorė.
Njė tokė e begatė
Nė Shqipėri ka fusha tė mėdha dhe pjellore tė
cilat mund tė ushqenin miliona, por tani ato vetėm gėrricen me njė parmendė
druri e nuk punohen. Shumica e tyre janė tė mbuluara me barishte tė padobishme
ku kullos bagėtia e dobėt e vendit. Minierat janė tė pagėrmuara e tė paditura.
Ata mė me dituri nė mineralogji thonė se toka Shqiptare ka qymyr guri, vajguri,
hekur, asfalt e bakėr, por zbulimi dhe shfrytėzimi i tyre nuk ėshtė lejuar
kurrė. Prodhimi i tė lashtave, misrit, ullijve, pemėve e vreshtave, po tė
pėrpunoheshin do tė ishte shumė i madh, ndėrsa peshku nuk ka tė sosur. I
shkreti bujk, me qė tė shumtėn e veglave si dhe kaun me nga tokėn shpesh herė i
merrte me qera nga se do tė paguante medoemos e me ēdo sakrificė taksat e
rėnda, edhe pse vetvetiu i varfėr nga rrjedhat e kohėve, ndalėngadalė la
punimin e tokės qė nėn njė punim tė mirė mund tė nxirrte miliona e u vu tė
ruajė ato pak bagėti qė pati dhe toka pjellore u la pothuaj krejtėsisht si vend
kullotė. Por edhe bagėtia e tij ėshtė nė njė gjendje shumė tė keqe; leshi nga
ashpėrsia e tij ka njė vlerė shumė tė pakėt dhe raca e bagėtisė se tij nuk
ėshtė pėrtėrirė kurrė. Sasia e madhe e lėkurėve shkon mė kot pėr pamundėsinė e
transportit dhe pėr padijen e pėrgatitjes sė tyre. Pa shikoni! Sa keq! Nė mes
tė Europės njė tokė e pasur, njė tokė pjellore tė ndodhet nė kėtė gjendjė si me
qenė nė mes tė njė shkretėtire!
Parimi i zhvleftėsimit
Shqipėria ka plot gojėdhana tė sė kaluarės por
turqit nuk lejonin gėrmime, gjė qė mund ti sillte ndėrmend kėtij populli
lulėzimin e parė. Mėsimi i gjuhės Shqipe ishte krejt i ndaluar nė ēfardo
shkolle. Sot nuk ka ndonje alfabet tė caktuar, ska shtypshkronja qė tė shtypin
gazeta dhe libra pėr kėtė popull. Rregullat turke arrestonin dhe internonin ata
tė cilėve u gjenin qoftė edhe nė postė libra tė ēdo lloji nė gjuhėn Shqipe.
Gjuha e Shqiptarve duhej tė heshte pėr hir tė sunduesit. Qė mos me u dhėnė
raste pėr bashkim pėr tė kėrkuar lirinė dhe tė drejtat e tyre, turqit ndiznin
dhe shtonin ēdo ditė e mė tepėr armiqėsinė nė mes familjeve, lagjeve, katundeve
dhe besimeve tė ndryshme. Fanatizma dhe shpėrblimet qė merrnin kryetarėt e
vendit kanė qenė helmi mė i fortė pėr tė mėkėmbė ēdo tė keqe dhe kanė rėnduar
zgjedhėn e kanė penguar pėrparimin. Djali katundar i lindur nė Shqipėri u rrit
krejt i paditur pėr arsye se Turqia lejoi tė hapen shumė pak shkolla nė gjuhėn
e saj, pėrveē atyre tė huaja; kėshtu qė mos tė zgjohej mendja, shpresa dhe
ambicja e tė riut Shqiptar. Babai i shkretė, i mbytur nė varfėrinė e tij, mund
ti jepte djalit tė vet vetėm njė rrugė jashtė shtetit duke e dėrguar nė
Stamboll ku medoemos do ti pėrshtatej jetės ushtarake, do tė gufosesh nėn njė
uniformė me xhufka dhe do tė ushqehesh nga kazani i mbretit. Megjithatė kurrė
nuk e pa tė arsyeshme sundimtari turk zgjimin e djalit Shqiptar.
