Ban Ki Moon mund t’i ofrojė Beogradit partenrietet nė Kore, por jo nė Kosovė

 

Shkruan : Besnik Prishtina

 

Pėr njė pjesė tė arenės politike ndėrkombėtare Kosova ėshtė bėrė top pingpongu! OKB i dhuron territoret e Kosovės te Maqedonia me porosi tė Serbisė, si tė ishin ato prona tė OKB e jo tė popullit. BE kėrkon leje prej Rusisė pėr pranin e EULEKS-it nė Kosovė sikur Kosova tė ėshtė pronė e Rusisė. Solana kėrkon pėlqimin e Beogradit pėr pranin e EULEKS-it nė Kosovė dhe ja tani Ban Ki Moon, nė njerėn anė po banė manipulime inkompetente me EULEKS-in,  ndėrsa nė tjetrėn anė  po i ofron Serbisė partneritet nė Kosovė sikur tė ishe Serbia pronare e Kosovės e jo Populli Shqiptar i saj. Vetėm Popullin etnik tė Kosovės nuk po konsulton askush pėr fatin e ti duke e injoruar e shkelur me arrogancė mbi tė drejtėn e ti legjitime ne vetėvendosje!

 

Ndėrsa pronar dhe sovran i vetėm i Kosovės ėshtė populli i saj etnik dhe askush tjetėr.

 

 Prandaj as OKB e as Ban Ki Moon, as nė Nju Jork e as nė Bruksel   dhe as nė Beograd e as nė Moska, sikur qė as UNMIK-u e as EULEKS-i nuk mund tė marrin kur far vendimesh pėr pranin e vet nė vendin tonė. Pėr tu vendosur ndonjė prani e huaj e pėrkohshme  nė vendin ton  nuk e kanė tė drejtė  tė japin pėlqimin e vet as institucionet e Kosovės pa e marr pėlqimin e popullit nė referendum, e le mė tė huajt. Prandaj, ēfarėdo vendimi qė merret nga tė huaj pėr fatin e vendit ton dhe  ēdo prani e huaj nė Kosovė pa pėlqimin e popullit tė saj etnik ėshtė  vendim ilegal   qė vjen nė kolodim tė rėnd me tėrė rendin juridik botėror dhe me normat elementare tė demokracisė!

 

Prania e huaj nuk mund tė arsyetohet edhe nė raste kur agresioni i huaj ndaj  vendit ton  maskohet me arsye "humanitare" dhe me "pėlqimin"  e institucioneve kuislinge tė instaluara nė kundėrshtim me vullnetin e popullit me manipulime tė OSBE-sė! Ata qė marrin vendime tė tilla ilegale marrin pėrsipėr edhe pėrgjegjėsinė pėr rrezikimin e paqes dhe sigurisė brenda Kosovės dhe nė regjion!

 

Kjo lloj politike aktuale e cila del nga Plani i Ahtisarit, nėse nuk stopohet, do tė qoi deri te shndėrrimi i Kosovės nė njė Palestinė dhe deri te shndėrrimi i Evropės nė  Irak! Pėrgjegjėsinė mbi kėtė do tė e marrin ata qė qėndrojnė pas Planit tė Ahtisarit dhe ata qė e zbatojnė kėtė plan destruktiv antidemokratik dhe antishqiptar!

 

Nisur nga kėto parime Populli i Kosovės ka tė drejtė legjitime tė mbrohet.  Dhe do tė mbrohet nga ky agresion i jashtėm nga kushdo qė vjen ai! 

 

Prandaj apeli drejtohet te tėra forcat progresive dhe demokratike brenda OKB dhe brenda BE qė tė ndalin keqpėrdorimin e tyre nga ana e forcave tė reakcionit ekstrem, qė kėto institucione ndėrkombėtare tė mos keqpėrdorėn pėr realizimin e aspiratave te tyre kolonialiste e aneksioniste ndaj Republikės Shqiptare tė Kosovės!

 

Ėshtė e domosdoshme  sa mė parė qė Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK (UĒK) tė filloj bisedimet me SHBA rreth zotimit qė ka bėrė Presidenti i SHBA, z.Bush pėr armatosjen e Republikės sė Kosovės, qė ajo tė ėshtė vet nė gjendje tė mbrohet nga kėto manipulime agresive tė forcave tė errėta tė jashtme antidemokratike dhe tė veglave tė tyre vendore!