Europa pėrkrah sundimin turk
Diplomacia e Europės e ka njohur gjithmonė
karakterin e keq tė sundimit turk. Pėr turp tė kėsaj diplomacie i ėshtė thėnė
kjo e vėrtetė nė shesh, por gjithė kėtyre protestave fuqitė e mėdha i janė
pėrgjegjur: Shqiptarėt janė njė racė e egėr. Asnjė njeri nė Europė nuk e
njohu mė mirė popullin dhe tokėn Shqiptare sesa italiani i famshėm, Markezi San
Xhuliano. Me njė penė tė fortė ky zotni e ka hartuar kulmin e mizorisė me tė
cilėn sundimi turk poshtėroi dhe shkretoi njė popull, pėr trimėrinė dhe
kapacitetin e tė cilit ky shkrimtar ka njė respekt. Por, sikurse e thotė edhe
vete, nga pozita diplomatike qė kish iu desh me i mohuar tė drejtat e
Shqiptarėve me kėto fjalė: Prandaj Italia interesohet me e lėnė tė paprekur
nderin e Sulltanit nė Shqipėri nga ēdo pikpamje; pėrkundrazi, me sa tė jetė e
mundur do ta mėkėmbė edhe mė dhe do tė ndalojė ēdo gjė qė mund tė shkaktojė
zhdukjen e sundimit tė tij ose qė mund tė shkaktojė kondita tė cilat, herėt a
vonė, mund tė bėhen shkak pėr ndėrhyrje tė huaj ose pėr shqetėsim tė
pėrgjithshėm. Me kėtė shpirt i dėnoi Europa shqiptarėt me robėrinė e ndyrė dhe
veēimin e tyre nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurisė dhe tė industrisė sė
tyre, me paditurinė qė e mėkėmbi ēdo ditė, me fanatizmin qė futi nė mes tyre,
me varfėrinė dhe me shtypjen e ndjenjave tė tyre.
Mundime pėr liri
Nuk do ta pėrshkruaj historinė e gjatė se si
Shqiptarėt me lidhjet, kongreset dhe kryengritjet nė ēdo formė janė munduar me
zhdukur robėrinė e tyre. Mjafton qė Turqia gjatė shekujve e njohu pazotėsinė e
saj dhe pamundėsinė pėr tė shkelur Malėsorėt. Asnjė kėmbė ushtari turk nuk
guxoi tė hyjė nė brendinė e maleve. Biles, njė herė kur Sulltani desh tė
mėsynte Malin e Zi, mė parė mori leje nga malėsorėt e pastaj mundi tė kalojė
ushtria e tij. Asnjė herė nuk doli fituese Europa nė planet e saja qė me anė
traktatesh e lidhjesh ėshtė munduar ta fshije emrin e kėtij populli nga radha e
popujve. Shqipėria nuk e njohu traktatin e Berlinit dhe tani po kundėrshton
edhe marrėveshjen e Londrės. Pikėrisht nė kėtė kohė qė po e shkruaj kėtė libėr,
Italia ka zėnė qytetet e bregut Durrėsin e Vlorėn, pėr tė vetmen arsye qė
tė gjejė popullin me armė nė dorė dhe i cili patjeter do ta kundershtojė
shkeljen e tyre. Mbetet pėr tė parė nė qofte se imperializmi, militarizmi dhe
detaria, gjėra qė e kanė prurė Europėn nė dhėmbin e vdekjes, do ta ruajnė kėtė
apo jo nga dėnimi pėr mėkatet qė ka bėrė. Nė qoftė se gjykimi i drejtė i
njerėzisė do tė sjelli njė jetė tė re tė pėrgjithshme, paqe e vllazėrime, duhet
tė hedhė poshtė e tė zhdukė edhe diplomacinė e fshehtė qė ka qenė dhuna dhe
urrejtja e pėrgjithshme qė ka sjellė gjithė mizoritė e sotme. Ėshtė kjo lloj
diplomacie qė e mbajti Shqipėrinė me shekuj nėn sundimin e ndyrė tė Turqisė, e
mbyti nė varfėri, i mbylli dritėn e qytetėrimit dhe nė gjithė rrugėt qė tė
ēonin pėr nė kėtė vend vunė shenjėn: Ėshtė e rrezikshme - rrini larg. Mė nė
fund, kur qe thyer zgjedha turke vetė Europa iu vu punės nė kėtė vend duke
qethur nga kjo tokė pjesėt gati mė me rėndėsi dhe mbi copėn qė mbeti mori
pėrsipėr me krijuar njė qeveri aq despotike nė karakterin e saj saqė as qeveria
e Stambollit nuk e kish paraparė kurrė. Nė vend qė me iu dhanė ndonjė farė
sigurimi pėr liri e njė statut Shqiptarėve, Europa pruri njė princ, njė
komision ndėrkombetar dhe njė organizatė tė huaj xhandarmėrie pėr tė sunduar
Shqipėrinė, si duket pa e menduar aspak qė edhe ky popull duhet tė ketė njė zė
nė qeverinė e tij. Kjo qe haptazi njė tirani absolute.
Njė komb atdhetdashės
Malsorėt trima u pergjigjėn menjėherė.
Pikėrisht si zėri qė ushtoi nėpėr shpatet e maleve tė Zvicrės nė veshėt e
Hapsburgėve, edhe zhurma e burisė sė tyre mbėrriti deri nė muret e sallave tė
Uestminsterit tė Londrės. Populli trim i Shqipėrisė nuk u tmerrua nga fuqia
Europiane. Ata qė kishin luftuar njė tirani do tė luftonin edhe njė tjeter. Ata
kishin vėnė para fjalėn DREJTESI dhe pėr ēdo marrėveshtje qė thirreshin me
bėrė, pėrgjigjeshin: Dėboni njė herė princin tuaj. Prej Epiri e deri nė
thellėsinė e maleve tė Veriut u zgjua njė kundėrshtim ndaj princit. Nga kjo gjė
agjentėt e Europės dridheshin nė portin e Durrėsit dhe mė nė fund e lanė tokėn
Shqiptare. Kėto atdhetare nuk priheshin nga diplomatė dinakė ose tė tėrhiqeshin
nga hunda prej ministrash a parlamentarėsh. Ata ishin
vetėm njerėz tė lirė qė luftonin pėr lirinė e tyre dhe tė cilėt duhet tė priten
nga Amerikanėt nė tempullin e patriotėve.
Amerika nuk e din
Por Amerika rri nė heshtje. A nuk ka vapore me
kryqzuar detėrat pėr tė shpėtuar barinjtė, emigrantėt e Vlorės? Asnjė shtet nuk
u mundua me iu ardhur nė ndihmė nė vuajtjet e rėnda kėtyre viktimave tė
diplomacisė sė padrejtė tė Europės. Populli i Shteteve tė Bashkuara nuk e di
faktin qė unė po i shkruaj kėto fletė vetėm pėr ti parashtruar kėtyre ndodhinė
e dhimshme tė Shqiptarėve trima, tė cilėt lypin lirinė e tyre, tė fėmijve dhe
tė nipėrve tė tyre. Mundet qė unė jam gabim duke vėnė mėshirėn dhe bamirėsinė
mė nė fund, mirėpo tirania ka luajtur njė rol tė tmerrshėm mbi kėtė popull,
edhe pse pak mijra njerėz duke lutur hyjnitė nėpėr shpatet e maleve tė tyre nuk
numėrojnė mjaft. Ajo qė numėron mė teper ėshtė nėse duhet tė ketė apo jo ky popull
lirinė dhe shpėtimin e vet tė brezave tė ardhshėm.
Ēfar mund tė bėjnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
Anton Arnu, njė gazetar i shquar frėng, mė 19
Dhjetor tė vitit tė kaluar tha pėr Shqipėrinė: Me njė popullsi mė pak se njė
milion dhe me njė sipėrfaqe afro
Bamirėsi apo drejtėsi
E kuptoj se mendimi mė i parė dhe e para gjė
qė populli i jonė do tė thotė ėshtė se Amerika nuk duhet tė zhysi duart nė
punėt e pėrgjakshme tė Europės. Por nė anėn tjetėr, ēdo rast pėr bamirėsi prej
nesh ėshtė i mirėpritur. Miliona dollarė po kalojnė oqeanin pėr tu ardhė nė
ndihmė viktimave tė luftės qė vuajnė nė Belgjikė, nė Rusi, nė Serbi dhe nė
Francė. Sigurisht, mėshira pėr tė shpėtuar edhe popullin e pėrvujtur Shqiptar
do tė tėrheqi patjetėr zemrėn e popullit Amerikan. Por nuk ėshtė punė e mirė me
mėkėmbur kėtė popull vetėm pėr tė ngjallė viktima tė reja pėr nė frontin e
tiranisė, padrejtėsisė dhe tė varfėrisė. Mbi kėtė popull ndihma pėr ta nxjerrė
nga varfėria dhe ndihma pėr ti siguruar lirinė duhet tė shkojnė doradorės. Qė
Shqipėria ėshtė pėrdorur shumė keq prej Europės ska dyshim. Pėr tu dhėnė fund
gjithė padrejtėsive mund tė pėrdoret vetėm e drejta. Edhe tani Shqiptarėt
janė me armė nė dorė kundėr Italisė e Greqisė qė ua kanė pushtuar tokėn; dhėnia
fund e kėsaj do tė sjellė paqen. Lufta Europiane e ka lėnė Shqipėrinė pa qeveri
e tė humbur nė mes tė shteteve tė tjerė. Tė formuarit e njė vetqeverimi ėshtė
njė premtim pėr pavarėsi tė plotė.
Shqipėria e pavarur
Nė qoftė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i
japin dorėn parisė Shqiptare duke i mbledhur sė bashku pėr tė zgjedhur nėpunsat
e vendit dhe pėr tė vėnė pėrpara njė statut, ata do tė bėjnė atė qė Europa nuk
mundi ta bėjė, gjė tė cilėn medoemos do ta shohė tė arėsyeshme. Europa nuk
duhet tė tregohet e pakėnaqur pėr njė qeveri qė i pelqen popullit vetė. Gjashtė
fuqitė Europiane krijuan shtetin e lirė tė Shqipėrisė, por duke mos qenė tė
zotėt me themeluar njė qeveri e lanė kėtė vend nė dorė tė fatit. Megjithėse
marrėveshja e Londrės u prish nga lufta, pavarėsia Shqiptare nuk mbeti e pa
bėrė. Nuk ka fuqi tjetėr nė faqen e tokės qė tė kėrkojė tė drejtė mbi kėtė vend
tani veē popullit Shqiptar. Italia dhe Greqia qė kanė shtyrė ushtritė e veta nė
Shqipėri thonė se e bėnė kėtė vetėm pėr tė mbrojtur pasurinė dhe jetėn e
vendasve. Populli i Shteteve te Bashkuara mundet ta ndihmojė kėtė popull duke
iu siguruar paqen dhe duke larguar anarkinė. Mundet qė ti udhėheqi Shqiptarėt
me formuar njė qeveri tė pėrkohshme edhe deri sa kėta tė vihen nė udhėn e
drejtė tė punės e tė pėrparojnė nė vetqeverimin e tyre. Nuk e mohoj faktin se
gjithė kėto qė thashė mund tė mos realizohen plotėsisht, por ēdo hap nė
nxjerrjen e lirisė sė tyre, e sa do i vogėl qoftė, nuk ėshtė kurrė i kotė.
Mundime tė tilla doemos do tė shoqėrohen me pėrfundime tė zyrtarve tė lartė tė
qeverive Europiane. Sėr Eduard Grei mund ti pėrsėrisi fjalėt e bukura tė
Gladstonit dhe tė gjithė njerzit nėn armė duhet tė presin mė gėzim njė qeveri
tė rregullt. Nė qoftė se me gjithė ndihmat e dhėna bashkimi Shqiptar nuk bėhet,
atėhere faji bie mbi Shqiptarėt vetė. Ata nuk mund tė shpresojnė kurrė mė pėr
kushte mė tė favorshme se kėto tė sotmet pėr tė fituar lirinė dhe vetqeverimin
e tyre.
Fati i Shqipėrisė
Asnjeri nuk mundet tė thotė se Shqiptarėt nuk
janė tė zotėt pėr vetqeverim, sepse asnjė rast prove nuk u qe dhėnė pėr tė
formuar njė qeveri tė vetėn. Markezi San Xhuliano ka patur tė drejtė qė ka
thanė: Shqiptarėt janė njė fuqi e paprovuar pėr
sa i pėrket vetqeverimit, as prej vehtes e as prej tė tjerėve. Nė zakone, nė
udhėheqje, nė karakter ose nė mundėsi u ngjajne shumė Skocezėve tė hershėm; janė
pikėrisht si ata tė papėrkulur dhe liridashės, gjėra qė karakterizojnė edhe
malėsorėt e Svicrės. Koha mė e volitshme qė pritet pėr vendimin e fatit tė
Shqipėrisė do tė vijė kur tė bėhen traktatet e paqes Europiane. Kur tė vijė kjo
ditė, pa lejuar ndėrhyrje intrigash e shpirtkeqsije, Shtetet e Bashkuara do tė
qėndrojnė si avokate tė njė populli tė vogėl e pa fuqi qė me plot tė drejtė e
arėsye kėrkon lirinė e vet. Duhet shėnuar se Austria, Italia, Mali i Zi, Serbia
dhe Greqia, qė tė gjitha dėshirojnė me e patur Sliqipėrinė; ėshtė edhe aq e
drejtė se asnjeri prej tyre nuk dėshiron qė tjetri tė dali fitues. Nė kėtė
gjendje tė punėve ėshtė shpresa mė e madhe e Shqiptarve. Ata janė njė popull i
veēantė, flasin gjuhėn e tyre dhe kanė kufi krejt tė shquar nga tjerėt si nė
zakone ashtu edhe nga natyra e tokės. Ėshtė larg mendjes qė Europa tė mundi tė
ushtrojė paqen duke humbur tė drejtat e kėtij kombi ose duke e ndarė tokėn e
tyre. Ngjarjet e kohės sė Vidit e pasqyrojnė faktin qė pa u siguruar liria e
plotė e Shqiptarėve ėshtė i pamundur ndalimi i luftės dhe parimi pėr tė ndarė
tokėn Shqiptare do tė hapi njė plage tė re e tė helmatisur nė politikėn e
Ballkanit. Dardanelet do tė hapin njė problem mjaft tė rėndė, zhvillimi i tė
cilit ėshtė i tepėrt pėr fuqitė e mėdha, e pėr kėtė nuk ėshtė nevoja ta
ngarkojnė vehten edhe me njė problem tjetėr si ky i Shqiptarėve.
Tė drejtat e njė kombi
Me sa duket, Gjermania dhe Austria nuk e
mendojnė mė zgjerimin e fuqive tė tyre nė Shqipėri. Dhe as nuk besohet tė kenė
ndonjė kundėrshtim mbi deklaratat e Sėr Eduard Greit qė thotė: Gjithė kombet e
Europės tė jenė tė lirė tė formojnė sipas dėshirės vetqeverimin e tyre e ti
prinė vetė pėrparimit tė vet nė liri tė plotė; ky ideal i jonė pėrfshin pa
pėrjashtim gjithė kombet e Europės, tė vegjėl e tė mėdhenj. Kjo deklaratė
mėshiron tė vėrtetėn dhe tė vetmin parim mbi tė cilin mund tė bazohet njė paqė
pak a shumė e gjatė. Kjo pėrjashton ēdo marrėveshje e ēdo mendim pėr tė hequr
Shqipėrinė nga radha e shteteve. Meqenėse fuqitė e mėdha janė detyruar me dhėnė
pavarėsinė Shqiptare si shtet, deklaratat e Sėr Eduard Greit janė njė garanci
pėr vetqeverimin e tyre. Pra, vetėm njė konditė mbetet pėr tu mbushur nga
Shqiptarėt vetė, dhe kjo konditė ėshtė nėnshkrimi nė mes tyre dhe organizimi kombėtar.
Nė qoftė se Shqipėria ėshtė e zonja me dalė para Konferencės sė Paqes me prova
tė sakta se ka zotėsi tė vetqeveriset, lutjet e saja pėr liri dhe pėr tė
mbledhur gjithė tokat qė i pėrkasin nė bazė tė sė drejtės do tė jenė tė
pranueshme dhe pa vonesė.
Opinioni popullor i Shteteve tė Bashkuara mund
ti kujtojė mundimet e veta pėr liri dhe mund tė bashkohet me ta. Prandaj dera
e lirisė ėshtė e hapur pėr Shqiptarėt. Unė kisha me thėnė se ata e kuptojnė
rastin, por meqenėse janė tė kėputur e tė varfėr kanė nevojė pėr ndihmė qė ta
realizojnė krejtėsisht faktin. Sigurisht Amerika nuk mund tė gjejė rast mė tė
nderuar bamirėsie se sa me ndihmuar dhe me udhėhequr Shqiptarėt pėr tė siguruar
njė paqe kombėtare dhe njė rregull tė mbrendshėm. Njė rast i tillė nuk ka
shembull nė historinė moderne. Organizatat e paqes mund tė shpenzojnė miliona
nė bamirsira, por kurrė nuk kishin me bėrė punėn qė bėjnė pak mijra duke i
pėrdorur pėr tė ndihmuar kėtė popull tė varfėr, tė munduar, tė vuajtur e tė
shpėrdoruar, pėr tė formuar njė qeveri dhe si komb i organizuar tė dali para
Konferencės sė Paqes e tė kėrkojė autonominė e vet dhe vendin e vogėl nėn
rrezet e Diellit. Ėshtė shpresė e madhe se prej kėtij konflikti kontinental do
tė lindi njė vllazėri e re nė mes tė kombeve dhe meqenėse Shqipėria nuk ka
autoritet tė brendshėm pėr shkak tė atyre qė ndezin cmira apo zemėrime nė
konflikte, ajo do tė jetė i vetmi shtet qė do tė kėrkojė mė tepėr vetminė dhe
qetėsinė pa u perzjerė nė ngatėrresat e tė tjerėve.
Paqja e Europės
Simbas opinionit tonė, paqa e Europės do tė
jetė njė zbutje e pėrgjithshme. Nė tė tilla raste paraqitja e Shqipėrisė si
komb i vetqeverisur patjetėr do tė sigurojė lirinė e saj. Sikurse ēdo shtet
tjetėr i Ballkanit, as Shipėria nuk mund tė coptohet e tu ndahet shteteve
fqinjė. Europa qė do tė bėjė paqen dhe ka krijuar shtetin e pavarur tė
Shqipėrisė nuk mund ta mohojė dhėnien e lirisė sė plotė nė qoftė se Shqipėria e
organizuar u del pėrpara dhe ngul kėmbė nė tė drejtat e veta. Njė shtet i
formuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ishte njė kanosje pėr paqen e Ballkanit; nuk
do tė mund tė kishte flotė qė tė alarmojė Italinė ose Austrinė nė Adriatik.
Ngritja e hekurudhave dhe pėrmirėsimi i porteve tė saj do tė lejonin miqėsisht
dhe me anė traktatesh tregtare edhe daljen e Serbisė nė Mesdhe se sa me shkelje
e barbarizma. Shqipėria e pavarur nėn zhvillimin e saj ekonomik do tė niste njė
jetė tė re duke kthyer shpatat nė plugje, rrugėt e verbėta nė rrugė tė gjėra,
katundet nė qytete tė vegjėl dhe qytetet e vegjėl nė qytete me rėndėsi.
Shqiptarėt, pėrveē tė drejtės, mund tė kėrkojnė edhe ndihmė nga Europa, sepse
mbi Europėn e krishterė bie pėrgjegjėsia dhe shkaku qė ky popull qe bėrė skllav
e qe varfėruar. E kam thėnė qė Europa e krishterė nė kundėrshtim me protestėn
time shkaktoi qė tė emigrojnė nė qarkun e Vlorės 100000 katundarė, tė cilėt
tani po zhduken nga uria dhe as vend ku me shtirė kryet nuk kanė; e vetmja ēati
e tyre ėshtė qielli.
Detyra e krishterė
Ndaj Shqiptarėve, krishtėrizmi Europian dhe
mohamedanizmi shkaktojnė si njėri ashtu dhe tjetri varfėrinė dhe robėrinė.
Krishtėrimi qė nė Shtetet e Bashkuara jep liri tė plotė, vetqeverim, lumturi e
mbi tė gjitha dashurinė, do tė japi njė shembull vllazėrimi dhe bashkimi nė mes
tė Shqiptarėve. Kundėr gjithė shpifjeve qė i janė ngarkuar kėtij populli me
fjalėn e ngurtė barbar, unė vej kėto fjalė tė zotit Erikson, i misionit
Amerikan, i cili ėshtė dhėnė mbas Shqiptarėve, ka punuar dhe ka vuajtur me ta:
Nuk ka popull mė shpirtmirė e mė tė sjellshėm nė Europe sesa Shqiptarėt. Ata
si elementė fuqie, burrnie dhe kuraje mblidhen me mė tė madhen besnikėri dhe
japin jetėn pėr fjalėn e dhėnė. Shqiptarėt njohin Mohamedin dhe Krishtin si
profetė, por mė kot u luten si pėr njėrin ashtu edhe pėr tjetrin. Nė emėr tė
kujt ti bėjnė tanimė lutjet pėr lirinė e tyre? Unė kam njė besim tė
qėndrueshėm se kur shtetet kundėrshtonjės tė lirisė Shqiptare do tė jenė duke
heqė frymėn e fundit, tė pėrgjakur e tė shkatėruar dhe grindjet e konfliktet tė
kenė marrė fund, vetėm atėhere do tė arrijnė nė veshėt e tyre thirrjet dhe
lutjet e Shqiptarėve pėr lirinė e vet. Shpresat Europiane tani pėrqėndrohen pėr
njė paqe duke u bazuar mė shumė mbi drejtesi se mbi forcė nė njė vllazėrim dhe
bashkėpunim tė pėrgjithshėm. Njė paqe e tillė do tė dijė dhe do tė pranojė se
ēdo racė e ēdo besim ka tė drejtė me ekzistuar dhe se kufijtė e kombeve do tė
vendosen si ėshtė e drejta dhe ku gjejnė mė pak kundėrshtime.
Detyra e Amerikės
Unė kam nė ndėrgjegjen time tė drejtat dhe
lutjet e kėtij populli sepse mė ra mua shorti tė flas e tė them pėr ta tė
vetmen fjalė shprese, prej njė burimi politik, e cila duhet tė ishte thėnė
shekuj mė parė. Pėr kėtė arsye dhe mė tepėr pse unė jam Amerikan, shumica e
kryesisė Shqiptarė mė shikojnė me njė farė mirėbesimi. Edhe tani e ushqejnė
shpresėn se unė do tu jap zemėr dhe bashkėpunim nė mundimet e tyre pėr liri.
Unė vetėm mund tė bėj shumė pak pėr ta, por kam besim tė plotė se shtypi
Amerikan do tė vejė gjithė fuqinė e tij pėr tė ndihmuar formimin e vetqeverimit
Shqiptar. Ėshtė njė qėllim i shenjtė ky, e prandaj Amerika do ta bėjė medoemos.
Rasti i Amerikės
Pres kėshilla dhe ndihma prej tė gjithė miqve
liridashės. Sigurimi i pavarėsisė Shqiptare mund tė jetė edhe njė sherbim i
madh pėr bashkimin Ballkanik dhe pėr paqen Europiane. Ndihma e Shteteve tė
Bashkuara mundet, ose patjetėr qė shkakton lulėzimin e kėsaj shkretie tė bėrė
nga duar njerėzish, edhe tė japi fruta shumė tė mira. Kur parmenda e drujtė tė
zhduket dhe vendin e saj ta zejė plugu i ēeliktė, atėhere toka pjellore e
Shqipėrisė mund tė kthehet nga kullotė e padobishme nė ara gruri e drithi,
pyjet do tė nxjerrin miliona nėn njė pėrdorim tė mirė, fuqitė e ujrave mund tė
shfrytėzohen, shtretėrit e miniereve mund tė hapen, kėnetat tė thahen e tė
mbillen, pemishte tė mėdha tė krijohen, fara tė pėrmirėsohet dhe e gjithe
bujqėsia dhe industria e vendit me metoda shumė tė lehta mund tė shtohet.
Princi Odeskalki i Austrisė thotė se delet e Astrakanit mund tė zėvėndėsojnė racėn
e mjeruar tė deleve Shqiptare dhe ti sigurojnė katundarit njė tė ardhur tė
mirė. Me njė qeveri tė mirė, portet dhe lumenjt do tė thellohen e do tė
pėrmiresohen, do tė bėhen rrugė dhe hekurudha, do tė bėhen tė holla tė vendit e
do tė krijohet kredidhėnia dhe shėrbimet e postave do tė bėhen tė qėndrueshme.
Pjesėt e mėdha tė tokave qeveritare do tu ndahen me vėmendje bujqėve, tė cilat
nėn njė administrim tė mirė do ti sigurojnė qeverisė njė tė ardhur tė madhe.
Do tė ngrihen edhe shkolla dhe do tė pėrgatiten mėsues qė tė zhvillojnė mendjen
e tė rinjve. Kam folur me mėsues nė Vlorė tė cilėt ma kanė treguar shumė tė
madhe zgjuarsinė e djalit Shqiptar. Nė pak vjet kjo lloj pune do ti ndėrrojė
kushtet e kėqia tė sotme. Arkeologėtėt e rinj do ta lartėsojnė mburrjen e
Shqiptarėve pėr heroizmin e tė parėve tė tyre dhe do ti japin shkencės jo mė
pak se ata tė Shlimanit (1822-1890); biles kjo pasuri e pafund nė lashtėsi
ėshtė akoma e virgjėr.
Shpėtimi i njė kombi
Shumė Shqiptarė tė Amerikės mė premtojnė se janė
gati me u kthyer nė Atdheun e tyre posa tė jepet njė farė lirie nė Shqipėri.
Kėta, tė bashkuar me disa Amerikanė tė vėrtetė, do tė rikrijonin njė tokė tė
begatė dhe nė vendin e tiranisė e tė mizorisė sė ndryshkur prej shekujsh do tė
mbillnin farėn e lirisė. Doja tė thoja se nuk ka rast mė tė mirė me bėrė mirėsi
nė asnjė vend tė botės se sa nė Shqipėri. Jo, nuk ka rast ma tė mirė bamirėsie
se me vu nė vijė vetqeverimin Shqiptar dhe me hap dyert e qytetėrimit mbi ta,
tėcilat magjia e politikė Europiane i ka mbajtur mbyllur. Jo bamirėsi,
por drejtėsi ėshtė thirrja e Shqiptarėve. Po si? Kėto thirrje tė bien nė vesh
tė shurdhėt?
Shpirtėrimet pėr liri
E dij se ka burra e gra qė do tė ndjenin njė kėnaqėsi tė madhe duke shikuar kėtė popull tė mjeruar tė kthehet nė lirinė e bekuar tė tė parėve tė vet, tė cilėn natyra e ka pėrgatitur pėr ta por njerėz shpirtligj e kanė penguar. Ka burra nė Shtetet e Bashkuara qė janė gati me i pre rrėnjėt e tiranisė kudo qė tė duken; nė Shqipėri, a nuk jane kėto fare nė shesh? Ka shumė gra qė me pasuritė e